REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 12.06.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Anëtarët e Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, Z. Ervin Pupe dhe Z. Ilir Panda zhvilluan ditën e premte, me datë 12.06.2020, në ambjentet e Gjykatës së Lartë nje takim me Drejtuesen e Misionit EURALIUS V Znj. Agnes Bernhard dhe Ekspertin Ndërkombëtar Z. Herman von Hebel, njëkohësisht Zv. Drejtues i këtij misioni.

Në këtë takim që vjen disa muaj pas emërimit në detyrë të anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, u është prezantuar nga drejtuesit e misionit, Plani i Veprimit për mbështetjen e Gjykatëssë Lartë. Ky plan synon fuqizimin e pavarësisë, efiçensës dhe efektivitetit të Gjykatës së Lartë, me synimin e përmbushjes se misionit te saj kushtetues për njesimin dhe zhvillimin e praktikes gjyqesore.

Pasi janë njohur me këtë Plan Veprim, anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë diskutuar në lidhje me problematikat me të cilat përballet aktualisht kjo gjykatë, mungesat e kapaciteteve njerëzore, problematikat lidhur me sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, nisjen e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore sipas një strategjie të qartë dhe të mirëpërcaktuar.

Duke e vlerësuar këtë Plan Veprim si një ndihmesë dhe një strategji të qartë asistuese për mbarëvajtjen e punës në Gjykatën e Lartë, anëtarët e saj i kanë kërkuar misionit EURALIUS V mbështetje të mëtejshme duke bashkëpunuar edhe me aktorë të tjerë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

EURALIUS V si projekt i asistencës teknike të BE-së, do të mbështesë institucionet kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim përafrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së. Objektivi kryesor i projektit EURALIUS V është fuqizimi i pavarësisë, transparencës, efiçencës, përgjegjshmërisë dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin shqiptar të drejtësisë, në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të BE-së.

Item 1

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte