Vendim nr. 1, datë 09.04.2020

VENDIM

Nr. 1, datë 09.04.2020

PËR CAKTIMIN E GJYQTARËVE NË PËRBËRJE TË KOLEGJEVE TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 27 pika 1, nenit 28 pika 6 dhe 7, nenit 31, si edhe të nenit 38 shkronja “9” të ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, pasi shqyrtoi materialin me shkrim që përmban të dhënat mbi numrin, llojin, natyrën dhe kohën e paraqitjes së çështjeve gjyqësore dhe numrin e gjyqtarëve e të këshilltarëvc ligjorë në detyrë pranë Gjykatës së Lartë, si edhe pasi vlerësoi mendimin e dhënë nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Këshilli i Gjykatës

VENDOSI:

1. Caktimin e gjyqtarëve në përbërje të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë, si më poshtë:

a) Në përbërje të Kolegjit Civil : z. Ardian Dvorani dhe z. Ervin Pupe ;

b) Në përbërje të Kolegjit Penal : z. Ilir Panda ;

c) Në përbërje të Kolegjit Administrativ : z. Sokol Sadushi.

2. Sipas kompetencave të caktuara në nenin 25 të ligjit nr.98/2016, kancelari i Gjykatës

së Lartë të procedojë me realizimin e procedurave të shortit për ndarjen e të gjitha çështjeve gjyqësore, sipas llojit te tyre, gjyqtarëve të caktuar në përbërje të secilit prej tre kolegjeve të Gjykatës së Lartë.

3. Për të gjitha çështjet gjyqësore që i kane studiuar dhe përgatitur për relatim , këshilltarët ligjorë të Njësisë së Shërbimit Ligjor të realizojnë veprimet ndihmëse dhe këshilluese pranë kolegjeve përkatëse, në varësi të llojit të këtyre çështjeve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte