• 1
    gjykata e larte
  • 2
    Salle gjyqi
  • 3
    Salla e mbledhjeve te gjyqtareve
  • 4
    Salla e kolegjeve te bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 19.11.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Tryeza e rrumbullaket mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, mblodhi së bashku të premten, anëtarët e dy gjykatave më të larta në vend.
"Juridiksioni kushtetues dhe juridiksioni gjyqësor-vija ndarëse mes tyre" ishte tema e diskutimit të aktivitetit, i cili kishte për qëllim të evidentonte vlerat dhe vështirësitë në praktikën e gjykatave më të larta. Profesionistët e së drejtës, e ndjekin me vëmendje performancën e gjykatave, duke i detyruar këto të fundit të jenë më të përgjegjshme për të reflektuar bashkërisht.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi shprehu ndër të tjera vullnetin dhe dëshirën për të vijuar me organizimin e aktiviteteve të tilla, të cilat sjellin padyshim rritjen e nivelit të komunikimit institucional në vend.
Gjykata e Lartë vlerëson asistencën e vazhdueshme të Fondacionit Hanns Seidel, në kuadër të rritjes së performancës së institucioneve që garantojnë shtetin e së drejtës.

Item 1
 
 
Item 2
 
Item 3
 
Item 4
 
Item 5
 
Item 6
 
Item 7
 
Item 8

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte