SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

(SPECIALIST/E)

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë.

* Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit është i njëjtë për të dyja procedurat.

Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proce-durën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

I. LËVIZJE PARALELE

Shpallje për lëvizje paralele për plotësimin e vendit të lirë të punës në Gjykatën e Lartë, në pozicionin:

“Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë”

Në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreu V-të, të nenit 25 “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu VI, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpall:

1. Procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë.

2. Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Vëndi i punës në pozicionin “Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë” bën pjesë në grupin e administrimit të posaçëm dhe është nëpunës civil i nivelit ekzekutiv. Ai/ajo përgjigjet para Përgjegjësit të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve dhe veprimtaria e punës së tij konsiston në shërbimin për mbulimin e marrëdhënieve dhe veprimtarive të Gjykatës së Lartë, në lidhje me institucionet analoge ndërkombëtare që veprojnë në vëndin tonë, me personalitete e miq të huaj, si dhe me institucionet qëndrore dhe ato të drejtësisë të shtetit shqiptar për sa më poshtë:

  • Të kontribuojë për përkthimin e materialeve të bashkëpunimit, me organe dhe organizma analoge, sit ë OKB-së, të BE-së, të PE-së, Bankës Botërore, të GJEDNJ-së, të AHJUCAT, të EURALIUS-it, të USAID-it, etj, për përmirësimin e punës në sistemin e drejtësisë, e në veçanti të Gjykatës së Lartë.
  • Të krijojë fusha bashkëpunimi me organe dhe organizma të tjera joqeveritare për mbështetjen e programeve të kualifikimit dhe të veprimtarisë së Gjykatës së Lartë.
  • Të sigurojë litereturën apo informacionet e nevojshme për problemet që diskutohen në aktivitetet ndërkombëtare që lidhen me sferën e drejtësisë, të cilat i trajton Gjykata e Lartë.
  • Të kujdeset me preokupimin maksimal për të marrë masat e duhura për pritjen, sistemimin dhe përcjelljen e delegacioneve, apo ekspertëve të huaj, që vijnë në vëndin tonë me ftesë apo në kuadrin e bashkëpunimit me Gjykatën e Lartë, si dhe të bëjë pasqyrimin fotografik të veprimtarive që zhvillohen në gjykatë.
  • Të kontaktojë dhe të bashkëpunojë me ambasadat e huaja që veprojnë në vëndin tonë, për vendosje apo ruajtje marrëdhëniesh, takimesh ose pjesëmarrje të përbashkëta të karakterit të punës ose ceremonial.
  • Të jetë serioz dhe i saktë në përgatitjen shkresore dhe logjistike për delegacionet e Gjykatës së Lartë në udhëtimet zyrtare jashtë shtetit.
  • Të azhornohet me litereturën apo botimet e reja të fushës së drejtësisë në gjuhë të huaj dhe të parashtrojë kërkesat për pajisjen me to të biblotekës së Gjykatës së Lartë.
  • Të hartojë shkresa, dokumenta, informacione që kanë të bëjnë me çështjet e ndryshme të sektorit. Të zbatojë detyrat e ngarkuara sipas Rregullores së Brendshme të Gjykatës së Lartë, si dhe të jetë aktiv në punën me grup, në grupet e punës brënda institucionit dhe në detyrat e tjera që mund t’i ngarkohen.

3. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojë një diplomë “Bachelor” dhe master professional në shkencat juridike, të marrëdhënieve ndërkombëtare ose të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
  2. Nota mesatare e rezultateve në studimet universitare të jetë 8.0 e lart.
  3. Të ketë përvojë pune të paktën 1 (një) vit në institucione qëndrore ose të pavarura.
  4. Të zotërojë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruajtur në nivel profesional, të mbrojtur në institucione të liçensuara shqiptare ose ndërkombëtare. Çertifikimi me diplomë është i preferueshëm. Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë të BE-së ( frengjisht, gjermanisht ose italisht).
  5. Të zotërojë me dëshmi, metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit në programet bazë operative të tij.
  6. Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup, angazhim profesional, efiçencë në punë, etj,.
  7. Të jatë i aftë të raportojë në kohë për detyrat e ngarkuara.

4. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, kategoria IV-të, klasa IV/1, specialist i nevelit A (ish klasa III-të, kategoria III-b).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.

5. Kandidati duhet të dorëzojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e protokollit të Gjykatës së Lartë, dokumentet e dosjes së tij personale:

a) Letër motivimi për aplikim ne vendin vakant.

b) Një kopje të jetëshkrimit.

c) Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

d) Fotokopje e diplomës, nëse kandidati disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë atë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.

e) Fotokopje e listës së notave, nëse ka listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në shtetin shqiptar duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.

f) Fotokopje e librezës së punës.

g) Dëshmi e njohjes së një gjuhe të huaj.

h) Fotokopje të një vlerësimi vjetor.

i) Aktin e emërimit si nëpunës civil.

j) Vërtetim nga punëdhënësi i fundit nuk ka masë disiplinore në fuqi.

k) Vërtetimi i gjendjes gjyqësore.

l) Fotokopje e letërnjoftimit (karta e identitetit).

m) Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor nga komisioni i qendrës ku banon)

n) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

6. Pranimi i dokumentave do të bëhet deri me datën 07.02.2015

7. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizje paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin me datën 09.02.2015 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të institucionit, si dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun të Gjykatës së Lartë.

Në të njëjtën datë do të njoftohen kandidatët, që nuk plotësojnë kërkesat e lëvizjes para-lele të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, renditen në një listë të veçantë në të cilën regjistrohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk publikohet, por administrohet nga Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, e cila njofton në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.

Çdo aplikant ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Sektorit Personelit dhe Shërbimeve, brenda 3 (tre) ditëve pune nga data e shpalljes së listës. Ankuesi merr përgjigje brenda 3 (tre) ditëve pune nga data e depozitimit të ankesës.

8. Konkurrimi – Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Lartë, në datën 13.02.2015, ora 10.00

9. Fusha e njohurive mbi të cilën bazohet konkurrimi:

· Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

· Ligjin nr.8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

· Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;

· Ligjin nr.9131, date 08.09.2003, “Për rregullat e etikes në administratën publike;

· Kodin e Procedurave Administrative;

· Ligjin nr.8503, date 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”;

· Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;

· Rregulloren e Brendshme të Gjykatës së Lartë;

10.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë Gjykatës së Lartë, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

· 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar e ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 5 pikë për vlerësimet pozitive.

· 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë.

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, të Kreut IV, Të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësin civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

11. Lista fituese me mbi 70 pikë (mbi 70%) do të shpallet me datën 14.02.2015

12. Njoftimi do të bëhet: Në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të institucionit, si dhe në tendën e njoftimit për publikun të Gjykatës së Lartë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka fitues nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas, Kreut IV- “PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL”, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësin civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

II. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreu IV-të, të nenit 22 “PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpall:

1. Procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin:

Specialistë për Marrëdhëniet me Jashtë.

2. Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Vëndi i punës në pozicionin “Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë” bën pjesë në grupin e administrimit të posaçëm dhe është nëpunës civil i nivelit ekzekutiv. Ai/ajo përgjigjet para Përgjegjësit të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve dhe veprimtaria e punës së tij konsiston në shërbimin për mbulimin e marrëdhënieve dhe veprimtarive të Gjykatës së Lartë, në lidhje me institucionet analoge ndërkombëtare që veprojnë në vëndin tonë, me personalitete e miq të huaj, si dhe me institucionet qëndrore dhe ato të drejtësisë të shtetit shqiptar për sa më poshtë:

  • Të kontribuojë për përkthimin e materialeve të bashkëpunimit, me organe dhe organizma analoge, sit ë OKB-së, të BE-së, të PE-së, Bankës Botërore, të GJEDNJ-së, të AHJUCAT, të EURALIUS-it, të USAID-it, etj, për përmirësimin e punës në sistemin e drejtësisë, e në veçanti të Gjykatës së Lartë.
  • Të krijojë fusha bashkëpunimi me organe dhe organizma të tjera joqeveritare për mbështetjen e programeve të kualifikimit dhe të veprimtarisë së Gjykatës së Lartë.
  • Të sigurojë litereturën apo informacionet e nevojshme për problemet që diskutohen në aktivitetet ndërkombëtare që lidhen me sferën e drejtësisë, të cilat i trajton Gjykata e Lartë.
  • Të kujdeset me preokupimin maksimal për të marrë masat e duhura për pritjen, sistemimin dhe përcjelljen e delegacioneve, apo ekspertëve të huaj, që vijnë në vëndin tonë me ftesë apo në kuadrin e bashkëpunimit me Gjykatën e Lartë, si dhe të bëjë pasqyrimin fotografik të veprimtarive që zhvillohen në gjykatë.
  • Të kontaktojë dhe të bashkëpunojë me ambasadat e huaja që veprojnë në vëndin tonë, për vendosje apo ruajtje marrëdhëniesh, takimesh ose pjesëmarrje të përbashkëta të karakterit të punës ose ceremonial.
  • Të jetë serioz dhe i saktë në përgatitjen shkresore dhe logjistike për delegacionet e Gjykatës së Lartë në udhëtimet zyrtare jashtë shtetit.
  • Të azhornohet me litereturën apo botimet e reja të fushës së drejtësisë në gjuhë të huaj dhe të parashtrojë kërkesat për pajisjen me to të biblotekës së Gjykatës së Lartë.
  • Të hartojë shkresa, dokumenta, informacione që kanë të bëjnë me çështjet e ndryshme të sektorit. Të zbatojë detyrat e ngarkuara sipas Rregullores së Brendshme të Gjykatës së Lartë, si dhe të jetë aktiv në punën me grup, në grupet e punës brënda institucionit dhe në detyrat e tjera që mund t’i ngarkohen.

3. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

1. Të zotërojë një diplomë “Bachelor” dhe master profesional, në shkencat juridike, të marrëdhënieve ndërkombëtare, ose të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

2. Prioritet përbën edhe një diplomë e dytë universitare ose titull shkencor sipas kategorisë së vendit të punës.

3. Nota mesatare e rezultateve në studimet universitare të jetë 8.0 e lart.

4. Të zotërojë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruajtur në nivel profesional, të mbrojtur në institucione të liçensuara shqiptare ose ndërkombëtare. Çertifikimi me diplomë është i preferueshëm. Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë të BE-së ( frengjisht, gjermanisht ose italisht).

5. Të zotërojë me dëshmi, metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit në programet bazë operative të tij.

6. Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup, angazhim profesional, efiçencë në punë dhe mendim krijues.

7. Të jetë i aftë të raportojë në kohë për detyrat e ngarkuara.

4. Kërkesat e përgjithshme;

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

· Të jetë shtetas shqiptar;

· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

· Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

· Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

· Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

· Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas ligjit.

5.Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur në zyrës e Protokollit, të Gjykatës së Lartë, dokumentet e dosjes së tij personale:

a) Letër motivimi për aplikim ne vendin vakant.

b) Një kopje të jetëshkrimit.

c) Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

d) Fotokopje e diplomës, nëse kandidati disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë atë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.

e) Fotokopje e listës së notave, nëse ka listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në shtetin shqiptar duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.

f) Fotokopje e librezës së punës (nëse ka).

g) Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj, përbën avantazh dëshmia e gjuhës së dytë).

h) Vërtetim nga punëdhënësi i fundit (nëse ka qenë në punë), që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

i) Vërtetimi i gjendjes gjyqësore.

j) Fotokopje e letërnjoftimit (karta e identitetit).

k) Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor nga komisioni i qendrës ku banon)

l) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

6. Pranimi i dokumentave do të bëhet deri me datën 07.02.2015

7. Rezultatet për verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen me konkurrim do të dalin në datën 10.02.2015 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të institucionit, si dhe në tendën e informimit për publikun të Gjykatës së Lartë.

Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Sektorit të Personelit dhe Shërbimeve, brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës. Ankuesi merr përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të ankesës.

8. Konkurrimi – Testimi me shkrim dhe intervista me gojë do të zhvillohen në ambientet e Gjykatës së Lartë në datën 17.02.2015, ora 10.00

9. Fusha e njohurive kryesore mbi të cilën bazohet konkurrimi:

· Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

· Ligjin Nr. 8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

· Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”;

· Ligjin Nr. 9131, date 08.09.2003, “Për rregullat e etikes në administratën publike;

· Kodin e Procedurave Administrative;

· Ligjin Nr. 8503, date 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;

· Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;

· Lexim përkthim të një materiali në gjuhën e huaj me përmbajtje juridike.

· Rregulloren e Brendshme të Gjykatës së Lartë

10.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Përhershëm i Pranimit”(KPP), i ngritur pranë Gjykatës së Lartë, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.


Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

· 15 pikë, për vlerësimin e jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të eksperiencës të trajnimeve të lidhura me fushën ku do të konkurrojë;

· 15 pikë, për intervistën e strukturuar me gojë;

· 70 pikë, për vlerësimin me shkrim;


Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 40 pikë e lart, ai i nënshtrohet intervistës së strukturuar me gojë.

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin , i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë.

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, të Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësin civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

11. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 18.02.2015

12. Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, si dhe në këndin e njoftimeve publike të institucionit.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin e telefonit 4 22 57 308 ose në adresën:

Gjykata e Lartë, Rruga: “Ibrahim Rrugova”,Tiranë.

GJYKATA E LARTË

Tiranë me 08.01.2015

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte