Vendim nr. 2, datë 09.04.2020

VENDIM

Nr. 2, datë 09.04.2020

PËR CAKTIMIN E GJYQTARËVE NË PËRBËRJE TË TRUPAVE GJYKUESE TË KOLEGJEVE TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 27 pika 1, nenit 28 pika 6 dhe 7, nenit 3l, si edhe te nenit 38 shkronja "c" të ligjit nr.98/2016 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", pasi shqyrtoi materialin me shkrim që përmban të dhënat mbi numrin, llojin, natyrën dhe kohën e paraqitjes së çështjeve gjyqësore dhe numrin e gjyqtarëve e të këshilltarëve ligjorënë detyrë pranë Gjykatës së Lartë, si edhe pasi vlerësoi mendimin e dhënë nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Këshilli i Gjykatës

VENDOSI:

I. Caktimin e gjyqtarëve në përbërje të trupave gjykuese të secilit Kolegj të Gjykatës së Larte, si më poshtë:

a) Trupa gjykuese e Kolegjit Civil të jetë me këtë përbërje: z. Ardian Dvorani, z. Ervin Pupe, z.Sokol Sadushi (gjyqtar plotësues);

b) Trupa gjykuese e Kolegjit Penaltë jetë me këtë përbërje:z.Ilir Panda,z.Ardian Dvorani (gjyqtar plotësues), z. Ervin Pupe (gjyqtar plotësues) ;

c) Trupa gjykuese e Kolegjit Administrativ të jetë me këtë përbërje: z. Sokol Sadushi, z. Ardian Dvorani (gjyqtar plotësues), z. llir Panda (gjyqtar plotësues).

2. Në rast të mungesave objektive dhe pengesave ligjore, përbërja e Kolegjit përkatës plotësohet nga gjyqtari i katërt që nuk është caktuar në përbërjen e përhershme të trupës gjykuese përkatëse sipas pikës l më sipër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte