{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/en/lajme/media/ambasadorja-e-holandes-vlereson-progresin-e-gjykates-se-larte-ne-takimin-me-kryetarin-sadushi","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2603","created_at":"2026-10-12T10:09:50.344Z","publishDate":"2026-10-12","type":"MEDIA","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/b_486490d43f.jpeg"},"title":{"text_sq":"Ambasadorja e Holandës, vlerëson progresin e Gjykatës së Lartë në takimin me Kryetarin Sadushi","text_en":"Ambasadorja e Holandës, vlerëson progresin e Gjykatës së Lartë në takimin me Kryetarin Sadushi"},"displayTitle":"Ambasadorja e Holandës, vlerëson progresin e Gjykatës së Lartë në takimin me Kryetarin Sadushi","slug":"ambasadorja-e-holandes-vlereson-progresin-e-gjykates-se-larte-ne-takimin-me-kryetarin-sadushi","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22281","text_sq":"
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, priti në një takim Ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri, Marleen Monster. Në fokus të takimit ishte ecuria e reformave në drejtësi, progresi i arritur nga Gjykata e Lartë dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

Ambasadorja Monster vlerësoi progresin e shënuar nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar mbështetjen ndaj këtij procesi. Ajo vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin me Gjykatën e Lartë të Holandës, si dhe aktivitetet e përbashkëta të zhvilluara, të cilat kanë kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, u shpreh se, pavarësisht sfidave që vijojnë të shoqërojnë sistemin e drejtësisë, rezultatet e arritura tregojnë se Gjykata e Lartë po ecën përpara në mënyrë graduale, me hapa të sigurt dhe me përmirësime të qëndrueshme.

Ai nënvizoi se, gjatë gjashtë viteve të fundit, Gjykata e Lartë ka kaluar nëpër procese të rëndësishme transformimi dhe konsolidimi institucional. Në këtë drejtim, z. Sadushi vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së performancës së arritur, veçanërisht në drejtim të uljes së stokut të çështjeve të prapambetura (backlog), një prej rezultateve më domethënëse të punës së Gjykatës së Lartë, i cili ka marrë vlerësime edhe në nivelin e institucioneve politikëbërëse. Ai theksoi se vijimi i këtij progresi mbetet thelbësor për konsolidimin e arritjeve të performances së gjykatës dhe për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin mes institucioneve të drejtësisë të të dyja vendeve, në funksion të konsolidimit të rezultateve të arritura dhe avancimit të mëtejshëm të reformave në drejtësi.
","text_en":"

"}]},{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyImageGallery","id":"181","images":[{"id":"15563","name":"b.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/b_486490d43f.jpeg"},{"id":"15564","name":"c.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/c_169b307921.jpeg"},{"id":"15565","name":"a.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/a_994b160ae1.jpeg"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2603","lang":"en","type":"MEDIA"}},"staticQueryHashes":["1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}