{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/en/lajme/buletini/buletini-periodik-nr.-7-2026","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2597","created_at":"2026-10-06T14:03:26.755Z","publishDate":"2026-10-06","type":"BULLETIN","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Cover_page_Buletini_Periodik_nr_7_2026_page_0001_1_3df9a2261d.jpg"},"title":{"text_sq":"Buletini Periodik nr. 7 -2026","text_en":"Buletini Periodik nr. 7 -2026"},"displayTitle":"Buletini Periodik nr. 7 -2026","slug":"buletini-periodik-nr.-7-2026","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22266","text_sq":"
1. Jurisprudencë e Gjykatës së Lartë
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë
Maksima - 1. Kur ligji kushtëzon ushtrimin e kompetencës normative me respektimin e një procedure të caktuar konsultimi dhe me kritere të përcaktuara për përmbajtjen e rregullimit, këto përbëjnë kufij të detyrueshëm të autorizimit ligjor. 2. Ndryshimi i një skeme mbështetëse nuk mund të mbështetet në një qëllim të ndryshëm nga ai i përcaktuar nga ligji. 3. Kur aktet zbatuese mbështeten drejtpërdrejt në një akt normativ bazë të paligjshëm dhe nuk kanë një bazë juridike autonome, shfuqizimi i aktit bazë sjell edhe shfuqizimin e akteve të nxjerra në zbatim të tij.
Fjalë kyçe - akt nënligjor normativ, autorizim ligjor, konsultim i detyrueshëm, skemë mbështetëse, burime të rinovueshme të energjisë, proporcionalitet, siguri juridike, pritshmëri të ligjshme, Enti Rregullator i Energjisë, akt zbatues.
Përmbledhje - Në këtë çështje, shoqata “X” kundërshtoi vendimin nr. 396, datë 13.5.2020 të Këshillit të Ministrave, me të cilin ishte ndryshuar metodologjia për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike për prodhuesit ekzistues me përparësi, duke ulur bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.30 në 1.20, si dhe vendimet nr. 94, datë 8.6.2020 dhe nr. 16, datë 20.1.2021 të Entit Rregullator të Energjisë, të nxjerra në zbatim të tij. Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi padinë, duke vlerësuar se aktet e kundërshtuara ishin nxjerrë nga organet kompetente, në respektim të procedurës dhe brenda diskrecionit administrative. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi se neni 22 i ligjit nr. 7/2017 i jepte Këshillit të Ministrave kompetencën për miratimin e metodologjisë, por ushtrimi i kësaj kompetence ishte i kushtëzuar nga respektimi i kërkesave të përcaktuara nga ligji, përfshirë konsultimin me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe kriteret që lidhen me promovimin e burimeve të rinovueshme dhe garantimin e një kthimi të arsyeshëm të investimit. Konsultimi i kërkuar nga ligji përbënte një garanci procedurale thelbësore dhe mungesa e tij nuk mund të konsiderohej një parregullsi e parëndësishme. Kolegji vlerësoi gjithashtu se ulja e bonusit nuk ishte mbështetur në një analizë të re dhe të matshme të indikatorëve të përcaktuar nga ligji dhe akti nënligjor, por ishte lidhur kryesisht me rëndimin e gjendjes financiare të operatorit publik për shkak të pandemisë COVID-19. Një rrethanë e tillë mund të justifikonte marrjen e masave ekonomike, por nuk përbënte kriter ligjor për përcaktimin e bonusit dhe nuk provonte ndryshimin e kushteve që lidhen me kthimin e arsyeshëm të investimit. Në vlerësimin e proporcionalitetit, Kolegji çmoi se nuk ishte provuar domosdoshmëria e masës dhe nuk ishin shqyrtuar alternativa më pak cenuese. Për më tepër, reduktimi ishte justifikuar me një situatë të jashtëzakonshme dhe të përkohshme, ndërkohë që vetë masa nuk ishte kufizuar në kohë dhe nuk ishte shoqëruar me mekanizma rishikimi. Kolegji vlerësoi se ndryshimi i kuadrit rregullator gjatë së njëjtës periudhë vjetore, pa një periudhë kalimtare të përshtatshme, cenonte parimin e sigurisë juridike dhe mbrojtjen e pritshmërive të ligjshme. Kolegji çmoi të bazuar edhe pretendimin për tejkalimin e autorizimit ligjor në raport me ERE-n, pasi neni 22 i ligjit nr. 7/2017 autorizonte Këshillin e Ministrave të miratonte metodologjinë, ndërsa përllogaritja dhe miratimi i çmimit i përkisnin ERE-s si autoritet rregullator i pavarur. Për këtë arsye, përcaktimi me VKM i një afati detyrues 30-ditor për rishikimin e çmimit vjetor nuk gjente mbështetje në normën autorizuese. Mungesa e konsultimit të detyrueshëm, përdorimi i kompetencës për një qëllim të ndryshëm nga ai i ligjit, tejkalimi i autorizimit ndaj ERE-s dhe mosrespektimi i proporcionalitetit dhe sigurisë juridike u konsideruan shkelje thelbësore që preknin vlefshmërinë e aktit. Për këto arsye, Kolegji Administrativ ndryshoi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, pranoi padinë dhe shfuqizoi vendimin nr. 396, datë 13.5.2020 të Këshillit të Ministrave, si dhe vendimet nr. 94, datë 8.6.2020 dhe nr. 16, datë 20.1.2021 të Entit Rregullator të Energjisë, të nxjerra në zbatim të tij.
Maksima - Kur një shumë paguhet nga tatimpaguesi për efekt të ushtrimit të ankimit administrativ dhe akti tatimor mbi bazën e të cilit është kryer pagesa anulohet ose konstatohet i pavlefshëm, kjo shumë konsiderohet “detyrim tatimor i paguar më tepër” në raport me detyrimin tatimor real dhe të ligjshëm. Rimbursimi i principalit nuk përjashton detyrimin e administratës tatimore për pagimin e kamatëvonesës ligjore për periudhën gjatë së cilës shuma është mbajtur prej saj, pavarësisht nëse mungesa e bazës ligjore të detyrimit është konstatuar nga organi administrativ apo nga gjykata.
Fjalë kyçe - detyrim tatimor i paguar më tepër, rimbursim, kamatëvonesë, akt tatimor i pavlefshëm, njoftim-vlerësim tatimor, ankim administrativ, përgjegjësi pasurore e administratës, privim nga përdorimi i shumës.
Përmbledhje - Në këtë çështje, paditësi, person fizik tregtar, kërkoi detyrimin e Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë për shpërblimin e dëmit të shkaktuar si pasojë e nxjerrjes dhe zbatimit të dy njoftim-vlerësimeve tatimore. Për të mundësuar shqyrtimin e ankimit administrativ, paditësi kishte paguar shumën e kërkuar nga administrata tatimore. Më pas, njëri prej njoftim-vlerësimeve u anulua me vendim gjyqësor të formës së prerë, ndërsa tjetri u konstatua absolutisht i pavlefshëm nga vetë administrata tatimore. Administrata i rimbursoi paditësit shumën kryesore të paguar, por jo kamatëvonesën për periudhën gjatë së cilës kishte mbajtur shumën. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë pranoi pjesërisht padinë dhe detyroi administratën tatimore të paguante kamatëvonesën mbi shumën e mbajtur, ndërsa Gjykata Administrative e Apelit ndryshoi këtë vendim dhe rrëzoi padinë, duke vlerësuar se parapagimi i detyrimit tatimor, si kusht për ushtrimin e ankimit administrativ, nuk përbënte dëm dhe se dispozitat mbi rimbursimin e pagesave të tepërta nuk ishin të zbatueshme. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi se Gjykata Administrative e Apelit kishte interpretuar në mënyrë formale dhe të ngushtë konceptin e “detyrimit tatimor të paguar më tepër”. Kolegji theksoi se pagesa e kryer për efekt ankimi administrativ nuk është pagesë vullnetare në kuptimin ekonomik, por përmbushje e një kushti ligjor për ushtrimin e mjetit të mbrojtjes. Kur akti tatimor që ka shërbyer si bazë për këtë pagesë anulohet ose konstatohet i pavlefshëm, bie edhe baza juridike për mbajtjen e shumës nga administrata. Kolegji arsyetoi se krahasimi nuk duhet të bëhet vetëm me shumën e pasqyruar në njoftim-vlerësim, por me detyrimin tatimor që rezulton se ekzistonte realisht dhe ligjërisht pas kontrollit administrativ ose gjyqësor. Për rrjedhojë, kur rezulton se detyrimi nuk ekzistonte ose nuk ishte ligjërisht i kërkueshëm, shuma e paguar mbi bazën e tij konsiderohet e paguar më tepër. Kolegji theksoi gjithashtu se rimbursimi i principalit rikthen vetëm shumën nominale, por nuk kompenson privimin e tatimpaguesit nga përdorimi i saj gjatë periudhës kur ajo është mbajtur nga administrata. Në detyrimet monetare, kjo pasojë kompensohet nëpërmjet kamatëvonesës ligjore dhe tatimpaguesi nuk ka barrën të provojë një fitim konkret që do të kishte realizuar gjatë kësaj periudhe. Sipas Kolegjit, e drejta për kamatëvonesë nuk mund të varet nga fakti nëse paligjshmëria e detyrimit konstatohet nga Drejtoria e Apelimit Tatimor apo nga gjykata, pasi në të dyja rastet pasoja materiale është e njëjtë: detyrimi i paguar rezulton i pabazuar. Për këto arsye, Kolegji Administrativ prishi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe la në fuqi vendimin nr. 4103 (80-2015-2390), datë 20.7.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Maksima - E drejta e parablerjes, e njohur ish-pronarit në kuadër të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës, lidhet me statusin e ish-pronarit dhe me interesin pasuror që buron prej tij, ndaj trashëgimtarët legjitimohen për mbrojtjen e saj për sa kohë nuk provohet se kjo e drejtë është shuar sipas ligjit. Ekzistenca dhe ushtrimi i kësaj të drejte në rast privatizimi të kapitalit shtetëror kushtëzohen nga marrëdhënia juridike ndërmjet të drejtës së parablerjes, kompensimit të pronës dhe procedurës së privatizimit.
Fjalë kyçe - e drejta e parablerjes, ish-pronar, trashëgimtar, legjitimim aktiv, privatizim, kapital shtetëror, kompensim prone.
Përmbledhje - Në këtë çështje, paditësi, në cilësinë e një prej trashëgimtarëve të ish-pronarit, kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes me të cilën ishte privatizuar pjesa prej 40% e kapitalit shtetëror të shoqërisë “X” SHPK, si dhe rregullimin e pasojave juridike të saj. Pretendimi i paditësit mbështetej në vendimin nr. 689, datë 6.9.1994 të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me të cilin trashëgimlënësit i ishte njohur, ndër të tjera, e drejta e parablerjes në rastin e privatizimit të objekteve shtetërore të ndodhura mbi truallin e tij. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë rrëzoi padinë, duke vlerësuar se objekt i kontratës së shitjes ishin kuotat që shteti zotëronte në shoqëri dhe jo drejtpërdrejt trualli apo objektet e ndodhura mbi të. Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi këtë vendim dhe çmoi, ndër të tjera, se çështja e kompensimit të ish-pronarëve ishte mbyllur me vendimmarrjen e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, për rrjedhojë paditësi nuk legjitimohej aktivisht për të kundërshtuar shitjen e kuotave të ortakut shtet. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë theksoi se e drejta e parablerjes nuk përbën vetë objektin e trashëgimisë, por është pasojë juridike e njohjes së statusit të ish-pronarit. Për sa kohë vendimi që e ka njohur këtë të drejtë nuk është shfuqizuar dhe nuk provohet se ajo është shuar sipas ligjit, trashëgimtarët legjitimohen të kërkojnë mbrojtjen e saj në gjykatë. Legjitimimi i paditësit nuk buron nga pretendimi mbi pronësinë e truallit, por nga pretendimi për cenimin e një të drejte subjektive të njohur më parë, të lidhur me statusin e ish-pronarit dhe me interesin pasuror që rrjedh prej tij. Kolegji vlerësoi se, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duhej të sqarohej nëse e drejta e parablerjes vazhdonte të ekzistonte juridikisht në momentin e privatizimit të vitit 2012 dhe nëse procedura e kompensimit e kishte shuar ose jo këtë të drejtë.Vetëm pas sqarimit të marrëdhënies juridike ndërmjet së drejtës së parablerjes, kompensimit të pronës dhe privatizimit të kapitalit shtetëror mund të vlerësohej nëse paditësit i ishte cenuar realisht një e drejtë e mbrojtur nga ligji. Duke qenë se rivlerësimi i fakteve dhe i provave del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë, Kolegji prishi vendimin nr. 2593, datë 26.6.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe e dërgoi çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Maksima - Në përdorimin e metodave alternative të rivlerësimit tatimor, kontrolli gjyqësor shtrihet jo vetëm mbi respektimin e kushteve dhe procedurës ligjore, por edhe mbi përmbajtjen, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e metodës së përzgjedhur në raport me rrethanat konkrete të biznesit, me qëllim rikarakterizimin sa më të saktë të situatës dhe llogaritjen sa më të saktë të detyrimit tatimor.
Fjalë kyçe - pavlefshmëri absolute, pavlefshmëri relative, akt administrativ, shkelje flagrante e ligjit, rivlerësim tatimor, metoda alternative të vlerësimit, proporcionalitet, përshtatshmëri, detyrim tatimor.
Përmbledhje - Në këtë çështje, paditësja, në cilësinë e subjektit tatimor, kundërshtoi njoftim-vlerësimin e Drejtorisë Rajonale Tatimore Sarandë, me të cilin i ishin përcaktuar detyrime tatimore dhe gjoba. Vlerësimi tatimor ishte mbështetur, ndër të tjera, në transaksione bankare të kryera në llogaritë e paditëses dhe të familjarëve të saj, të cilat administrata tatimore i kishte konsideruar si të ardhura të padeklaruara nga aktiviteti tregtar. Paditësja iu drejtua drejtpërdrejt gjykatës duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të njoftim-vlerësimit, me pretendimin se administrata tatimore kishte shkelur procedurën ligjore dhe se mungonte autorizimi i kërkuar, sipas saj, për përdorimin e metodave alternative të vlerësimit. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër pranoi padinë dhe konstatoi pavlefshmërinë absolute të aktit, duke vlerësuar se administrata tatimore nuk kishte respektuar procedurën e kërkuar nga ligji dhe aktet nënligjore. Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi këtë vendim. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi se se pretendimet lidhur me procedurën tatimore, të drejtën për t’u dëgjuar dhe mungesën e autorizimit të pretenduar për rivlerësimin nuk përbënin, në vetvete, shkaqe që e bënin njoftim-vlerësimin absolutisht të pavlefshëm. Natyra dhe rëndësia e shkeljes duhet të vlerësohen në raport me ndikimin që ajo ka pasur në vendimmarrjen administrative dhe me faktin nëse, pavarësisht shkeljes, akti mund të përbënte një titull të ekzekutueshëm. Në vijim, Kolegji bëri dallimin ndërmjet rivlerësimit tatimor dhe rikontrollit tatimor. Në rastin konkret bëhej fjalë për rivlerësim tatimor dhe jo për rikontroll, ndaj kontrolli i ligjshmërisë së veprimit të administratës tatimore duhej të kryhej në raport me nenet 68, 71 dhe 72 të ligjit nr. 9920/2008 dhe jo me nenin 85 të tij. Kolegji theksoi se rivlerësimi alternativ i detyrimit tatimor nuk kërkon domosdoshmërisht, si kusht procedural, autorizimin ose miratimin e parashikuar për rikontrollin tatimor. Kolegji vlerësoi se administrata tatimore gëzon hapësirë në përzgjedhjen e metodës së rivlerësimit, pasi metodat e zbatueshme nuk përcaktohen në mënyrë shteruese nga legjislacioni tatimor dhe duhet të përshtaten me rrethanat e rastit konkret. Megjithatë, kjo hapësirë i nënshtrohet kontrollit gjyqësor. Për shkak se metoda konkrete e aplikuar ndikon në detyrimin tatimor, ajo mund të jetë objekt ankimi dhe shqyrtimi si në rrugë administrative, ashtu edhe në atë gjyqësore. Përfundimisht, Kolegji vlerësoi se njoftim-vlerësimi tatimor nuk përmbushte kriteret ligjore për t’u konsideruar absolutisht i pavlefshëm. Për këtë arsye, ndryshoi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit e të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe rrëzoi padinë.
Maksima - Ekzistenca e një ndërtimi pa leje përbën një gjendje të vazhdueshme paligjshmërie, e cila zgjat për aq kohë sa ndërtimi vijon të ekzistojë. Afati i parashkrimit për konstatimin e kundërvajtjes administrative nuk mund të konsiderohet se ka nisur për sa kohë vazhdon kjo gjendje e paligjshmërisë, ndërsa organet shtetërore ruajnë të drejtën të ndërhyjnë për rivendosjen e ligjshmërisë.
Fjalë kyçe - ndërtim pa leje, kundërvajtje administrative, parashkrim, gjendje e vazhdueshme paligjshmërie, legalizim, përjashtim nga legalizimi, prishje objekti.
Përmbledhje - Në këtë çështje, paditësi kundërshtoi vendimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Korçë, me të cilin ishte urdhëruar prishja e një shtese të realizuar pa leje në banesën e tij. Punimet ishin kryer disa vite më parë dhe më pas ishin deklaruar për legalizim, por objekti ishte përjashtuar nga procesi i legalizimit. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë pranoi padinë dhe shfuqizoi aktin administrative. Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi këtë vendim dhe vlerësoi gjithashtu se konstatimi i kundërvajtjes ishte kryer pas kalimit të afatit të parashkrimit të parashikuar nga ligji. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi se ndërtimi pa leje nuk përbën një kundërvajtje që konsumohet me një veprim të vetëm në momentin e kryerjes së punimeve, por një kundërvajtje që vazhdon për aq kohë sa ekziston ndërtimi pa leje. Për sa kohë vazhdon kjo gjendje e paligjshmërisë, organet shtetërore kanë të drejtë të ndërhyjnë për rivendosjen e ligjshmërisë dhe nuk mund të konsiderohet se ka nisur afati i parashkrimit për konstatimin e kundërvajtjes administrative. Kolegji vlerësoi gjithashtu se jo çdo shkelje e formës apo e procedurës sjell detyrimisht pavlefshmërinë ose shfuqizimin e aktit administrativ. Në këtë kuadër, lidhja ndërmjet shkeljes procedurale dhe ndikimit të saj në vendimmarrjen konkrete duhet të argumentohet në mënyrë konkrete dhe jo hipotetike. Në vijim, Kolegji theksoi se legjislacioni për legalizimin krijonte një pritshmëri të ligjshme vetëm për ato ndërtime pa leje që plotësonin kriteret ligjore për legalizim. Kur një ndërtim ishte përjashtuar nga procesi i legalizimit, kjo pritshmëri nuk ekzistonte më dhe objekti i paligjshëm duhej të prishej nga organi kompetent. Në rastin konkret, gjykatat e faktit kishin pranuar se ndërtimi ishte kryer pa leje dhe ishte përjashtuar nga legalizimi, por nuk kishin vlerësuar në mënyrë konkrete se si shkeljet procedurale të konstatuara do të kishin ndryshuar vendimmarrjen e organit administrativ. Përfundimisht, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ndryshoi vendimin nr. 1838, datë 13.6.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimin nr. 1237 (523), datë 17.7.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë dhe rrëzoi padinë.
Maksima - Punëdhënësi përgjigjet për dëmet pasurore dhe jopasurore që punëmarrësi u shkakton të tretëve me faj gjatë ushtrimit të detyrave që i janë besuar, pasi punëmarrësi vepron në emër dhe për llogari të institucionit. Në paditë për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, kamatëvonesat mbi shumën e dëmshpërblimit fillojnë të llogariten nga dita e paraqitjes së padisë në gjykatë.
Fjalë kyçe - përgjegjësi jashtëkontraktore, përgjegjësia e punëdhënësit, punëmarrës, dëm pasuror, dëm jopasuror, dëm moral, dëm ekzistencial, kamatëvonesë, mjekim i pakujdesshëm.
Përmbledhje - Në këtë çështje, paditësit kërkuan detyrimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit Rajonal Gjirokastër për shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror të shkaktuar si pasojë e vdekjes së fëmijës dhe nipit të tyre, pas dëmtimeve të pësuara gjatë lindjes. Për ngjarjen ishte zhvilluar më parë proces penal dhe, me vendim gjyqësor të formës së prerë, punonjësja e spitalit që kishte asistuar gjatë lindjes ishte deklaruar fajtore për veprën penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër pranoi padinë dhe njohu shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror, ndërsa Gjykata Administrative e Apelit e ndryshoi pjesërisht vendimin lidhur me masën e dëmshpërblimit dhe detyroi palët e paditura të paguanin solidarisht dëmin dhe kamatëvonesat, duke i llogaritur këto të fundit nga data e vdekjes së fëmijës. Kundër këtij vendimi ushtruan rekurs Ministria e Shëndetësisë dhe Avokatura e Shtetit. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi të drejtë përfundimin e Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me përgjegjësinë e palëve të paditura për shpërblimin e dëmit, si dhe lidhur me dëmin pasuror, dëmin jopasuror dhe përcaktimin e masës së tyre. Kolegji theksoi se, sipas nenit 618 të Kodit Civil, punëdhënësi është përgjegjës për dëmet që punëmarrësi u shkakton të tretëve me faj gjatë ushtrimit të detyrave që i janë besuar, pasi punëmarrësi vepron në emër dhe për llogari të institucionit. Sa i përket momentit të fillimit të kamatëvonesave, Kolegji arriti në një përfundim të ndryshëm nga Gjykata Administrative e Apelit. Duke iu referuar rregullave të Kodit Civil mbi vonesën e debitorit dhe kamatat, Kolegji çmoi se, në paditë për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, kamatëvonesat mbi shumën e dëmshpërblimit duhet të fillojnë të llogariten nga dita e paraqitjes së padisë në gjykatë dhe jo nga data e ndodhjes së pasojës së dëmshme. Për këtë arsye, Kolegji Administrativ la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, me ndryshimin që kamatëvonesat të llogariteshin nga data 10.4.2015, kur ishte paraqitur padia.
Maksima - Statusi i nëpunësit civil nuk fitohet automatikisht nga emërtimi i pozicionit, kategoria e tij apo nga cilësimi që i bën marrëdhënies punëdhënësi publik, por kërkon rekrutim ose konfirmim sipas procedurave të parashikuara nga legjislacioni për shërbimin civil. Duhet të dallohet statusi organik i pozicionit nga statusi individual i personit që e ushtron atë.
Fjalë kyçe - nëpunës civil, punonjës administrativ, status organik, status individual, rekrutim, konfirmim, Kodi i Punës, përgjegjësi disiplinore, përgjegjësi kontraktore, përgjegjësi penale, doganier, zgjidhje e menjëhershme e kontratës, marrëdhënie besimi.
Përmbledhje - Në këtë çështje, paditësi, i punësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në detyrën “Doganier Peshore, Pikë Kontrolli”, kundërshtoi vendimin e Komisionit Disiplinor me të cilin ishte larguar nga puna. Procedimi disiplinor lidhej me kalimin në pikën doganore të dy mjeteve pa u regjistruar dhe pa përfunduar procedurat përkatëse doganore. Për të njëjtat rrethana ishte zhvilluar edhe procedim penal, i cili më pas ishte pushuar. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër pranoi padinë dhe urdhëroi rikthimin e paditësit në detyrë, ndërsa Gjykata Administrative e Apelit ndryshoi vendimin dhe rrëzoi padinë, duke vlerësuar se paditësi nuk kishte statusin e nëpunësit civil dhe se marrëdhënia e tij e punës rregullohej nga Kodi i Punës. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi se çështja duhej analizuar në dy plane juridikisht të pavarura: statusi i punësimit të paditësit dhe ligjshmëria e largimit të tij nga puna. Lidhur me statusin e punësimit, Kolegji theksoi se ligji nr. 152/2013 përjashton nga fusha e shërbimit civil punonjësit administrativë, ndërsa Kodi Doganor dhe VKM nr. 921/2014 bëjnë dallim ndërmjet personelit doganor që është pjesë e shërbimit civil dhe personelit administrativ që punësohet me kontratë pune. Nga aktet rezultonte se paditësi ishte punësuar si punonjës administrativ dhe nuk kishte paraqitur akt rekrutimi ose konfirmimi si nëpunës civil. Kolegji theksoi se fakti që punëdhënësi kishte përdorur terminologjinë e shërbimit civil ose kishte zhvilluar një procedurë sipas legjislacionit për nëpunësit civilë nuk mund të krijonte një status që nuk ishte fituar sipas ligjit. Po kështu, ushtrimi i detyrës “Doganier Peshore, Pikë Kontrolli”, kategoria C3, nuk mjaftonte që paditësi të konsiderohej automatikisht nëpunës civil. Për këtë qëllim, duhej dalluar statusi organik i pozicionit nga statusi individual i personit që e ushtron atë. Lidhur me ligjshmërinë e largimit nga puna, Kolegji vlerësoi se detyrimet që lidhen me kontrollin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen doganore ekzistojnë pavarësisht nëse punonjësi ka status nëpunësi civil apo punon me kontratë. Edhe një mosveprim nga pakujdesia mund të përbëjë shkelje të rëndë të detyrimeve të punës kur cenon funksionimin e kontrollit doganor. Duke vlerësuar se rekursi nuk përmbante shkaqe që mund të cenonin vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, Kolegji la në fuqi këtë vendim.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë
Maksima – 1. Prova e vetme nuk mund të jetë përcaktuese për identifikimin e faktit penal dhe pasojës së ardhur. 2. Vendimi duhet të mbështetet vetëm mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor dhe duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes.
Fjalë kyçe– shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, shqyrtim provash, ekspertiza autoteknike, provë e vetme, arsyetim i vendimit gjyqësor, çmuarja dhe vlerësimi i provave.
Përmbledhje – Në këtë çështje, rezulton se i pandehuri A.D. është akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/4 i KP. Në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekje. Për këtë ngjarje policia gjyqësore ka filluar të kryejë veprimet e para procedurale si: këqyrjen e vendngjarjes, sekuestrimin e provave materiale, marrjen e deklarimeve, etj. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes figuron se rruga është e shtruar me asfalt, në gjendje të mire dhe pa gropëzime. Sinjalistika në vendngjarje mungon. Testi i konsumimit të alkoolit figuron negativ. Nga akti i ekspertimit autoteknik i kryer nga eksperti është arritur në konkluzionin se shkak dhe faktor kryesor për ndodhjen e këtij aksidenti dhe ardhjen e pasojës është shkelja e normave dhe rregullave të Kodit Rrugor dhe më saktësisht mosmarrja e masave për kontrollin e shpejtësisë së lëvizjes dhe si pasojë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit me të cilin lëvizte dhe për më tepër në kushtet e një terreni të lagësht të sipërfaqes së asfaltit, por pa njolla apo pellgjesh uji mbi sipërfaqe apo lëngjesh të tjera. Gjykata e shkallës së parë në marrjen e vendimit të fajësisë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është bazuar në tërësinë e provave të administruara në gjykim si dhe nga qëndrimi i vetë të pandehurit në fazën e hetimit paraprak dhe gjatë gjykimit, Gjykata e apelit e pushon çështjen dhe e prish vendimin e mësipërm duke u bazuar në aktekspertimin e ri  autoteknik me pretendimin se ekspertiza autoteknike e kryer gjatë hetimeve ka mangësi të theksuara dhe rezulton se aksidenti ka ndodhur për shkak të të metave që ka pasur infrastruktura rrugore dhe arrin në përfundimin se i pandehuri nuk ka përgjegjësi penale për ngjarjen e ndodhur. Në këto kushte KPGJL konstaton se gjykata e apelit është bazuar në aktin e ekspertimit të kryer gjatë riçeljes së hetimit gjyqësor në apel, duke e mbivlerësuar atë në raport me provat e tjera të administruara në gjykim, duke cenuar kështu rregullin e përcaktuar në nenin 152/1 të KPP, e cila përcakton se gjykata pas shqyrtimit të provave në tërësi, çmon vërtetësinë dhe fuqinë provuese të tyre, duke argumentuar arsyet ku është mbështetur për të krijuar bindjen e saj. KPGJL e konsideron të vesuar vendimin e gjykatës së apelit pasi konstaton haptazi kontradikta midis arsyetimit të vendimit dhe dispozitivit si dhe gjen gabime në çmuarjen dhe vlerësimin e provave sipas nenit 152 të KPP.
Maksima – 1. Kufiri maksimal prej pesë vitesh i periudhës së provës, i parashikuar në paragrafin 4 të nenit 59 të KP, përbën një tavan imperativ dhe absolut, i cili përjashton kategorikisht zgjatjet kumulative matematikore që tejkalojnë këtë limit, qofshin këto të ardhura nga ndërprerjet e kontakteve apo nga mospërmbushja e detyrimeve nga i dënuari. 2.Gjykata e faktit nuk mund të pranojë apriori dhe pa arsyetim konkluzionet apo përllogaritjet e kryera nga organet e ngarkuara me ekzekutimin e vendimit penal (Shërbimi i provës), por ka detyrimin imperativ të ushtrojë një kontroll të pavarur gjyqësor mbi bazueshmërinë e tyre në fakt dhe në ligj. 3. Në situatën kur një dënim alternativ është ekzekutuar faktikisht për një periudhë të konsiderueshme kohore, gjykata ka detyrimin të vlerësojë pasojat juridike të këtij ekzekutimi, me qëllim që rikthimi i mundshëm në vuajtjen e dënimit me burgim efektiv të mos cenojë parimin e proporcionalitetit dhe funksionin rehabilitues të dënimit penal.
Fjalë kyçe – dënim alternativ, kohëzgjatje e dënimit alternativ, shërbim prove, llogaritje e periudhës së provës, përfundim i periudhës së provës, mashtrim.
Përmbledhje - Në këtë çështje, rezulton se e pandehura E.D. me detyrë oficere kredie pranë Fondit BESA SHA është dënuar nga gjykatat më të ulëta për veprën penale “Mashtrimi kryer më shumë se një herë” parashikuar nga neni 143/2 i KP ndërkohë që kanë vendosur ndryshe në lidhje me vuajtjen e dënimit, duke e vendosur përfundimisht të pandehurën në kontakt me shërbimin e provës. KPGJL e ka kthyer çështjen për rigjykim dhe i ka lënë detyrë gjykatës së apelit të arsyetojë në lidhje me kushtet dhe kriteret që përmbush e gjykuara për t’u aplikuar ndaj saj dënimi alternativ. Në rigjykim gjykata e apelit ka konkluduar për dënimin e të pandehurës me dy vite burgim duke qenë se nuk krijohet bindja se ajo mund të rehabilitohet në gjendje të lirë. Pas shqyrtimit të rrethanave dhe pretendimeve të palës në lidhje me zgjatjen në kohë të mbikqyrjes së shërbimit të provës (duke përdorur një metodë llogaritjeje afërsisht 10 vite, duke çuar në tejkalim të kufirit maksimal ligjor të parashikuar nga neni 59 i KP) dhe rikthimit të vuajtjes së dënimit me burgim;  KPGJL argumentoi se gjykatat më të ulëta duhet të kryejnë një vlerësim të pavarur dhe të plotë mbi mënyrën e llogaritjes së periudhës së provës, duke verifikuar: (i) Nëse, sipas mënyrës së saktë të llogaritjes në përputhje me nenin 59 të KP, periudha e provës është tejkaluar në fakt, duke marrë pabrasysh të gjitha ndërprerjet, zgjatjet dhe periudhat e mbikëqyrjes. Nëse konstatohet se periudha maksimale ligjore është tejkaluar, gjykata duhet të analizojë nëse dënimi alternativ konsiderohet i ekzekutuar dhe për pasojë nuk ka bazë për rikthim në vuajtjen e dënimit me burgim; (ii) Nëse, pas një llogaritjeje të drejtë dhe brenda kufijve të nenit 59 të KP, rezulton se periudha e provës nuk është përfunduar ende, gjykata duhet të përcaktojë qartë kohëzgjatjen e mbetur të saj dhe më pas të bëjë një vlerësim substancial mbi sjelljen e të gjykuarës gjatë gjithë periudhës së mbikëqyrjes, shkallën e përmbushjes së detyrimeve të vendosura, kohëzgjatjen faktike të ekzekutimit të dënimit alternativ, afërsinë me përfundimin e periudhës së provës dhe ndikimin e këtyre rrethanave në realizimin e qëllimit rehabilitues të dënimit, për të vlerësuar nëse rikthimi në vuajtjen e dënimit me burgim është proporcional dhe i domosdoshëm në rastin konkret.
Maksima – Vlera e detyrimit doganor (tarifa) nuk ka të bëjë me elementet e veprës penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” të parashikuar nga neni 171 i Kodit Penal, pasi mallrat e ndaluara, nuk lejohen të hyjnë në qarkullimin civil, si rrjedhojë çështja nuk zgjidhet nëpërmjet rrugës/mosmarrëveshjes administrative përpos asaj penale.
Fjalë kyçe – kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës, tarifë doganore, kontrabanda me mallra të licensuara, produkte farmaceutike, pije alkoolike, pesticide.
Përmbledhje - Në këtë çështje, rezulton se i pandehuri E.Ç ka hyrë në territorin e RSH me automjet, përmes linjës së tragetit, në pikën kufitare të Portit të Vlorës. Nga punonjësi i policisë është konstatuar se në brendësi të automjetit, kishte një sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë (medikamente mjekësore, produkte farmaceutike), importimi apo tranzitimi i të cilave kërkon licensë të organit kompetent; pije alkoolike për të cilat duhet të paguhet akcizë si dhe mallra pesticide të llojeve të ndryshme, një pjesë e të cilave ka rezultuar se janë mallra të ndaluara për import, ndërsa pjesa tjetër ka kufizim për import në RSH. Nga verifikimet është konstatuar se i pandehuri E.Ç nuk disponon licensë importi, tregtimi me shumicë, prodhimi, ambalazhimi, etiketimi të PMB dhe se pesticidet janë të vlerësuara të rrezikshme dhe me rrezik të lartë, që përdoren vetëm nga përdorues me dëshmi aftësie të veçantë. I pandehuri, është akuzuar për veprat penale 171,172,173 të KP. Gjykatat më të ulëta kanë vendosur ndryshe në lidhje me shkeljen e kryer për të cilën shpallet fajtor i pandehuri E.Ç. KPGJL çmon se i pandehuri ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 171 i KP, dispozitë që renditet tek seksioni i krimeve në fushën e doganave “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” duke e cilësuar futjen e produktit të pesticidit objekt gjykimi (i cili nuk është në listën e mallrave të lejuara për t'u futur në territorin e RSH) si fakt që parashikohet nga ligji si vepër penale dhe se vlera e detyrimit doganor nuk ka të bëjë me elementet e kësaj vepre penale.
Maksima – Për të arritur në përfundimin mbi parashkrimin ose përfitimin nga amnistia e ndjekjes penale për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” duhet të sqarohen plotësisht rrethanat lidhur me objektin e ndërtimit, shtrirjen e tij, parcelat mbi të cilat është kryer dhe veçanërisht, kohën e realizimit të tij, si premisë e domosdoshme për zbatimin e këtyre instituteve.
Fjalë kyçe –  ndërtim i paligjshëm, ndërtim i kryer pa leje në tokë publike,  koha e kryerjes së punimeve, shtrirja e ndërtimeve, vazhdim i hetimeve, parashkrim i ndjekjes penale, amnisti e ndjekjes penale.
Përmbledhje – Në këtë çështje, rezulton se i pandehuri M.M. është akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal (199/a/1 dhe 199/a/3) pas kallëzimit nga fqinji i tij për ngritje të një muri të avllisë me blloqe betoni ku më parë ka shërbyer si rrugë kalimi. Me kërkesë të OPGJ ndaj institucioneve (Bashkisë Dibër dhe ASHK Dibër) si dhe nga aktekspertimi ndërtimor rezulton se kjo pronë i është shitur shtetasit M.M. por nuk është bërë kalimi i pronësisë në emër të tij sepse për këto punime (mur me blloqe dhe portë metalike) kërkohej pajisja me leje ndërtimi, punime që janë kryer pjesërisht në tokë shtetërore dhe pjesërisht në pasurinë, në pronësi të disa shtetasve të tjerë. Duke qenë se mbrojtja e palës së akuzuar ngre pretendimin për kalimin e afatit të parashkrimit të ndjekjes penale (duke qenë se muri është ndërtuar para 5 vitesh, e vërtetuar me pamje ASIG,  kohë që tejkalon dënimin e kësaj vepre penale), eksperti ka deklaruar se nuk mund të përcaktohet mosha e ndërtimit vetëm nga gjendja e murit dhe se nevojiten analiza laboratorike, ndërsa nga pamjet e ASIG rezulton se ndërtimi është i vitit 2007. Duke qenë se organi i prokurorisë ka kërkuar pushimin e çështjes (bazuar në pretendimet dhe provat e palës mbrojtëse të të akuzuarit) si dhe në kushtet e dy vendimarrjeve të ndryshme të gjykatave më të ulëta, ku shkalla e parë ka kërkuar të vazhdojë hetimet brenda një afati 3-mujor, si dhe vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila, lidhur me veprën penale të parashikuar nga neni 199/a/1 i KP, rezulton e amnistuar me ligjin 33/2024 dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a/3 i KP  rezulton se ndjekja penale është parashkruar, në kushtet kur, nga akti i ekspertimit ka rezultuar se ky ndërtim është kryer në vitin 2007, duke kaluar afati 5-vjeçar i ndjekjes penale të parashikuar nga ligji. KPGJL vlerëson se është me rëndësi vendimtare për vlerësimin e ekzistencës së parashkrimit të ndjekjes penale zgjidhja e paqartësive që lidhen me identifikimin e saktë të objektit të hetimit, përcaktimin e shtrirjes së ndërtimeve, raportin e tyre me parcelat konkrete, si dhe mbi të gjitha, me kohën e kryerjes së punimeve, kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore (mbi kohën e kryerjes së ndërtimit, pronësinë e truallit, ekzistencën e elementeve të veprës penale ose përgjegjësinë e personit nën hetim M.M.), janë të domosdoshme për sqarimin e rrethanave me rëndësi për zgjidhjen e çështjes.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë
Maksima – Pavlefshmëria absolute e një veprimi juridik të cenuar nga një prej shkaqeve të parashikuara në nenin 92 të KC, presupozon ekzistencën e këtij veprimi,  ndërsa mosekzistenca nënkupton se veprimi juridik nuk është kryer, ndaj ai nuk mund të jetë objekt i vlerësimit për pavlefshmëri. Për rrjedhojë, gjykata nuk mund të konkludojë për mosekzistencën e një kontrate për faktin se ajo nuk gjendej në arkivin e noteres apo në arkivin shtetëror dhe njëkohësisht për pavlefshmërinë absolute të saj.
Fjalë kyçe - kontratë shitje, pavlefshmëri absolute, mosekzistencë e veprimit juridik, arkivi i noteres, mbivendosje prone.
Përmbledhje – Në këtë çështje, paditësi, bashkëpronar i një trualli prej 880 m², e kishte fituar pronësinë me kontratën e shitblerjes të vitit 2008, të regjistruar në ZVRPP Tiranë më 30.1.2009. Për të njëjtën zonë ekzistonte një zinxhir tjetër titujsh pronësie, që kishte nisur me shitjen e vitit 1992 dhe vijuar me kalime të mëtejshme deri në vitet 1997 dhe 1998, kur blerësit e fundit e kishin regjistruar pronësinë. Paditësi pretendoi se të paditurit posedonin pa të drejtë pjesën që mbivendosej me pronën e tij, ndërsa këta të fundit u mbështetën në kontratën e vitit 1998 dhe regjistrimin e saj. Në vitin 2008, ZVRPP Tiranë vendosi fshirjen e regjistrimit në favor të blerësve të fundit, pasi konstatoi se e njëjta pasuri ishte regjistruar në favor të bashkëpronarëve, mbi bazën e një vendimi të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të vitit 1993. Më pas, të paditurit kërkuan shfuqizimin e vendimit të vitit 2008, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  dhe u la në fuqi nga gjykata e apelit. Vendimi u regjistrua në ZVRPP, ndërsa pas fshirjes së regjistrimit të mëparshëm prona kishte kaluar te shteti dhe ky ia kishte shitur në 2008 edhe paditësve, duke krijuar mbivendosje të pasurive. Gjykatat e faktit e pranuan padinë e kërkimit të sendit, duke u bazuar në nenin 296 të Kodit Civil. Ato arsyetuan se kontrata e shitblerjes datë 6.5.1992, prej së cilës buronin titujt pasues të pronësisë së të paditurve, ishte absolutisht e pavlefshme, pasi nuk gjendej në arkivin e noteres dhe as në arkivin e Bashkisë Tiranë. Kolegji vlerësoi që fakti se kontrata nuk gjendej në regjistrat apo arkivin e noteres dhe në arkivin shtetëror nuk provonte domosdoshmërisht se ajo nuk ishte nënshkruar nga noterja dhe palët. Për më tepër, pretendimet e të paditurve mbi këtë çështje, të ngritura edhe në apel, nuk ishin analizuar nga gjykata e apelit, e cila thjesht kishte lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Sipas Kolegjit, kjo cenon të drejtën për një gjykim të rregullt dhe detyrimin për një vendim të arsyetuar, pasi gjykata e apelit duhet të shprehet në thelb mbi shkaqet e ankimit. Së fundmi, KCGJL konstatoi një kontradiktë thelbësore në arsyetimin e gjykatave, pasi nga njëra anë kishin çmuar se nuk provohej ekzistenca e kontratës së vitit 1992 dhe nga ana tjetër, e kishin shpallur atë absolutisht të pavlefshme. Për këto arsye Kolegji vendosi prishjen e  vendimit  të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me tjetër trup gjykues.
Maksima – Verifikimi i ekzistencës dhe vlefshmërisë së titullit të pretenduar si bazë e parashkrimit fitues me titull, përfshirë faktin nëse ky titull është i aftë për të kaluar pronësinë dhe nuk ndalohet nga ligji, është kusht për kualifikimin e  veprimit juridik të transferimit të pronësisë.
Fjalë kyçe - parashkrim fitues me titull, vlefshmëri e  titullit të pronësinë, transferim i pronësisë.
Përmbledhje - Mosmarrëveshja lidhet me ndërtimin e një pallati mbi një truall prej 600 m², i vënë në dispozicion nga pronarja e tokës në bazë të kontratës së shkëmbimit me kusht të datës 1.7.2002. Shoqëria “A” u pajis me leje ndërtimi, por për shkak të vështirësive financiare lidhi kontratë sipërmarrjeje me shoqërinë “B”, e cila mori përsipër përfundimin e objektit. Më pas, përmes akteve shtesë noteriale, shoqëria “B”  fitoi të drejtën të lidhte kontrata porosie dhe shitjeje për apartamentet me persona të ndryshëm, ndër ta dhe 2 të paditurit, të cilët kryen pagesa, lidhën kontrata për furnizim me ujë dhe energji, si dhe siguruan kredi bankare për blerjen e apartamenteve. Këto akte u shpallën më pas si absolutisht të pavlefshme me vendim gjyqësor të formës së prerë. Pasi objekti u pajis me leje shfrytëzimi dhe përfundimi i punimeve iu konfirmua Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, u realizua edhe shkëmbimi përfundimtar i truallit me apartamente në favor të pronares së tokës. Paditësit janë pronarë joposedues të apartamenteve, ndërsa të paditurit janë posedues në mirëbesim. Të paditurit, pretenduan në kundërpadi njohjen e pronësisë mbi apartamentet, duke argumentuar se veprimet juridike të kryera kishin për qëllim kalimin e së drejtës së pronësisë. Gjykata e rrethit vendosi  rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova e në ligj, ndërsa Gjykata e Apelit Durrës vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. KCGJL vlerësoi se gjykata e apelit nuk i kishte dhënë përgjigje për çështjet thelbësore dhe mungonin ligjshmëria dhe arsyetimi i mjaftueshëm. Kolegji vlerësoi se në veçanti, duhej verifikuar ekzistenca dhe vlefshmëria e titullit të pretenduar si bazë e parashkrimit fitues me titull, nëse ai përbënte veprim juridik të aftë për transferimin e pronësisë dhe nëse nuk ishte i ndaluar nga ligji. Referuar nenit 168 të Kodit Civil, fitimi i pronësisë me parashkrim kërkon posedim të pandërprerë për afatin ligjor dhe ekzistencën e një veprimi juridik të vlefshëm për kalimin e pronësisë, ndërsa në mungesë të mirëbesimit afatet dyfishohen. Po ashtu, Kolegji çmoi se mangësitë e hetimit dhe të arsyetimit të Gjykatës së Apelit cenonin të drejtën për një proces të rregullt ligjor, sipas nenit 42 të Kushtetutës dhe neneve 6 e 13 të KEDNJ. Për këto arsye, vendimi i apelit u prish dhe çështja u kthye për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me tjetër trup gjykues.
Maksima - Mangësitë në dokumentacionit hartografik lidhur me saktësimin e kufijve të pronës në raport me dokumentet e vjetër të pronësisë apo mungesa e individualizimit të pasurisë në raport me pronarët e vjetër kufitarë, e bëjnë të pamjaftueshëm provimin e të drejtës së pronësisë para reformës agrare.
Fjalë kyçe - dokumentacion hartografik i pronës, vërtetim fakti juridik, saktësim i kufijve të pronës, vendndodhje e pasurisë, verifikim i origjinës së pronësisë, pronar kufitar, reformë agrare.
Përmbledhje - Në këtë çështje, paditësit kanë pretenduar se trashëgimlënesi i tyre  rezulton të ketë pasur në pronësi një sipërfaqe toke prej 69 dynymësh, të ndodhur në fshatin Rrjoll të rrethit Shkodër. Ish-AKKP Tiranë ka refuzuar njohjen e së drejtës së pronësisë së trashëgimtarëve të ish-pronarit, duke vlerësuar se nuk ishte provuar pozicionimi i saktë i sipërfaqes sipas kufijve të vjetër dhe se dokumentacioni hartografik nuk plotësonte kërkesat e ligjit nr. 9235/2004 dhe të VKM nr. 255/2010. Duke pretenduar se ky vendim refuzimi është i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij, paditësit i janë drejtuar gjykatës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata e Apelit Shkodër vlerësuan se dokumentacioni ligjor e hartografik, i plotësuar edhe me ekspertim topografik gjyqësor, përmbushte kriteret ligjore dhe provonte përputhjen e të dhënave kadastrale, duke njohur të drejtën e pronësisë vetëm për sipërfaqen prej 69 dynymësh. Gjykata e Apelit arsyetoi gjithashtu se ndryshimet historike në emërtimet dhe organizimin administrativ të zonës nuk sillnin spostim të vendndodhjes së pasurisë. Në rekurs, ATP dhe Avokatura e Shtetit kundërshtuan vendimmarrjet e gjykatave të faktit, duke pretenduar mangësi në analizën e dokumentacionit hartografik dhe në verifikimin e origjinës së pronësisë. Kolegji i Gjykatës së Lartë çmoi se gjykatat e faktit nuk kishin zhvilluar një hetim të plotë dhe të gjithanshëm mbi origjinën e pronësisë. U vlerësua se paditësit ishin mbështetur kryesisht në një vërtetim të SAMT (Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës)  dhe në një vendim për vërtetim fakti, të cilat, të pashoqëruara me dokumente të tjera të parashikuara nga ligji nr. 9235/2004, nuk përbënin prova të mjaftueshme për të provuar të drejtën e pronësisë para reformës agrare. Për rrjedhojë, Kolegji arriti në përfundimin se gjykatat më të ulëta nuk kishin administruar të gjitha provat e nevojshme për sqarimin e origjinës, kufijve dhe individualizimit të pasurisë në raport me dokumentacionin historik dhe pronarët kufitarë. Për këtë arsye KCGJL vendosi dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me tjetër trup gjykues.
Maksima - Forma e lidhjes së martesës me elemente të huaj rregullohet nga ligji i shtetit në territorin e të cilit martesa është lidhur (lex loci celebrationis). Për rrjedhojë, kur martesa është lidhur në një shtet të huaj, vlefshmëria e formës së saj nuk mund të vlerësohet drejtpërdrejt sipas ligjit shqiptar, por duhet të shqyrtohet sipas ligjit të vendit ku ajo është celebruar. Vetëm pas identifikimit të ligjit të zbatueshëm dhe verifikimit të përmbajtjes së tij, gjykata mund të arrijë në një përfundim mbi vlefshmërinë ose pavlefshmërinë e aktit të martesës.
Fjalët kyçe - martesë me elemente të huaj, forma e lidhjes së martesës, ligji i zbatueshëm,  lex loci celebrationis, vlefshmëria e martesës, pavlefshmëria e martesës.
Përmbledhje - Paditësi, në cilësinë e babait të njërit prej bashkëshortëve, kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë së martesës së lidhur në Itali në vitin 2004 ndërmjet djalit të tij, tashmë të ndjerë, dhe të paditurës, të dy shtetas shqiptarë, me pretendimin se martesa ishte lidhur pa shpalljen publike dhe pa lejen për martesë (“nulla osta”) nga autoritetet shqiptare. E paditura prapësoi se forma dhe vlefshmëria e martesës duhej të vlerësoheshin sipas ligjit italian. Gjykata e rrethit gjyqësor pranoi padinë dhe konstatoi pavlefshmërinë e martesës, ndërsa gjykata e apelit la në fuqi këtë vendim, duke vlerësuar se mungesa e shpalljes dhe e lejes për martesë sillte pavlefshmërinë e saj sipas legjislacionit shqiptar. Kundër vendimit ushtroi rekurs e paditura. KCGJL vlerësoi se lidhja e martesës jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përbën element të huaj, pavarësisht se të dy bashkëshortët kanë shtetësi shqiptare. Përpara vlerësimit të vlefshmërisë së martesës, gjykatat duhej të identifikonin ligjin e zbatueshëm për formën e lidhjes së saj. Kolegji arsyetoi se forma e lidhjes së martesës rregullohet nga ligji i shtetit në territorin e të cilit martesa është lidhur (lex loci celebrationis). Për rrjedhojë, vlefshmëria e formës së martesës së lidhur në Itali duhej të vlerësohej sipas ligjit italian në fuqi në kohën e lidhjes së saj dhe vetëm pas identifikimit të ligjit të zbatueshëm dhe verifikimit të përmbajtjes së tij mund të arrihej në përfundim për vlefshmërinë ose pavlefshmërinë e martesës. Gjykatat e faktit nuk kishin kryer këtë analizë: gjykata e shkallës së parë kishte zbatuar ligjin shqiptar, ndërsa gjykata e apelit, megjithëse kishte referuar ligjin italian, nuk kishte identifikuar plotësisht normat e zbatueshme dhe as kishte analizuar nëse sipas këtij ligji mosrespektimi i formaliteteve të pretenduara sillte pavlefshmërinë e martesës. Për këto arsye, KCGJL prishi vendimin e gjykatës së apelit dhe e dërgoi çështjen për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me tjetër trup gjykues.
Maksima – Ekzistenca e një vendimi gjyqësor të formës së prerë, që i njeh një pale të drejtën për dorëzimin e një sendi, nuk e legjitimon atë që ta realizojë vetë këtë të drejtë, duke marrë në mënyrë arbitrare posedimin e sendit. E drejta e njohur me vendim gjyqësor duhet të realizohet nëpërmjet mekanizmave ligjorë të ekzekutimit dhe jo me vetëgjyqësi.
Fjalët kyçe – dorëzim sendi, e drejtë pronësie, posedimi i paligjshëm, poseduesi jopronar, vendim gjyqësor i formës së prerë, ekzekutimi i vendimit gjyqësor, vetëgjyqësi.
Përmbledhja - Shoqëria paditëse kishte lidhur me pronarët e truallit, ndër të cilët edhe i padituri, një kontratë sipërmarrjeje, sipas së cilës ky i fundit do të përfitonte një dyqan me sipërfaqe 35 m². Me një vendim gjyqësor të formës së prerë, shoqëria ishte detyruar të kryente veprimet për dorëzimin e dyqanit sipas kontratës dhe të shpërblente dëmin e shkaktuar nga vonesa në përmbushjen e detyrimit. Pas përfundimit të ndërtimit, i padituri mori në posedim një ambient, duke veçuar me kartonxhes një sipërfaqe prej 35 m² nga një njësi prej 70 m² dhe duke filluar ta shfrytëzonte si dyqan. Shoqëria, duke e konsideruar këtë posedim të paligjshëm, ngriti padi për lirimin dhe dorëzimin e sendit. Në rigjykim, gjykata e shkallës së parë rrëzoi padinë, duke vlerësuar se i padituri nuk ishte mbajtës i paligjshëm i sipërfaqes prej 35 m², pasi të drejtën mbi këtë sipërfaqe e kishte të mbështetur në kontratën e sipërmarrjes dhe në vendimin gjyqësor të formës së prerë. Gjykata e apelit la në fuqi këtë vendim, kundër të cilit paraqiti rekurs pala paditëse, shoqëria ndërtuese. Kolegji theksoi se për legjitimimin në padinë e rivendikimit kërkohet që paditësi të jetë pronar i sendit të mbajë barrën e provës si për të drejtën e pronësisë, ashtu edhe për posedimin e paligjshëm të palës së paditur. Në rastin konkret, KCGJL vlerësoi të gabuar përfundimin e gjykatave të faktit që kishin përligjur marrjen në posedim të ambientit nga i padituri vetëm për shkak se ekzistonte një vendim gjyqësor i formës së prerë. Kolegji çmoi se i padituri duhej të përdorte mekanizmat ligjorë për ekzekutimin e vendimit të formës së prerë dhe jo të merrte në mënyrë arbitrare në posedim sipërfaqen që pretendonte se i takonte. Gjykata e apelit duhet të hetonte gjithashtu nëse për sipërfaqen e poseduar nga i padituri ishin lidhur më parë kontrata porosie ose shitjeje me persona të tretë dhe më pas të vlerësonte pretendimet e palëve. Për këto arsye, Kolegji Civil prishi vendimin e gjykatës së apelit dhe e dërgoi çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me tjetër trup gjykues.
Maksima – Në përllogaritjen e dëmit si pasojë e aksidentit rrugor,  personi i vetëpunësuar, në mungesë të deklarimeve tatimore të të ardhurave, nuk mund të barazohet automatikisht me një person të papunë. Gjykata duhet të marrë të dhëna nga organet tatimore për të përcaktuar të ardhurat vjetore referuese që do të shërbejnë si bazë për llogaritjen e dëmshpërblimit. Gjithashtu, tërheqja e shumës së ofruar dhe deklarata noteriale nuk sjellin shuarjen e detyrimit, pasi një marrëveshje paraprake që kufizon përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar me faj është e pavlefshme.
Fjalë kyçe - aksident rrugor, personi i vetëpunësuar, deklarim tatimor, llogaritje e dëmshpërblimit, deklaratë noteriale, shuarje detyrimi.
Përmbledhje - Çështja ka të bëjë me kërkimin e dëmshpërblimin për dëmin pasuror dhe jopasuror si pasojë e humbjes së jetës nga aksidenti rrugor të shtetasit A nga shtetasi B, i cili u shpall fajtor me vendim gjyqësor të formës së prerë. Pas aksidentit, prindërit e të ndjerit, kërkuan dëmshpërblimin nga kompania e sigurimit, e cila pranoi rastin e sigurimit dhe pas trajtimit të praktikës, ofroi shumën 3.199.786 lekë, të cilën  paditësi e pranoi përmes deklaratës noteriale të datës 03.1.2014. Megjithatë, duke pretenduar se dëmshpërblimi nuk ishte i plotë, ai dhe më pas ndërhyrësja kryesore, kërkuan gjyqësisht edhe shumën 1.358.543 lekë secili. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranoi kërkesëpadinë dhe detyroi kompaninë të paguante shumën 1.358.543 lekë për secilin, si pjesë të diferencës së papaguar të dëmit. Gjykata u bazua në aktin e ekspertimit, i cili e përllogariti dëmin në total duke vlerësuar si të ardhura të të ndjerit pagën mesatare sipas INSTAT-it, pasi ai ushtronte aktivitet tregtar dhe nuk mund të konsiderohej i papunë vetëm për shkak të mungesës së dokumentacionit mbi të ardhurat neto. Gjykata çmoi gjithashtu se Rregullorja nr. 53 e AMF nuk ishte e zbatueshme për aksidentin e vitit 2010, pasi kishte hyrë në fuqi më vonë. Po ashtu, deklarata noteriale nuk përbënte falje të diferencës së dëmshpërblimit, pasi nuk rezultonte se përfituesit kishin hequr dorë nga pjesa e papaguar. Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë, duke zbatuar ligjin nr. 10076/2009 dhe Rregulloren nr. 53/2009, ndërsa ka konsideruar se detyrimi është shuar përmes pranimit të shumës së dëmshpërblimit me deklaratë noteriale. KCGJL vlerëson se Gjykata e Apelit nuk ka analizuar siç duhet kriteret e rregullores për përcaktimin e pagës referente të personave të vetëpunësuar, çështje kjo që ndikon drejtpërdrejt në masën e dëmshpërblimit. Kolegji thekson se personi i vetëpunësuar nuk mund të barazohet automatikisht me një person të papunë. Në mungesë të deklarimeve tatimore, gjykata duhet të marrë të dhëna nga organet tatimore për të përcaktuar të ardhurat që do të shërbejnë si bazë për llogaritjen e dëmshpërblimit. Gjithashtu, tërheqja e shumës së ofruar dhe deklarata noteriale nuk sjellin shuarjen e detyrimit, pasi një marrëveshje paraprake që kufizon përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar me faj është e pavlefshme. Për këto arsye, Kolegji çmon se  vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim nga një tjetër trup gjykues.
Maksima - Vlerësimi i  përgjegjësisë për shkaktimin e dëmit sipas nenit 608 të Kodit Civil, duke pasur parasysh edhe funksionin e hipotekës si mjet sigurimi të ekzekutimit të detyrimit, duhet të përcaktohet pas identifikimit të pasurisë dhe pronarit mbi të cilën do të vendoset masa, duke verifikuar regjistrimin e ndërtesës dhe titullin mbi të.
Fjalë kyçe - mjet sigurimi i ekzekutimit të detyrimit, shkaktim dëmi, regjistrim i ndërtesës, titull pronësie.
Përmbledhje - Në këtë çështje paditësi kishte lidhur me shoqërinë “A” SHPK disa kontrata sipërmarrjeje, në bazë të të cilave ishte vënë në posedim të pjesës prej 22% të ndërtimeve të realizuara, përfshirë apartamente, dyqane dhe bodrume. Më 8.11.2008, ai i dha administratorit një prokurë të posaçme për veprime administrative, ndërsa ky i fundit përdori një prokurë tjetër të falsifikuar, nëpërmjet së cilës kishte autorizuar vendosjen në hipotekë të truallit prej 2001 m² në pronësi të paditësit, mbi të cilin ishin kryer ndërtimet. Në bazë të prokurës së falsifikuar u lidh kontrata e hipotekës me Bankën, ndërsa më pas shoqërisë “A” SHPK iu akorduan edhe kredi të tjera, të siguruara me këtë pasuri. Për shkak të mospagimit të kredive, banka filloi procedurat përmbarimore dhe pasuritë e paditësit u vunë nën sekuestro, duke e penguar atë t’i shiste ose t’i jepte me qira. Paditësi duke pretenduar pavlefshmërinë e kontratave të hipotekës i është drejtuar me padi gjykatës duke kërkuar pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, kundërshtimin e veprimeve përmbarimore dhe shpërblimin e dëmit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e pranoi padinë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykatat e ulëta e konsideruan dëmin real, duke e lidhur atë me pamundësinë e paditësit për të disponuar pjesën e tij prej 22% të ndërtimeve dhe për të realizuar të ardhura nga shitja ose qiraja e tyre, për shkak të kufizimeve dhe procedurave përmbarimore. Megjithatë, Kolegji vlerësoi se gjykatat nuk kishin verifikuar nëse objektet ishin të regjistruara, në emër të kujt ishin regjistruar dhe cili ishte statusi i tyre gjatë periudhës objekt gjykimi. Kolegji Civil vlerësoi se, sipas nenit 608 të Kodit Civil, përgjegjësia jashtëkontraktore lind kur bashkohen ekzistenca e dëmit, paligjshmëria e veprimit ose mosveprimit, lidhja shkakësore dhe fajësia. Në rastin konkret, hetimi i gjykatës së apelit ishte i paplotë, pasi përpara vlerësimit të dëmit duhej të përcaktohej ekzistenca dhe identifikimi i pasurisë objekt gjykimi, si dhe pronari i saj, duke verifikuar regjistrimin e ndërtesës dhe titullin mbi të. Vetëm pas këtij përcaktimi mund të vlerësoheshin kushtet e lindjes së detyrimit për shpërblimin e dëmit ndaj paditësit. Po ashtu, duhet të sqarohet titulli mbi të cilin i padituri mban objektin e ri të ndërtuar mbi pronën e paditësve dhe ndikimi i vendimeve të mëparshme gjyqësore mbi këtë objekt. Për këtë arsye, vendimi i gjykatës së apelit u prish dhe çështja u dërgua për rishqyrtim me tjetër trup gjykues.
Maksima - Paga minimale në shkallë vendi nuk është e barasvlershme me minimumin jetik, pasi ky i fundit lidhet me të ardhurat minimale që duhet t’i mbeten debitorit për përmbushjen e nevojave bazë të tij dhe të familjes. Për rrjedhojë, kur përmbaruesi gjyqësor vendos sekuestrimin e pagës pa iu referuar nivelit të minimumit jetik, gjykata, në zbatim të nenit 610 të KPC, mund të anulojë veprimin përmbarimor dhe të urdhërojë përsëritjen e tij, në përputhje me kriteret ligjore për garantimin e minimumit jetik.
Fjalë kyçe - Paga minimale, të ardhurat minimale, veprimeve përmbarimore, Kundërshtim i veprimeve përmbarimore, anulim veprimin përmbarimor, minimumi jetik.
Përmbledhje - Mosmarrëveshja objekt gjykimi ka lindur gjatë ekzekutimit të detyrueshëm të titullit ekzekutiv, kontratës së kredisë bankare në 2007, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit. Në kuadër të këtij ekzekutimi, përmbaruesi gjyqësor, ndër të tjera, ka vendosur sekuestron mbi pagën e paditëses, duke urdhëruar mbajtjen e shumës prej 10.000 lekësh në muaj, si dhe ka përfshirë në detyrimin objekt ekzekutimi edhe kamatat. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar pjesërisht padinë, duke anuluar veprimin përmbarimor për sekuestrimin e pagës në masën që cenonte shumën prej 24.000 lekësh, të cilën e ka konsideruar si minimum jetik duke iu referuar VKM nr. 399, datë 3.5.2017. Gjykata e Apelit Tiranë e ka lënë në fuqi këtë përfundim dhe, mbi ankimin e paditëses, ka ndryshuar vendimin për pjesën e kamatave, duke anuluar veprimin përmbarimor që i përllogariste ato sipas ligjit nr. 48/2014. Në rekurs, pala e paditur ka kundërshtuar të dyja këto përfundime, duke pretenduar, ndër të tjera, se paga minimale në shkallë vendi nuk mund të barazohet me minimumin jetik dhe se gjykatat nuk kanë përcaktuar drejt masën e pagës që mund t’i nënshtrohej sekuestrimit. KCGJL vëren se duke qenë se këto dy nocione kanë funksion dhe qëllim të ndryshëm, VKM nr. 399, datë 3.5.2017, së cilës u janë referuar gjykatat e faktit, ka për objekt përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi dhe nuk përcakton masën e minimumit jetik. Meqë paditësja jetonte me katër fëmijët që vazhdonin shkollimin dhe se, sipas verifikimeve të kryera gjatë gjykimit, të ardhurat e familjes siguroheshin kryesisht nga paga e saj, këto rrethana kishin rëndësi të drejtpërdrejtë për përcaktimin e masës së të ardhurave që duhej t’i mbetej. Po ashtu, përmbaruesi gjyqësor kishte urdhëruar mbajtjen mujore nga paga pa marrë mendimin e një eksperti për vlerën e saj, por kishte vendosur apriori sekuestrimin. Kolegji nuk ndan plotësisht arsyetimin e gjykatave të faktit për mënyrën e përcaktimit të minimumit jetik dhe as arsyetimin e Gjykatës së Apelit Tiranë lidhur me shkakun mbi të cilin është mbështetur anulimi i veprimit përmbarimor për përllogaritjen e kamatave. Brenda kufijve të rekursit të paraqitur, këto rrethana nuk janë të tilla që të cenojnë përfundimet e arritura në zgjidhjen e çështjes. Për rrjedhojë, shkaqet e rekursit nuk sjellin argumente juridike që të vënë në diskutim vendimin e Gjykatës së Apelit. Për këto arsye, Kolegji vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, me arsyetimin pjesërisht të ndryshëm të parashtruar më sipër, është i mbështetur në ligj dhe, si i tillë, duhet të lihet në fuqi.
Maksima - Kthimi në natyrë i një pjese të pronës së njohur më parë si e zënë, kërkon verifikimin e ndryshimit të gjendjes së saj juridike dhe të dokumentacionit mbi të cilin është bërë trajtimi fillestar; një akt i ri ekspertimi topografik, i pambështetur në këtë verifikim, nuk është i mjaftueshëm për ta konsideruar sipërfaqen të lirë dhe të kthyeshme.
Fjalë kyçe - Kthim në natyrë i pronës, gjendje  juridike e pronës, dokumentacioni i pronës, sipërfaqe e lirë dhe e kthyeshme.
Përmbledhje - Mosmarrëveshja lidhet me ligjshmërinë e vendimit të AKKP në 2013, me të cilin trashëgimtarëve të A iu kthye fizikisht sipërfaqja prej 1435 m², brenda pronës prej 6020 m² të njohur me vendimin e datës 10.8.1995 të KKKP Has. Avokatura e Shtetit kërkoi anulimin e këtij vendimi, me argumentin se nuk ishte paraqitur dokumentacioni ligjor i pronësisë dhe se gjendja juridike e pronës nuk kishte ndryshuar nga ajo e vitit 1995. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës e pranoi padinë, duke vlerësuar se sipërfaqet ishin të zëna, ndërsa Gjykata e Apelit Shkodër e pranoi pjesërisht, duke konsideruar të lirë dhe të kthyeshme 1236 m², bazuar në aktin e ri të ekspertimit topografik dhe njohjen e të drejtës së kompensimit për sipërfaqen e përgjithshme prej 4784 m² . KCGJL rikujton se trajtimi i pronës së ish-pronarëve mbështetet në garancitë e nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ dhe nenit 41 të Kushtetutës. Në këtë kuadër, ligji nr. 7698, datë 15.4.1993 parashikonte kthimin e pronës në natyrë, tërësisht ose pjesërisht, si dhe format e kompensimit në natyrë ose në vlerë. Kolegji çmon të nevojshme të theksojë se pavarësisht se vendimi i datës 10.8.1995 të KKKP Has është dhënë në bazë dhe për zbatim të ligjt nr.7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, në kohën e paraqitjes së kërkesës, çështja e rivendosjes së të drejtave të pronësisë subjekteve të shpronësuara rregullohej nga ligji nr.9235/2004. Në funksion të përcaktimit të pjesës së patrajtuar të pronës, trajtimi i kërkesave të kësaj natyre nga ana e AKKP kërkon paraprakisht verifikimin e ekzistencës në dosjen e mëparshme të të gjithë dokumentacionit ligjor dhe hartografik, që ka shërbyer për individualizimin e sipërfaqes së njohur, kthyer apo kompesuar më parë. KCGJL vëren se nuk rezulton që gjykata e apelit të ketë arsyetuar për ndryshimin e rrethanave në raport me gjendjen juridike të parcelës me sipërfaqe 6 020 m2 që bënin të detyrueshëm trajtimin dhe konsiderimin si të lirë të sipërfaqes prej 1236 m2, si pjesë e kësaj parcele. Nuk është argumentuar se përse kjo pjesë nuk mund të konsiderohet më truall funksional i objekteve për të cilat subjektit të shpronësuar i është njohur e drejta e parablerjes dhe nëse ndaj trashëgimtarëve të këtij të fundit është zbatuar faktikisht një e drejtë e tillë.  As aktekspertimi topografik i marrë si provë gjatë hetimit të pjesshëm në shkallën e dytë të gjykimit nuk rezulton t’i ketë kthyer përgjigje këtij pretendimi thelbësor të paditësit. Për këto arsye, KCGJL vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me tjetër trup gjykues.
2. Jurisprudencë e GJEDNJ kundër Shqipërisë
Papandile kundër Shqipërisë, kërkesë nr. 38771/23, vendim i datës 25.8.2026
Maksima – Vendosja automatike e ndalimit 15-vjeçar për emërimin në funksione të caktuara të sistemit të drejtësisë, ndaj një subjekti rivlerësimi që ka vijuar të shërbejë brenda sistemit të drejtësisë duke përparuar në karrierë, është joproporcionale në kuptim të nenit 8 të KEDNJ, kur nuk është treguar se ndryshimi i funksionit është kryer me qëllim shmangien e procesit të rivlerësimit.
Fjalë kyçe – neni 8 i KEDNJ, ndalim 15-vjeçar për emërimin në funksione të sistemit të drejtësisë, përparim në karrierë, joproporcionalitet, shmangie e procesit të rivlerësimit.
Përmbledhje – Çështja ka të bëjë me vendosjen ndaj kërkuesit të ndalimit 15-vjeçar për t’u emëruar në disa funksione të sistemit të drejtësisë, pasi procedurat e rivlerësimit ndaj tij u ndërprenë me arsyetimin se ai kishte hequr dorë efektivisht nga funksioni i këshilltarit ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese, duke u emëruar Sekretar i Përgjithshëm i kësaj gjykate. KPK-ja ndërpreu procedurat e rivlerësimit dhe vendosi ndaj tij ndalimin 15-vjeçar për t’u emëruar gjyqtar, ose prokuror i çdo niveli, anëtar i KLGJ ose i KLP, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm. KPA la në fuqi vendimin, duke vlerësuar se, edhe në mungesë të një dorëheqjeje formale, aplikimi i kërkuesit për funksionin e ri tregonte synimin e tij për t’u larguar nga detyra e mëparshme. GJEDNJ vlerësoi se kërkuesi, duke marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, kishte synuar të përparonte në karrierë pranë së njëjtës gjykatë dhe kishte mbetur brenda sistemit të drejtësisë. Gjykata konstatoi se ndalimi ishte rezultat i zbatimit automatik dhe mjaft të ngurtë të rregullit të përjashtimit 15-vjeçar dhe kishte sjellë penalizimin e kërkuesit, i cili, në mirëbesim të prezumuar, kishte synuar të përparonte në karrierë brenda sistemit të drejtësisë. Duke marrë parasysh kohëzgjatjen e ndalimit dhe ndikimin e tij në perspektivat e karrierës dhe identitetin profesional të kërkuesit, GJEDNJ arriti në përfundimin se masa nuk ishte proporcionale me qëllimin legjitim të ndjekur dhe konstatoi shkelje të nenit 8 të Konventës.
Almadhi kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 14510/25, vendim i datës 8.9.2026
Maksima - 1. Në rastet e vdekjes së shkaktuar padashje në kontekstin e kujdesit shëndetësor, detyrimi procedural i shtetit sipas nenit 2 të Konventës mund të përmbushet nëpërmjet kombinimit të mjeteve penale dhe civile, për sa kohë që sistemi juridik, i vlerësuar në tërësi, mundëson përcaktimin e rrethanave dhe përgjegjësisë, si dhe sigurimin e një dëmshpërblimi të përshtatshëm. Kur këto mjete kanë qenë të mjaftueshme dhe efektive, kërkuesit mund të humbasin statusin e viktimës në kuptim të Konventës. 2. E drejta e aksesit në gjykatë sipas nenit 6 § 1 të Konventës nuk përfshin të drejtën për të kërkuar ndjekjen penale ose dënimin e personave të tretë. Kur procedimi penal ndaj personave të tretë nuk përcakton të drejtat ose detyrimet civile të kërkuesve dhe as një akuzë penale kundër tyre, neni 6 § 1 nuk është i zbatueshëm dhe ankimi është i papajtueshëm (ratione materiae) me Konventën.
Fjalë kyçe - Neni 2 i KEDNJ, detyrimi procedural i shtetit, dëmshpërblim, humbja e statusit të viktimës, neni 6 § 1 KEDNJ, papajtueshmëri ratione materiae.
Përmbledhje - Çështja lidhet me vdekjen e djalit të mitur të kërkuesve gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë dhe me pretendimin se hetimi penal ndaj administratorëve të spitalit kishte qenë joefektiv. Në procedimin penal ndaj mjekëve irlandezë që kryen ndërhyrjen, anestezisti u shpall fajtor për trajtim mjekësor nga pakujdesia, ndërsa në procedimin ndaj administratorëve të spitalit nuk u konstatua përgjegjësi penale. Në procedimin administrativ, gjykatat vendase konstatuan përgjegjësinë e spitalit dhe kërkuesve iu akordua dëmshpërblim për dëmin pasuror dhe jopasuror, i cili ishte paguar plotësisht.GJEDNJ vlerësoi se, duke marrë në konsideratë në tërësi procedimet penale dhe administrative, detyrimi procedural i shtetit sipas nenit 2 të Konventës ishte përmbushur. Rrethanat e vdekjes ishin përcaktuar, njëri prej mjekëve ishte shpallur penalisht përgjegjës, ishte njohur përgjegjësia e spitalit dhe kërkuesit kishin përfituar dëmshpërblim të përshtatshëm. Për rrjedhojë, Gjykata çmoi se kërkuesit kishin humbur statusin e viktimës dhe e shpalli ankimin sipas nenit 2 të papajtueshëm ratione personae.Lidhur me nenin 6 § 1, GJEDNJ vlerësoi se procedimi penal ndaj administratorëve të spitalit nuk kishte të bënte me përcaktimin e të drejtave ose detyrimeve civile të kërkuesve dhe ritheksoi se Konventa nuk garanton të drejtën për të kërkuar ndjekjen penale ose dënimin e personave të tretë. Për këtë arsye, ankimi u shpall i papajtueshëm ratione materiae. Gjykata e deklaroi kërkesën, njëzëri të papranueshme.
3. Njohje e praktikës së huaj
Maksima – 1. Në veprën penale të falimentimit mashtrues dokumentar, elementi subjektiv i dashjes së posaçme, qëllimi për të penguar rindërtimin e lëvizjeve financiare për të dëmtuar kreditorët, mund të deduktohet logjikisht nga strategjia e përgjithshme e disimulimit e përdorur nga i pandehuri. Krijimi i një selie fiktive, dhënia e justifikimeve kontradiktore dhe të pavërteta mbi vendndodhjen e dokumenteve, si dhe kryerja e veprimeve paralele shpërdoruese, përbëjnë prova të mjaftueshme të këtij qëllimi keqdashës. 2. Kërkesa e jurisprudencës, nga gjykimi rishikues, për të gjetur elemente të mëtejshme të mashtrimit nuk nënkupton zbulimin e fakteve krejtësisht të reja ose të pagjykuara më parë. Ajo nënkupton vlerësimin e rrethanave dhe veprimeve të paligjshme ekzistuese , si tjetërsimi i pasurisë, që janë të ndryshme nga vetë akti i mosmbajtjes së kontabilitetit, por që ndodhin në të njëjtën periudhë kohore. 3.Vepra e mosmbajtjes së pjesshme të shkrimeve kontabile konsiderohet e konsumuar dhe logjikisht koherente kur e pandehura nuk dorëzon tek autoritetet (kuratori) dokumentet që janë hartuar efektivisht dhe, në të njëjtën kohë, dështon të hartojë pjesën tjetër të dokumentacionit të detyrueshëm.
Fjalë kyçe - falimentim mashtrues dokumentar, dashje e posaçme, tregues të mashtrimit, mosmbajtje e pjesshme e kontabilitetit, tjetërsim i aseteve.
Përmbledhje - Kjo çështje penale u shqyrtua nga Gjykata e Kasacionit të Italisë (Seksioni i Parë Penal) pas rekursit të paraqitur nga e pandehura Doriana Nucera. Ajo ishte administratore e vetme e shoqërisë  Maxi Brico Due s.r.l., e cila ishte shpallur e falimentuar në vitin 2018. E pandehura ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Mesinës me dy vjet e gjashtë muaj burgim për falimentim mashtrues pasuror, tjetërsim asetesh dhe falimentim mashtrues dokumentar për mosmbajtjen e pjesshme dhe fshehjen e librave kontabël për vitet 2017 dhe 2018. Pas një rekursi të mëparshëm, Seksioni i Pestë i Gjykatës së Kasacionit e kishte anuluar vendimin e Apelit vetëm për pjesën e falimentimit dokumentar, duke e kthyer atë për rigjykim, me argumentin se gjykata nuk kishte arsyetuar mjaftueshëm ekzistencën e dashjes së posaçme dhe kërkoi gjetjen e treguesve të mëtejshëm të mashtrimit. Në rigjykim, Gjykata e Apelit të Mesinës e konfirmoi dënimin, duke i detajuar këta tregues. Në rekursin aktual kundër këtij vendimi të dytë, mbrojtja e të pandehurës argumentoi se Gjykata e Apelit kishte përdorur fakte tashmë të gjykuara, si tjetërsimi i një impianti fotovoltaik dhe një mjeti lundrues, në vend që të gjente fakte të mëtejshme të reja, si dhe pretendoi se kishte një kontradiktë logjike mes akuzës për mosmbajtje dhe asaj për  mosdorëzim të kontabilitetit. Gjykata e Kasacionit e rrëzoi tërësisht rekursin si të pabazuar, duke e lënë në fuqi dënimin me burgim dhe duke e detyruar të pandehurën të paguajë shpenzimet procedurale. Kasacioni sqaroi se termi tregues i mëtejshëm nuk kërkon zbulimin e veprave të reja penale, por referon tek faktet e ndryshme nga vetë mosmbajtja e kontabilitetit, të cilat provojnë qëllimin e keq. Gjykata e apelit kishte vepruar drejt duke përdorur si provë të dashjes së posaçme justifikimet kontradiktore të së pandehurës, pretendimin për shkatërrim nga përmbytja pa prova, caktimin e një selie fiktive për t'iu shmangur bankave, dhe faktin që tjetërsimi i aseteve ndodhi paralelisht me zhdukjen e bilanceve, pikërisht në kohën kur po kërkohej një procedurë e konkordatit parandalues. Kjo provon një strategji të mirëfilltë e të qëllimshme disimulimi për të dëmtuar kreditorët, duke përmbushur kështu të gjitha elementet e veprës penale
Maksima – 1. Drejtimi i një automjeti pa leje nga një individ i cili i nënshtrohet një mase parandaluese personale, si mbikëqyrja e posaçme, përbën vepër penale sipas nenit 73 të Kodit Antimafia (D.Lgs. nr. 159/2011), dhe jo një shkelje të thjeshtë administrative, në rastet kur leja e drejtimit nuk është marrë asnjëherë. Në këtë situatë, mospajisja me leje drejtimi është pasojë e drejtpërdrejtë dhe automatike e vetë masës parandaluese, e cila ndalon marrjen e saj për shkak të mungesës së kërkesave thelbësore morale. 2. Dekriminalizimi i pjesshëm i parashikuar nga Gjykata Kushtetuese (Sentenca nr. 116/2024) gjen zbatim ekskluzivisht kur revokimi ose pezullimi i lejes së drejtimit ka ardhur si pasojë e shkeljeve të mëparshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Ky përjashtim nuk mund të zbatohet për personat e rrezikshëm që nuk janë pajisur asnjëherë me leje, pasi në rastin e tyre kufizimi i qarkullimit synon mbrojtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprimtarive të mëtejshme të paligjshme.
Fjalë kyçe - drejtim mjeti pa leje, masë parandaluese personale, Kodi Antimafia, kërkesa morale, vepër penale, rendi publik.
Përmbledhje - Kjo çështje penale u shqyrtua nga Gjykata e Kasacionit (Seksioni i Parë Penal) pas rekursit të paraqitur nga i pandehuri Daniele Bergamino. I pandehuri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit në Palermo me gjashtë muaj arrest për veprën penale të parashikuar nga neni 73 i dekretit legjislativ nr. 159/2011 (Kodi Antimafia). Ai ishte kapur duke drejtuar një automjet pa qenë i pajisur me leje drejtimi, të cilën nuk e kishte marrë asnjëherë, ndërkohë që ishte person i nënshtruar ndaj masës parandaluese personale të mbikëqyrjes së posaçme. Përmes mbrojtjes së tij, i pandehuri kërkoi prishjen e vendimit të Apelit duke u mbështetur në sentencën nr. 116/2024 të Gjykatës Kushtetuese. Argumenti qendror i mbrojtjes ishte se veprimi i tij duhej të kualifikohej thjesht si një shkelje administrative (sipas nenit 116 të Kodit Rrugor), pasi mungesa e patentës nuk ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e masës parandaluese, por thjesht rridhte nga fakti që ai nuk kishte aplikuar asnjëherë për të. Gjithashtu, mbrojtja kundërshtoi mosnjohjen e rrethanave lehtësuese të përgjithshme nga gjykata e apelit. Gjykata e Kasacionit e rrëzoi tërësisht rekursin si të pabazuar dhe la në fuqi dënimin, duke e detyruar të pandehurin të paguajë shpenzimet procedurale. Kasacioni arsyetoi në mënyrë të detajuar mbi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, duke sqaruar se Sentenca nr. 116/2024 e dekriminalizon veprën vetëm në ato raste specifike kur një person, edhe pse nën masa parandaluese, e humbet patentën që ka pasur më parë për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Në rastin e të pandehurit, i cili nuk ishte pajisur asnjëherë me leje drejtimi, mungesa e saj është e lidhur në mënyrë të pandashme me statusin e tij të rrezikshmërisë. Sipas nenit 120 të Kodit Rrugor, personat e nënshtruar ndaj masave parandaluese e kanë të ndaluar kategorikisht të pajisen me leje drejtimi për shkak të mungesës së kërkesave morale. Për rrjedhojë, fakti që ai drejtonte mjetin pa leje cenon drejtpërdrejt qëllimin e masës parandaluese, e cila synon të kufizojë lëvizjet e personave të rrezikshëm për të mbrojtur rendin publik, duke e bërë kështu veprimin e tij një vepër të mirëfilltë penale dhe jo një kundërvajtje rrugore. Së fundmi, lidhur me rrethanat lehtësuese, Kasacioni konfirmoi se vendimi i Gjykatës së Apelit ishte tërësisht i logjikshëm dhe i bazuar në ligj, pasi i pandehuri kishte precedentë të shumtë penalë dhe nuk ofronte asnjë element pozitiv që të justifikonte një trajtim më të favorshëm sanksionues.
Maksima - 1. Sipas rregullimeve të  Amnistisë së Tretë, ndërtimet e reja abuzive që sjellin rritje të vëllimit dhe sipërfaqes në zona me kufizime mjedisore ose të peizazhit janë strukturalisht të palegalizueshme. Kualifikimi i këtyre veprave si abuzime madhore e bën tërësisht të parëndësishëm dallimin juridik nëse kufizimi i territorit është absolut apo relativ, duke përjashtuar çdo mundësi vlerësimi të pajtueshmërisë. 2. Legjislacioni rajonal operon ekskluzivisht brenda kufijve të pranueshmërisë të përcaktuar nga legjislacioni shtetëror. Për rrjedhojë, norma rajonale nuk mund të interpretohet në mënyrë të atillë që të lejojë legalizimin e një vepre që konsiderohet abuzim madhor nga shteti, pavarësisht nëse pretendohet se ky objekt është në përputhje me instrumentet urbanistike lokale.
Fjalë kyçe - legalizim, kufizim mjedisor dhe kufizim peizazhi, abuzime madhore, ndërtim i ri i paautorizuar, pamundësi korrigjimi të aktit, hierarkia e normave.
Përmbledhje - Kjo çështje administrative u shqyrtua nga Këshilli i Shtetit të Italisë (Seksioni i Dytë), pas apelit të paraqitur nga një subjekt privat kundër vendimit të Gjykatës Administrative Rajonale (T.A.R.) të Lacios (nr. 19291/2023). Objekti i mosmarrëveshjes ishte refuzimi i një kërkese për legalizim (condono edilizio), të depozituar më 10 dhjetor 2004, nga ana e institucionit  Roma Capitale  (Bashkia e Romës). Kërkesa lidhej me një ndërtim të ri me destinacion banimi, të realizuar pa leje, i cili kishte një sipërfaqe prej 90 metra katrorë dhe një vëllim prej 290 metra kub, i ndodhur në një zonë të nënshtruar ndaj kufizimeve mjedisore dhe kufizimeve te peizazhit .
Në ankesën e tij, apeluesi pretendoi se T.A.R. kishte gabuar në vendimin e saj, duke argumentuar se refuzimi automatik i legalizimit ishte i pambështetur. Sipas apeluesit, meqenëse kufizimi i peizazhit në atë zonë ishte  relativ  dhe jo absolut, autoritetet duhet të kishin bërë një vlerësim të pajtueshmërisë së veprës me kërkesat e mbrojtjes përmes një mendimi paraprak, në vend që ta refuzonin atë menjëherë. Për më tepër, ai u mbështet në nenin 3 të Ligjit Rajonal të Lacios (nr. 12/2004), duke argumentuar se ky ligj ndalon legalizimin vetëm kur vepra është në mospërputhje me normat urbanistike, ndërkohë që objekti i tij pretendohej se ishte në përputhje me to.
Këshilli i Shtetit i hodhi poshtë tërësisht këto pretendime, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Gjykata theksoi në mënyrë të prerë se, në bazë të ligjit kombëtar Amnistia e Tretë, në zonat me kufizime mjedisore lejohet legalizimi ekskluzivisht për ndërhyrje të vogla, si mirëmbajtja apo restaurimi, që nuk sjellin asnjë rritje vëllimi apo sipërfaqeje. Ndërtimi i një objekti të ri prej 90 metra katrorë dhe 290 metra kub kualifikohet si një  abuzim madhor, i cili përjashtohet ex lege nga fusha e zbatimit të legalizimit. Për pasojë, pamundësia strukturore e legalizimit të kësaj vepre e bën krejtësisht të parëndësishëm faktin nëse kufizimi i zonës është relativ apo absolut.
Së fundmi, Këshilli i Shtetit shpjegoi parimin e hierarkisë së normave, duke arsyetuar se ligji rajonal gjen zbatim vetëm për ato ndërtime që sipas legjislacionit shtetëror klasifikohen si  të legalizueshme. Është juridikisht e palogjikshme që një normë rajonale të amnistojë një shkelje të rëndë mjedisore të ndaluar nga ligji kombëtar, duke e justifikuar atë thjesht me përputhshmërinë urbanistike të objektit. Për këto arsye, Këshilli i Shtetit vendosi rrëzimin e apelit dhe e dënoi apeluesin t'i paguajë institucionit Roma Capitale shumën prej 4,000 eurosh për mbulimin e shpenzimeve të gjykimit
4. Nella Coacci kundër Ministrisë së Brendshme, vendimi nr. 24247/2026, Gjykata e Kasacionit Itali
Maksima - 1. Regjistrimi i një sekretari komunal në një kategori më të lartë profesionale (në këtë rast Fascia B) përmes kalimit të një kursi specializimi i jep atij vetëm përshtatshmërinë për të ushtruar funksione të atij niveli, por nuk përbën një titull të pavarur për të përfituar automatikisht trajtimin e plotë ekonomik të asaj kategorie në mungesë të një emërimi. 2. Në bazë të legjislacionit mbi qeverisjen vendore dhe kontratave kolektive (CCNL), e drejta e rivlerësimit të pagës bazë dhe shtesave të pozicionit është e lidhur në mënyrë të pandashme me titullaritetin e një selie dhe me ushtrimin efektiv të funksionit, në përputhje të plotë me nenin 36 të Kushtetutës, i cili kërkon që paga të jetë proporcionale me sasinë dhe cilësinë e përcaktimeve të punës. 3. Zyrtari i cili ndodhet në statusin në dispozicion, duke qenë i papajisur me një detyrë konkrete menaxheriale, gëzon vetëm të drejtën e ruajtjes së trajtimit ekonomik të selisë së fundit ku ka shërbyer, duke mos u lejuar barazimi financiar me një zyrtar që ka marrë efektivisht përsipër përgjegjësitë e një institucioni publik.
Fjalë kyçe - sekretar komunal, kategori profesionale (fascia b), statusi në dispozicion, trajtim ekonomik, emërim efektiv, parimi i përpjesëtimit të pagës.
Përmbledhje - Gjykata e Kasacionit e Italisë (Seksioni i Punës) shqyrtoi rekursin e paraqitur nga Nella Coacci, me profesion sekretare komunale, e cila kishte paditur Ministrinë e Brendshme për t'i njohur të drejtën e një trajtimi më të lartë financiar. Rekursuesja pretendonte se, meqenëse më 4 shtator 2014 kishte përfunduar me sukses kursin e specializimit Spe.S.  dhe ishte regjistruar në kategorinë profesionale  Fascia B, ajo duhej të ishte paguar sipas kësaj kategorie për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 28 dhjetor 2017. Gjatë kësaj kohe, ajo ndodhej në statusin në dispozicion, por pa emërim specific dhe ministria vazhdonte ta paguante sipas trajtimit të  Fascia C, që ishte kategoria e selisë së fundit ku ajo kishte shërbyer. Trajtimi superior i  Fascia B iu dha vetëm më 29 dhjetor 2017, kur u emërua si sekretare në Komunën e Rocca Priora.
Në shkallë të parë dhe në Gjykatën e Apelit në Romë, kërkesa e saj ishte refuzuar plotësisht. Gjykatat e themelit kishin arsyetuar se neni 43 i Kontratës Kolektive (CCNL 2001) dhe neni 12, paragrafi 2, i d.P.R. nr. 465/1997 parashikojnë qartësisht se zyrtari në dispozicion përfiton vetëm trajtimin ekonomik të selisë së fundit të shërbimit.
Gjykata e Kasacionit e la në fuqi këtë përfundim, duke e cilësuar pretendimin e rekursueses si të pabazuar. Kasacioni theksoi se regjistrimi në regjistrin kombëtar për një kategori më të lartë shton vetëm kapacitetin profesional të personit dhe zgjeron listën e selive ku mund të emërohet, por nuk krijon detyrim financiar për shtetin. Struktura e pagës kërkon domosdoshmërisht ushtrimin e një funksioni konkret. Nëse një sekretari pa seli do t'i jepej e njëjta pagë si një sekretari që ushtron detyrën në një bashki të madhe, kjo do të shkelte parimin e sanksionuar në nenin 45 të D.Lgs. nr. 165/2001 për trajtim të barabartë vetëm për detyra të njëjta, si dhe parimet kushtetuese të lidhjes së pagës me punën (Neni 36 i Kushtetutës) dhe të mirëadministrimit (Neni 97 i Kushtetutës).
Në përfundim, rekursi u rrëzua dhe e paditura (Nella Coacci) u dënua të paguajë shpenzimet e gjykimit të legjitimitetit në shumën prej 4,000 eurosh në favor të Ministrisë së Brendshme.
Maksima -  1.Vendimi i një këshilli komunal për njohjen e një borxhi jashtë bilancit nuk përbën njohje të borxhit dhe nuk mund të korrigjojë pavlefshmërinë e një marrëdhënieje të krijuar në mungesë të një kontrate me formë shkresore thelbësore (ad substantiam), e cila është një kërkesë absolute dhe e panegociueshme për të gjitha marrëveshjet e administratës publike.  2. Padia për pasurim pa shkak kundër një enti lokal është tërësisht e papranueshme për mungesë të kriterit të subsidiaritetit, sepse legjislacioni mbi entet lokale (neni 191 i d.lgs. nr. 267/2000) ofron një mjet tjetër ligjor specifik. Ky legjislacion përcakton se kur një shërbim ofrohet pa një angazhim të rregullt financiar, marrëdhënia e detyrimit lind drejtpërdrejt me zyrtarin apo administratorin që ka lejuar ofrimin e atij shërbimi, duke përjashtuar kështu detyrimin e vetë institucionit.
Fjalë kyçe -  kontratë e administratës publike, formë shkresore thelbësore (ad substantiam), njohje e borxhit jashtë bilancit, pasurim pa shkak, kriteri i subsidiaritetit.
Përmbledhje - Gjykata e Kasacionit (Seksioni i Tretë Civil) mori në shqyrtim rekursin e paraqitur nga Komuna e Campobello di Mazara, e cila i kërkonte Komunës së Petrosinos shumën prej 667,282.86 euro, si detyrim kryesor, plus 430,246.02 euro për interesa moratore, për shërbimet e depozitimit të mbetjeve urbane gjatë periudhës 2000-2004. Pretendimi i komunës paditëse bazohej në disa urdhëresa administrative rajonale si dhe në një vendim të këshillit komunal të Petrosinos (nr. 46/2005) që njihte një ekspozim borxhi prej 640,000 eurosh. Si pretendim vartës, paditësi kërkoi aplikimin e institutit të pasurimit pa shkak.
Në shkallët e para, si Tribunali i Marsalës ashtu edhe Gjykata e Apelit e Palermos e kishin rrëzuar kërkesën e paditësit. Ato konstatuan mungesën absolute të një kontrate të vlefshme të lidhur me shkrim midis palëve, një kërkesë kjo thelbësore sipas neneve 16 dhe 17 të dekretit mbretëror nr. 2440/1923. Gjykata e Kasacionit e konfirmoi këtë përfundim, duke shpjeguar se aktet e njëanshme organizative apo vendimet e mëvonshme të këshillit komunal për njohjen e borxheve jashtë bilancit nuk kanë asnjë fuqi për të krijuar një detyrim të ri ose për të kuruar mungesën fillestare të formës shkresore që është thelbësore në kontabilitetin publik.Lidhur me kërkesën alternative për pasurim pa shkak, Gjykata e Kasacionit theksoi se kësaj padie i mungonte plotësisht kushti i subsidiaritetit. Sipas jurisprudencës së konsoliduar dhe në zbatim të nenit 191 të dekretit legjislativ nr. 267/2000 (TUEL), kur shërbimet publike ofrohen pa kaluar përmes procedurës së rregullt të angazhimit paraprak të shpenzimeve, ofruesi i shërbimit (në këtë rast paditësi) ka të drejtë dhe mundësi të ngrejë padi drejtpërdrejt kundër atyre zyrtarëve ose administratorëve që kanë lejuar materialisht furnizimin apo shërbimin. Ekzistenca e këtij mjeti të drejtpërdrejtë ligjor ndaj individëve përgjegjës pengon automatikisht ngritjen e padisë për pasurim pa shkak kundër entit publik. Për këto arsye, Kasacioni rrëzoi përfundimisht rekursin dhe e detyroi Komunën e Campobello di Mazara të paguajë shpenzimet e gjykimit në masën 12,000 euro për kompensime profesionale.
4. Pasqyrimi i aktiviteteve të Gjykatës së lartë
Në datën 8 shtator 2026 u zhvillua Mbledhja e Kryetarëve të Gjykatave të Republikës së Shqipërisë,  e cila doli me një qëndrim institucional lidhur me çeshtjen e zhbllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, duke kërkuar procedimin e menjëhershëm të pagave të administratës gjyqësore, si dhe zhbllokimin dhe pagesën e pagave të gjyqtarëve në përputhje me efektet e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese; përllogaritjen dhe fillimin e shlyerjes së pagesave të prapambetura sipas paragrafit 110 të vendimit;  respektimin nga çdo institucion të pavarësisë së gjyqësorit, integritetit të tij institucional dhe autoritetit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Në datën 10 shtator 2026 Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë doli me një deklaratë me anë të së cilës u bëri thirrje Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës që t’i japin menjëherë fund gjendjes së krijuar dhe të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore. Vazhdimi i bllokimit pas këtij qëndrimi të përbashkët nuk mund të konsiderohet më një paqartësi teknike: ai do të përbënte vijim të vetëdijshëm të një situate që cenon autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Gjyqësori nuk kërkon epërsi ndaj pushteteve të tjera dhe nuk pranon nënshtrim ndaj tyre. Kërkon vetëm atë që Kushtetuta urdhëron: që secili pushtet të ushtrojë kompetencat e veta, të respektojë kufijtë e tjetrit dhe t’u bindet vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese.
Në datën 15 shtator 2026, Kreu i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, së bashku me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, zhvilluan një vizitë zyrtare në Romë, ku janë pritur në Palazzo del Quirinale nga Presidenti i Republikës Italiane, z. Sergio Mattarella.
Aktiviteti, në të cilën mori pjesë një delegacion i përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të World Jurist Association dhe World Law Foundation, u përqendrua te zhvillimi i edicionit të radhës së World Law Congress Albania 2027, i cili do të mbledhë në Tiranë, në muajin maj, personalitetet më të shquara të drejtësisë globale. Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se Presidenti i Republikës Italiane, z. Sergio Mattarella, do të marrë pjesë si i ftuar nderi në këtë ngjarje të rëndësishme, së bashku me madhërinë e tij, Mbretin Felipe VI të Spanjës, si dhe autoritete të larta të institucioneve dhe drejtësisë ndërkombëtare. Përzgjedhja e Shqipërisë për të organizuar një ngjarje kaq prestigjioze është jo vetëm një nder i veçantë për vendin, por edhe një dëshmi e qartë se puna, standardet dhe funksionimi i institucioneve të larta të drejtësisë dhe gjyqësorit, vlerësohen gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë. Gjykata e Lartë, si bashkëorganizatore e WLC 2027, mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke garantuar se Shqipëria do të jetë në lartësinë e duhur për të pritur liderët e drejtësisë botërore në vitin 2027.
Në datën 16 shtator 2026 Gjykata e Lartë, nëpërmjet deklaratës mbi procedurën parlamentare për projektligjin për pagat dhe statusin e magjistratëve, shprehu kundërshtimin e saj më të fortë ndaj mënyrës se si Komisioni për Çështjet Ligjore zhvilloi procedurën parlamentare për projektligjin që prek drejtpërdrejt pagat, statusin dhe garancitë kushtetuese të magjistratëve. Ajo që ndodhi nuk ishte thjesht një konsultim i mangët, por një shpërfillje e hapur e kuptimit të konsultimit institucional dhe e përfaqësuesve të një pushteti kushtetues, të thirrur nga vetë Kuvendi për t'u dëgjuar.
Në datën 25 shtator 2026 u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme të Gjyqtarëve të Republikës, e thirrur për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e gjyqësorit. Kryetari i Gjykatës së Lartë në fjalën e tij  theksoi se kjo zgjedhje shkon tej plotësimit të tre vendeve në Këshill dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si do të qeveriset gjyqësori në vitet që vijnë. Duke bërë një vlerësim të funksionimit të vetëqeverisjes së gjyqësorit, Kryetari nënvizoi se tetë vjet pas ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, suksesi nuk mund të matet vetëm me ngritjen e institucioneve, por me mënyrën se si ato funksionojnë dhe me rezultatet konkrete që prodhojnë për qytetarin. Në përfundim, Kryetari i Gjykatës së Lartë u bëri thirrje gjyqtarëve që zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ ta ushtrojnë lirisht dhe me përgjegjësi, duke vlerësuar profesionalizmin, integritetin dhe aftësinë e kandidatëve për të kuptuar nevojat reale të gjykatave.“Sot vota është e secilit prej nesh. Përgjegjësia për mënyrën si do të qeveriset gjyqësori është e të gjithëve.” Kandidatët fitues për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor u zgjodhën : z. Sandër Simoni, për Gjykatën e Lartë, z. Fatri Islamaj, për gjykatat e apelit dhe znj. Brunilda Kadi për gjykatat e shkallës së parë.
Në datën 5.10.2026 u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për procedurën e zgjedhjes së Kryetarit të ri të kësaj gjykate. Procedura e votimit u zhvillua në përputhje me nenin 51 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nenin 26, pika 1, të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe vendimin nr. 485, datë 21.9.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”. Në përfundim të votimit, z. Ilir Panda u zgjodh Kryetar i Gjykatës së Lartë me 14 vota pro. Mandati i tij fillon më datë 19 tetor 2026, pas përfundimit të mandatit të Kryetarit aktual të Gjykatës së Lartë.
5. Abonohu në buletinin informativ elektronik
6. Njihu me jurisprudencën në JUDIX
7. Formati i rekursit në Gjykatën e Lartë
7. Informacion mbi zgjidhjen e çështjeve gjyqësore
8. Vizitat në Gjykatën e Lartë (Gjykata e Hapur/Open court)
Kontakto:
Tel.: +355 4 2257304;
Fax: +355 (4) 228837;
Email: info@gjykataelarte.gov.al
Adresa postare: Rruga: “Ibrahim Rugova”, Nr.20, 1001, Tiranë, Shqipëri.
"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2597","lang":"en","type":"BULLETIN"}},"staticQueryHashes":["1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}