Shpallje vend vakant ne pozicionin Specialist Regjistrimi

SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

(SPECIALIST/E  REGJISTRIMI)

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë.

*Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit është i njëjtë për të dyja procedurat.

Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

I.LËVIZJE PARALELE

Shpallje për lëvizje paralele për plotësimin e vendit të lirë të punës në Gjykatën e Lartë, në pozicionin:

“Specialist në Sektorin e Regjistrimit”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Gjykata e Lartë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

1.Procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Regjistrimit

2.Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Realizon procesin e regjistrimit të të gjitha dosjeve gjyqësore që hyjnë në Gjykatën e Lartë në sistemin informativ të menaxhimit të çështjeve në përputhje me kërkesat e programit, si dhe afishimin e tyre në tabelën përkatëse për publikun, duke i ndjekur në vazhdimësi gjatë punës të përditshme.

Të marrë në dorëzim postën zyrtare ditore nga të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit.

Të verifikojë nëse dosja është e shoqëruar me shkresë, është e qepur me faqe të numërtuara, me fletë inventari të dokumentave dhe nëse janë plotësuar kërkesat që parashikohen nga Kodet e Procedurave Penale, Civile dhe Administrative dhe nëse ju është komunikuar palëve rekursi dhe dokumentat e tjera.

Kur konstaton se dosja plotëson kriteret e mësipërme, pranon dhe regjistron në Sistemin e Menaxhimit të çështjeve gjyqësore të Gjykatës së Lartë fashikullin e gjykimit, duke pasqyruar palët, objektin, bazën ligjore, përfaqësuesin ligjor të palës dhe të shënojë në kapakun e dosjes numrin e aktit, datën e regjistrimit.

Pranon dhe regjistron kërkesat për rishikim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë në sistemin e menaxhimit të çështjeve, pasi i verifikon plotësimin e kushteve të parashikuara në ligjin procedural.

Komunikon me publikun sipas orarit dhe rregullave të përcaktuara, në zbatim të standardeve të sjelljes etike, në shërbimet me publikun.

3.Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Të zotërojë një diplomë “Mastër profesional” në studimet e larta universitare, në Fakultetin e Drejtësisë. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Të ketë të paktën 3 vite pune në fushat e mësipërme.

Të njohë gjuhën angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

Të ketë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit.

4. Kushtet minimaleqë duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori.

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

5.Kandidati duhet të dorëzojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e protokollit të Gjykatës së Lartë, dokumentat e dosjes së tij personale:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

b- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor).

c- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).

d- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

e- Vertetimin e gjendjes shëndetësore.

f- Vertetimin e gjendjes gjyqësore.

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.

h- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi.

i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

6.Pranimi i dokumentave do të bëhet deri me datën 25.05.2015

7.Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 27 Maj 2015, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

  Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

8. Fusha e njohurive mbi të cilën bazohet konkurrimi:

Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

Ligjin nr.8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Civile, Administrative dhe Penale.

9.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme.

c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, menyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ www.dap.gov.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

Njoftimi do te behet : Në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të institucionit, si dhe në tendën e njoftimit për publikun të Gjykatës së Lartë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka fitues nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas, Kreut IV- “PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL”, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 12.03.2014“Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësin civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

II.PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreu IV-të, të nenit 22 “PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpall:

1.Procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Regjistrimit.

2.Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Realizon procesin e regjistrimit të të gjitha dosjeve gjyqësore që hyjnë në Gjykatën e Lartë në sistemin informativ të menaxhimit të çështjeve në përputhje me kërkesat e programit, si dhe afishimin e tyre në tabelën përkatëse për publikun, duke i ndjekur në vazhdimësi gjatë punës të përditshme.

Të marrë në dorëzim postën zyrtare ditore nga të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit.

Të verifikojë nëse dosja është e shoqëruar me shkresë, është e qepur me faqe të numërtuara, me fletë inventari të dokumentave dhe nëse janë plotësuar kërkesat që parashikohen nga Kodet e Procedurave Penale, Civile dhe Administrative dhe nëse ju është komunikuar palëve rekursi dhe dokumentat e tjera.

Kur konstaton se dosja plotëson kriteret e mësipërme, pranon dhe regjistron në Sistemin e Menaxhimit të çështjeve gjyqësore të Gjykatës së Lartë fashikullin e gjykimit, duke pasqyruar palët, objektin, bazën ligjore, përfaqësuesin ligjor të palës dhe të shënojë në kapakun e dosjes numrin e aktit, datën e regjistrimit.

Pranon dhe regjistron kërkesat për rishikim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë në sistemin e menaxhimit të çështjeve, pasi i verifikon plotësimin e kushteve të parashikuara në ligjin procedural.

Komunikon me publikun sipas orarit dhe rregullave të përcaktuara, në zbatim të standardeve të sjelljes etike, në shërbimet me publikun.

3.Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

Të zotërojë një diplomë “Master profesional” në studimet e larta universitare në Fakultetin e Drejtësisë. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

h- Të ketë përvojë pune të paktën 3 vite në fushat e mësipërme.

i- Të njohë gjuhën angleze ose të një gjuhe të BE.

4.Kërkesat e përgjithshme;

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

· Të jetë shtetas shqiptar;

· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

· Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

· Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

· Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

· Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

5.Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur në zyrën e Protokollit, të Gjykatës së Lartë, dokumentet e dosjes së tij personale:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

b- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

c- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë.

d- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

e- Vertetimin e gjendjes shëndetësore.

f- Vertetimin e gjendjes gjyqësore.

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

6. Pranimi i dokumentave do të bëhet deri me datën 29.05.2015

7.Rezultatet për verifikimin paraprak

Në datën 05 Qershor 2015, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në tendën e informimit për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail ose me celular).

8.Konkurrimi – Testimi me shkrim dhe intervista me gojë do të zhvillohen në ambientet e Gjykatës së Lartë, për të cilën do t’ju njoftojmë në shpalljen e kandidatëve fitues për fazën e dytë e konkurrimit.

9.Fusha e njohurive kryesore mbi të cilën bazohet konkurrimi:

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

a- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

b- Ligjin Nr. 8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

c- Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”;

d- Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Civile, Administrative dhe Penale.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme.

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

10.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhëzim-nr-2-date-27-03-2015

11.Njoftimi do të bëhet:

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, pranë Gjykatës së Lartë, do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në tendën e njoftimit për publikun, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).



Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për fazat e mëtejshme të procedurave së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;

Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 05 Qershor 2015.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin e telefonit 4 22 57 308 ose në adresën:

Gjykata e Lartë, Rruga: “Ibrahim Rrugova”,Tiranë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte