{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/en/lajme/buletini/njohje-me-vendimmarrjen-e-kolegjeve-te-bashkuara-te-gjykates-se-larte.","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2486","created_at":"2026-07-07T14:54:42.685Z","publishDate":"2026-07-07","type":"BULLETIN","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/gjykata_e_larte_new_politics_logo_presentation_017_copy_2_bbd291eec0_8051e963b9_62e28aa385.webp"},"title":{"text_sq":"Njohje me vendimmarrjen  e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.","text_en":"Njohje me vendimmarrjen  e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë."},"displayTitle":"Njohje me vendimmarrjen  e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.","slug":"njohje-me-vendimmarrjen-e-kolegjeve-te-bashkuara-te-gjykates-se-larte.","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22030","text_sq":"
Njohje me vendimmarrjen  e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë
Maksima -  1.Qëndrimi i mbajtur në vendimin  nr. 7/2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit ‘‘arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja ‘‘ç”, të KPP, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në zbatim të neneve 228, 229, 230 dhe 245/1, shkronja ‘‘ç”, të KPP, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat e tjera më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i shprehur, i individualizuar dhe i mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, duke pasqyruar qartë rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, të KPP, si dhe domosdoshmërinë, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore.
2. Caktimi i masës arrest në burg ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme, në raport me kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenet 228 e 229 të KPP. Në caktimin e masës arrest në burg, prokurori fillimisht dhe gjykatat në vijim kanë detyrimin të japin një arsyetim të individualizuar, të mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes që lidh nevojën e kësaj mase me rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit në rastin konkret. Ky vlerësim duhet të mbështetet në rrethanat specifike të faktit, në mënyrën e kryerjes së veprës dhe në të dhënat që lidhen me personin ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, përfshirë personalitetin, sjelljen, rrethanat individuale e familjare, si dhe çdo tregues tjetër të rëndësishëm për vlerësimin e rrezikut real procedural ose shoqëror që ai paraqet në çështjen konkrete. Kur verifikohet rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit, në kuptim të nenit 230, pika 1 të KPP, masa e sigurimit ‘‘arrest në burg” përligjet si masa më e përshtatshme që garanton nevojat e sigurimit. Rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i dënimit, por nga vlerësimi i ndërthurur i rrezikshmërisë së veçantë të faktit penal, i mënyrës së kryerjes, pasojave të ardhura, i personalitetit të të pandehurit, i sjelljes së tij, si dhe i rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të lidhura ndërmjet tyre për rastin konkret.
3. Në interpretim të neneve 228, 229 dhe 230 të KPP, në lidhje me nenin 5 § 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” i takon prokurorisë, ndërsa gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë atë në çdo fazë të procedimit. Prokuroria ka detyrimin të paraqesë dhe të argumentojë në mënyrë konkrete faktet dhe rrethanat që mbështesin nevojën e kësaj mase, përfshirë rrezikun konkret dhe papërshtatshmërinë e masave më pak kufizuese. Në vendimmarrjen e saj gjykata nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e ‘‘provave pozitive” nga i pandehuri. I pandehuri mban vetëm barrën e paraqitjes së rrethanave faktike personale, familjare, shëndetësore ose rrethanave të tjera, kur i ngre ato si argumente në favor të masave më pak kufizuese.
Fjalë kyçe - arrest në burg, masë alternative sigurimi, rrezikshmëri e veçantë e veprës, kufizim i lirisë personale, barra e justifikimit, proporcionaliteti, arsyetim i individualizuar, papërshtatshmëri e masës kufizuese.
Përmbledhje - Rasti trajton procedimin penal ndaj shtetasit B.Z., në banesën e të cilit më 16.10.2025 u gjetën dhe u sekuestruan 7.35 kg lëndë e dyshuar si cannabis sativa. Prokuroria kërkoi masën ‘‘arrest në burg” për veprën penale ‘‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (Neni 283/1 i KP). Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë e pranoi kërkesën duke caktuar izolimin maksimal, mbështetur te marzhi i lartë i dënimit, sasia e lëndës narkotike dhe e kaluara penale e autorit. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ndryshoi vendimin, duke vendosur masën ‘‘arrest në shtëpi” duke konsideruar rrethanat thelbësore individuale si mosha (63 vjeç), statusi si i rehabilituar ligjërisht, dhe problemet e rënda shëndetësore të bashkëshortes që kërkonin kujdesin e tij. Prokuroria paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë për rikthimin e arrestit në burg, duke u mbështetur në praktikën e unifikuese të vendimit nr. 7/2011.
Kryetari i Gjykatës së Lartë vlerësoi se shkaqet e rekursit të prokurorit nxorën në pah nevojën për rishqyrtimin e pjesshëm të vendimit njësues nr. 7/2011, i cili kishte krijuar pasiguri interpretimi lidhur me arsyetimin e masave të sigurimit dhe shtroi për zgjidhje tri çështje: së pari, nëse është në përputhje me nenet 228 dhe 230 të KPP dhe nenin 5 § 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, qëndrimi sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrim të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret; së dyti, nëse “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit”, mund të nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale, nga rëndësia e saj e përgjithshme ose nga marzhi i dënimit, pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit; dhe së treti, kujt i takon barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg” dhe nëse është në përputhje me nenin 5 § 3 të Konventës dhe me nenet 228–230 të KPP, qëndrimi sipas të cilit papërshtatshmëria e kësaj mase mund të pranohet vetëm nëse i pandehuri paraqet prova pozitive.
Kolegjet e Bashkuara sqaruan paraprakisht se vendimi njësues lexohet si një tërësi e vetme logjiko-juridike dhe se rishqyrtimi nuk prek sentencat njësuese të vendimit nr. 7/2011, të cilat mbeten të pandryshuara, por vetëm disa formulime të pjesës arsyetuese që kishin lejuar kuptime jo të njëtrajtshme, duke i qartësuar, saktësuar dhe zhvilluar ato në përputhje me kuadrin aktual ligjor dhe me standardet kushtetuese e konventore.
Në përgjigje të çështjes së parë, Kolegjet e Bashkuara përcaktuan se masa “arrest në burg” përbën masën më të rëndë, e cila mund të vendoset vetëm si extrema ratio, kur provohet se çdo masë tjetër më pak kufizuese është e papërshtatshme për përmbushjen e nevojave të sigurimit. Prandaj gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat alternative dhe të arsyetojë shprehimisht papërshtatshmërinë e tyre, duke mos u mjaftuar me pohimin se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret. Megjithatë, Kolegjet e Bashkuara sqaruan se ky detyrim nuk nënkupton një trajtim nominal, të veçuar dhe mekanik të secilës masë alternative, në kuptimin që vlefshmëria e vendimit të varet nga ndarja formale e paragrafëve për secilën nga masat e tjera. Kuptimi i drejtë i nenit 245/1, shkronja “ç”, i KPP është se ai kërkon arsyetimin e papërshtatshmërisë së masave të tjera në substancë, duke e bërë të kontrollueshëm faktin se gjykata i ka marrë realisht në shqyrtim alternativat dhe i ka përjashtuar ato mbi bazën e rrethanave konkrete të çështjes dhe jo ndërtimin mekanik të paragrafëve të veçantë për secilën prej tyre. Ky standard përputhet edhe me jurisprudencën e konsoliduar të GJEDNJ, e cila kërkon një shqyrtim real dhe thelbësor të alternativave ndaj paraburgimit dhe nuk e quan të mjaftueshme përmendjen thjesht formale të tyre.
Në përgjigje të çështjes së dytë, Kolegjet e Bashkuara theksuan se “arresti në burg” ka natyrë përjashtimore dhe se “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit”, kërkon një analizë të dyfishtë e kumulative, ku elementet e faktit penal ndërthuren domosdoshmërisht me rrethanat personale të autorit. Rrezikshmëria e veçantë e veprës presupozon një rrezik të shtuar, që kërkon një intensitet të tillë, saqë masat e tjera më pak kufizuese të mos rezultojnë të mjaftueshme. Ky kriter nuk mund të nxirret apriori nga natyra e veprës, nga rëndësia e saj e përgjithshme apo nga marzhi i dënimit, por duhet të rrjedhë nga një analizë konkrete e faktit penal, ku natyra e veprës, mënyra e kryerjes dhe pasojat e ardhura shërbejnë si tregues të rëndësishëm, por jo të mjaftueshëm në vetvete. Po ashtu, rrezikshmëria e veçantë e të pandehurit mund të arrihet vetëm nëse të dhënat e faktit penal analizohen në raport me rrethana konkrete që karakterizojnë autorin, si sjellja e tij para dhe pas kryerjes së veprës, qëndrueshmëria e lidhjeve familjare e shoqërore, historiku personal dhe qëndrimi ndaj procesit penal. Në këtë kuptim, rrezikshmëria e veçantë e veprës nuk mund të analizohet e shkëputur nga ajo e të pandehurit, por në ndërveprim të ngushtë me të dhe nuk mund të mbështetet në prezumime të përgjithshme apo në formula standarde të lidhura vetëm me natyrën e veprës, por duhet të bazohet në elemente faktike të verifikueshme që lidhen me personalitetin, historikun dhe sjelljen konkrete të autorit.
Në përgjigje të çështjes së tretë, Kolegjet e Bashkuara përcaktuan se barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg”  i takon prokurorisë, ndërsa gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë atë në çdo fazë të procedimit. Vendimmarrja nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja e “provave pozitive” nga i pandehuri, i cili mban vetëm barrën e paraqitjes së rrethanave faktike personale, familjare, shëndetësore ose rrethanave të tjera, që i ngre në favor të masave më pak kufizuese.
Në zbatim të këtyre standardeve, Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke vlerësuar se arsyetimi i saj për caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ishte në përputhje me kuadrin ligjor dhe me standardet kushtetuese e konventore për mbrojtjen e lirisë personale. Kolegjet e Bashkuara e çmuan të pabazuar edhe pretendimin e Prokurorisë së Përgjithshme se vendimi ishte i mangët në arsyetimin e mënyrës së ekzekutimit dhe të mbikëqyrjes së masës, duke arsyetuar se mungesa e një arsyetimi të detajuar në këtë drejtim nuk përbën shkak për prishjen e vendimit, për sa kohë që gjykata e apelit, në dispozitiv, ka përcaktuar vendin e qëndrimit dhe ndalimin e largimit të të hetuarit, ndërsa mënyra e ekzekutimit dhe e mbikëqyrjes së kësaj mase, si dhe kontrolli i respektimit të saj nga prokuroria dhe policia gjyqësore, garantohen nga neni 237 i KPP dhe nga ligji nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.
","text_en":"
"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2486","lang":"en","type":"BULLETIN"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}