REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 31.08.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Z. Xhezair Zaganjori në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Kryetarit të Bordit të Magjistraturës, i shpreh thellësisht ngushëllimet familjarëve të gjyqtares së ndjerë Fildes Hafizi, e cila humbi jetën tragjikisht si pasojë e një akti barbar dhe vrastar ndaj saj.

”Dënojmë me forcë këtë akt të ulët që i mori jetën një gruaje, një nëne, një kolegeje magjistrate të dalluar dhe një qytetareje të pafajshme. Ndarja e parakohëshme nga jeta e Fildesit, jo vetëm ka hidhëruar familjarët e saj për humbjen e njeriut të tyre të dashur, por ka tronditur gjithashtu kolegët e saj gjyqtarë në të gjithë vendin dhe i ka privuar drejtësisë një juriste dhe një gjyqtare të aftë e me prespektivë”.

Edhe pse e re në profesion, ajo ka dhënë kontributin e saj në sistemin e drejtësisë si një magjistrate e shkëlqyer dhe e apasionuar. Për shkak të cilësive e aftësisë të saj, Fildesi ishte zgjedhur nga vetë magjistratët si përfaqësuese e tyre në Bordin e Shkollës së Magjistraturës, duke e përfaqësuar denjësisht besimin e kolegëve të saj.

Forca dhe kurajo mbizotëroftë në familjen e saj dhe dy fëmijët e mitur.

Item 1

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte