{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/en/lajme/media/kryetari-i-gjykates-se-larte-ne-londer-per-hapjen-e-vitit-gjyqesor-2026","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2590","created_at":"2026-10-02T16:56:11.143Z","publishDate":"2026-10-02","type":"MEDIA","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_10_02_at_6_38_01_PM_1_c92f1f84db.jpeg"},"title":{"text_sq":"Kryetari i Gjykatës së Lartë, në Londër për Hapjen e Vitit Gjyqësor 2026 ","text_en":"Kryetari i Gjykatës së Lartë, në Londër për Hapjen e Vitit Gjyqësor 2026 "},"displayTitle":"Kryetari i Gjykatës së Lartë, në Londër për Hapjen e Vitit Gjyqësor 2026 ","slug":"kryetari-i-gjykates-se-larte-ne-londer-per-hapjen-e-vitit-gjyqesor-2026","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22253","text_sq":"
Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, ndodhet në Londër, me ftesë të Kryetares së Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit, The Lady Chief Justice Sue Carr, dhe Lord Reed, ku mori pjesë në ceremoninë e Hapjes së Vitit Gjyqësor 2026 në Angli dhe Uells, të zhvilluar më 1 tetor 2026 në Westminster Abbey.

Ceremonia shënon fillimin e vitit të ri gjyqësor dhe përbën një moment të rëndësishëm për dialogun ndërmjet gjyqësorëve dhe shkëmbimin e përvojave mbi zhvillimet bashkëkohore të drejtësisë.

Në vijim të ceremonisë, Kryetari Sadushi mori pjesë në një pasdite diskutimesh me Kryetarë dhe përfaqësues të gjykatave nga juridiksione të ndryshme, ku u trajtuan çështje me interes të përbashkët për gjyqësorin. Në kuadër të këtyre diskutimeve, Kryetari Sadushi diskutoi mbi mirëqenien dhe sigurinë gjyqësore (Judicial Wellbeing and Security), si dhe mbi rreziqet dhe mundësitë e Inteligjencës Artificiale (Artificial Intelligence – Risks and Opportunities), duke shprehur qëndrimin e tij mbi sfidat dhe mundësitë që zhvillimet teknologjike paraqesin për gjyqësorin dhe ushtrimin e funksionit gjyqësor.

Më 2 tetor 2026, Kryetari Sadushi zhvilloi një takim me drejtues të Standing International Forum of Commercial Courts (SIFoCC), rrjet ndërkombëtar i themeluar në vitin 2017, që bashkon gjykata tregtare dhe gjykata të apelit nga rreth 70 juridiksione në mbarë botën.

Takimi shërbeu për njohjen me veprimtarinë dhe nismat e Forumit, shkëmbimin e përvojave mbi zhvillimet dhe prioritetet e drejtësisë tregtare në Shqipëri, si dhe diskutimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të këtij rrjeti ndërkombëtar. Gjatë takimit, Gjykata e Lartë e Shqipërisë mori edhe ftesën për t’u anëtarësuar në SIFoCC, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e praktikave dhe përfshirjen e gjyqësorit shqiptar në dialogun ndërkombëtar mbi drejtësinë tregtare.

Pjesëmarrja e Kryetarit të Gjykatës së Lartë në këto aktivitete në Londër kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, si dhe në shkëmbimin e përvojave mbi çështje që lidhen me të ardhmen e gjyqësorit, përdorimin e teknologjisë, mirëqenien dhe sigurinë e gjyqtarëve dhe zhvillimin e drejtësisë tregtare.
","text_en":"

"}]},{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyImageGallery","id":"179","images":[{"id":"15518","name":"WhatsApp Image 2026-10-02 at 6.38.01 PM (1).jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_10_02_at_6_38_01_PM_1_1167bfe386.jpeg"},{"id":"15520","name":"WhatsApp Image 2026-10-02 at 6.37.54 PM.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_10_02_at_6_37_54_PM_b740d356c8.jpeg"},{"id":"15519","name":"WhatsApp Image 2026-10-02 at 6.38.01 PM.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_10_02_at_6_38_01_PM_4e6c770718.jpeg"},{"id":"15517","name":"WhatsApp Image 2026-10-02 at 6.38.27 PM.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_10_02_at_6_38_27_PM_c2aa3350b0.jpeg"},{"id":"15516","name":"WhatsApp Image 2026-10-02 at 6.41.11 PM.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_10_02_at_6_41_11_PM_34f2dc7ea1.jpeg"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2590","lang":"en","type":"MEDIA"}},"staticQueryHashes":["1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}