REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 21.01.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Zëvëndës Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokoli Sadushi mori pjesë të mërkurën, 20.01.2021, në takimin e zhvilluar mes Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zj. Yuri Kim dhe Kryetares e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Takimi u fokusua te roli thelbësor që ka bërja sa më funksionale dhe efektive e Gjykatës së Lartë, në dhënien e drejtësisë në vend. Krahas diskutimeve mbi masat e marra nga Gjykata e Lartë për të organizuar me sa më efektshmëri situatën në të cilën ajo ndodhet për uljen e backlogut, në takim u diskutua edhe mbi nismën e ndërmarrë nga Projekti “Justice for all” (USAID) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mbi përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, si një vlerë e shtuar në performacën e kësaj gjykate, si edhe angazhimi për plotësimin e trupës së gjyqtarëve në vijimësi, e cila do të finalizojë me sukses edhe emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.​

Item 1
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte