Shpallje vend vakant ne pozicionin Specialist/e ne Sektorin e Administrimit Gjyqesor

SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST/E)

Lloji i diplomës “Shkenca juridike”

Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Gjykata e Lartë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

1 (një) Specialist/e, në Sektorin e Administrimit Gjyqësor, me kategorinë III-b.

Pozicionet më sipër, u afrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE

13 Nëntor 2017

Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

17 Nëntor 2017

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

1. Merr pjesë dhe ka përgjegjësi në të gjitha veprimet e seancave gjyqësore penale, civile, administrative. Mban proces verbalin e seancës gjyqësore në mënyrë elektronike, në përputhje me dispozitat procedurale penale, civile dhe administrative.

2. Merr vendimin e shkurtuar, me pjesën hyrëse dhe urdhëruese, të nënshkruar nga gjyqtarët, bashkë më dosjen jo më vonë se 2 (dy) ditë nga dita e shpalljes për të shënuar në regjistër, datën e gjykimit, që në momentin që mbaron gjykimi i çështjeve, për të numërtuar vendimin dhe për t’i shënuar këto edhe në kapakun e dosjes. Jo më vonë se 1 (një) ditë pas numërtimit, i kthen dosjen gjyqtarit relator për të arsyetuar vendimin.

3. Përgatit njoftimet, listen e zbardhjes së gjyqeve dhe afishimin e njoftimeve për publikun brenda afatit ligjor.

4. Lidh në mënyrë kronologjike dokumentacionin dhe aktet procedurale sipas kohës së krijimit.

5. Gjatë punës të kujdeset për respektimin e afateve procedurale për dorëzimin e dosjeve në sekretarinë gjyqësore, duke informuar përgjegjesen e sektorit.

6. Merr në dorëzim dosjet nga ndihmësi ligjor për çështjet që kanë mbaruar në seancë gjyqësore dhe për çështjet që është vendosur mospranim rekursi, nga Zyra e Regjistrimit, duke kontrolluar plotësimin e inventarit të dosjes, kundrejt nënshkrimit.

7. Merr vendimin e zbardhur nga ndihmësi ligjor duke e formatuar atë kur është rasti dhe ja përcjell trupit gjykues për firmë.

8. Të plotësojë rregullisht regjistrin themeltar i çështjeve gjyqësore, indeksin alfabetik i vendimeve gjyqësore, numratorin e vendimeve gjyqësore, si dhe librat e pasqyrimit të lëvizjes së dosjeve.

9. Plotëson regjistrat me shkrim të qartë, të pastër i mban ato deri në përfundimin e çështjeve sipas viteve dhe në përfundim i dorëzon për ruajtje në arkivin e gjykatës.

10. Mbasi përfundon firmosja e vendimeve, dosjet qepen me inventarin përkatës dhe dërgohen në gjykatat respektive brenda 10 ditëve nga nënshkrimi i tij.

11. Përgjigjet tek Përgjegjësi i Sektorit për kryerjen e detyrave ditore dhe mban lidhje të vazhdueshme me të, për diskutimin dhe vendimmarrjen në zgjidhjen e problemeve.

1 LËVIZJA PARALELE  

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori.

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Të zotërojë një diplomë “Mastër profesional” në studimet e larta universitare. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Të ketë të paktën 1 (një) vit pune.

Të njohë gjuhën angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

Të ketë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të plotësojnë pranë Sektorit të Personelit dhe Shërbimeve të Gjykatës së Lartë, dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

b- Kërkesë për aplikim.

c- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

d- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).

e- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

f- Vertetimin e gjendjes shëndetësore.

g- Vertetimin e gjëndjes gjyqësore.

h- Vlerësimet e fundit nga eprori direkt.

i- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi

j- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Gjykatës së Lartë, brenda datës 13 Nëntor 2017.

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIN PARAPRAK

Në datën 14 Nëntor 2017, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

Ligjin nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikës së Shqipërisë”.

Ligji nr. 7905, datë 21.03.1998 “Kodi i Procedurës Penale”, i ndryshuar.

Ligji nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile”, i ndryshuar.

Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative”.

Ligji nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

Ligji nr. 9131, datë 15.03.2013 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme.

c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, menyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ www.dap.gov.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në tendën e afishimeve të njoftimëve për publikun.

2. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 20 Nëntor 2017.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

g-Të zotërojë një diplomë “Master profesional” në studimet e larta universitare. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

h- Të ketë përvojë pune të paktën 1 (një) vit.

i- Të njohë gjuhën angleze ose të një gjuhe të BE-së.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

b- Kërkesë për aplikim.

e- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

d- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë.

e- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

f- Vertetimin e gjendjes shëndetësore.

g- Vertetimin e gjëndjes gjyqësore.

h- Vlerësimet e fundit nga eprori direkt.

i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

j- Vertetimin nga institucioni i fundit ku ka punuar, që nuk ka masë disiplinore në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave më sipër për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 17 Nëntor 2017.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 20 Nëntor 2017, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në tendën e informimit për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail ose me celular).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

a- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

b- Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

c- Ligji nr. 7905, datë 21.03.1998 “Kodi i Procedurave Penale”, i ndryshuar.

d- Ligji nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile”. i ndryshuar.

e- Ligji nr. 44/2015 Kodi i Procedurës Administrative”

f- Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

g- Ligjin Nr. 9131, datë 15.03.2013 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme.

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ www.dap.al”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhëzim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, pranë Gjykatës së Lartë, do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në tendën e njoftimit për publikun, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për fazat e mëtejshme të procedurave së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;

Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 20 Nëntor 2017.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin e telefonit 04 22 57 308 ose në adresën:

Gjykata e Lartë, Rruga: “Ibrahim Rrugova”,Tiranë.

Tiranë me 02.11.2017

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte