Shpallje vend vakant ne pozicionin Përgjegjës/e ne sektorin e Marredhenieve me Jashte dhe Studimeve

SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NË DETYRË

Përgjegjës/e në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve

Lloji i diplomës “Shkenca juridike”

Niveli minimal i diplomës “Master shkencor”

Në zbatim të Kreut V-të, “Lëvizja paralele dhe ngritja ne detyrë”, të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II-të dhe Kreut të III-të, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Gjykata e Lartë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për pozicionin:

1 (një) Përgjegjës/e në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve, me kategorinë e pagës III-a.

Pozicioni më sipër, i afrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

* Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe të ngritjes në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

LËVIZJE PARALELE

Afati për dorëzimin e dokumentave : 09 Tetor 2015

NGRITJE NË DETYRË

Afati për dorëzimin e dokumentave : 14 Tetor 2015

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

1.Të kujdeset dhe të mbështesë bashkëpunimin e Gjykatës së Lartë me institucionet homologe, me organizma dhe institucione ndërkombëtare, për pjesëmarrjen dhe organizimin e veprimtarive ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

2.Të ndjekë me përgjegjësi të lartë vizitat zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të personaliteteve të huaja, të merret me çështje të bashkëpunimit paraprak të vizitës, të ndihmojë në hatimin e programit të vizitës, të ndjekë realizimin e saj, të kujdeset për protokollin, të sigurojë përkthim ku kërkohet, si dhe të kryejë detyra të tjera në funksion të vizitave.

3.Të njoftojë me informacionet e nevojshme Ministrinë e Punëve të Jashtme, për çështje të bashkëpunimit të Gjykatës së Lartë me gjykata homologe ose organizma ndërkombëtare.

4.Të sigurojë përkthimin, me burimet e veta apo me përkthyes të jashtëm të çertifikuar (sipas nevojës), në gjuhën shqipe dhe anasjelltas në gjuhë të huaj, të materialeve që lidhen me komunikimet zyrtare të Gjykatës së Lartë ne rastet e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

5.Të kërkojë dhe të gjejë literaturë dhe doktrinë juridike, si dhe jurisprudencë në gjuhë të huaj, në ndihmë të Kolegjeve të Bashkuara për çështjet që kanë të bëjnë me unifikimin e praktikës gjyqësore.

6.Përpunon materialet me karakter shkencor që u dërgon institucioneve të tjera brenda dhe jashtë vendit lidhur me veprimtarinë e Gjykatës së Lartë.

7.Përgatit materiale që i nevojiten Gjykatës së Lartë me rastin e organizimit të mbledhjeve, konferencave, vizitave studimore, apo për aktivitete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Në rastet kur ka pjesëmarrje ndërkombëtare materialet i përgatit në bashkëpunim me sektorët të tjerë të Gjykatës.

8.Përgatit për botim buletinin e vendimeve të Gjykatës së Lartë i cili u dërgohet gjykatave të apelit dhe të rretheve, prokurorive të të gjitha instancave, Fakultetit të Drejtësisë, Shkollës së Magjistraturës, si dhe avokatëve.

9.Harton në bashkëpunim me sektorët e tjerë, statistikat vjetore mbi çështjet gjyqësore të gjykuara ose në pritje në Gjykatën e Lartë.

10.Kryen detyra të tjera, sipas urdhrave apo porosive të Kryetarit dhe Kancelarit.

1 LËVIZJE PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Të zotërojë një diplomë “Master shkencor” në studimet e larta universitare, në Fakultetin Drejtësisë. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Nota mesatare e rezultateve në studimet universitare të jetë 8.0 e lart.

Të ketë të paktën 3 vite pune në fushat e mësipërme.

Të zotërojë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar në nivel profesional, të mbrojtur në institucione të liçensuara shqiptare ose ndërkombëtare. Certifikimi me diplomë është i preferueshëm. Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë të BE-së (frëngjisht, gjermanisht ose italisht)

Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar ne grup.

Të jetë i aftë të raportojë në kohë për detyrat e ngarkuara.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të plotësojnë pranë Sektorit të Personelit dhe Shërbimeve të Gjykatës së Lartë, dokumentat si më poshtë:

a- Letërmotivimi për aplikim në vendin vakant.

b- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

c- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

d- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).

e- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

f- Vërtetimin e gjendjes shëndetësore.

g- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.

h- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.

i- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi

j- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentacioni duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Gjykatës së Lartë, brenda datës 09 Tetor 2015.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIN PARAPRAK

Në datën 12 Tetor 2015, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht për shkaqet e mos kualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuri për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ligjin nr.8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ligjin nr. 9131/2013 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

Konventën Evropiane për të drejtat e Njeriut, etj,.

1.4 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b-Eksperiencën e tyre të mëparshme.

c-Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, menyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ www.dap.gov.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.5 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun.

2. NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, duke filluar nga data 23 Tetor 2015.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

Të ketë të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

d- Të ketë përvojë pune të paktën 3 vite, në kategorinëe pagës III-b, IV-a, IV-b, IV-c.

Të zotërojë një diplomë “Mastër shkencor” në studimet e larta universitare, në Fakultetin Drejtësisë. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njesimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

Nota mesatare e rezultateve në studimet universitare të jetë 8.0 e lart.

Të zotërojë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar në nivel profesional, të mbrojtur në institucione të liçensuara shqiptare ose ndërkombëtare. Çertifikimi me diplomë është i preferueshëm. Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë të BE-së (frëngjisht, gjermanisht ose italisht)

Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar ne grup.

Të jetë i aftë të raportojë në kohë për detyrat e ngarkuara.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

b- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

c- Fotokopje e diplomës dhe listën e noteve (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

d- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).

e- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

f- Vërtetimin e gjendjes shëndetësore.

g- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.

h- Vërtetimi nga punëdhënësi i fundit që nuk ke masë disiplinore në fuqi.

i- Aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil në nivelin ekzekutiv.

j- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave më sipër për procedurën e pranimit ngritje në detyrë, duhet të bëhet brenda datës 14 Tetor 2015.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 23 Tetor 2015, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në tendën e informimit për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta me procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e mos kualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mael ose me celular).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

Njohuri për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ligjin nr.8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ligjin nr. 9131/2013 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

Konventën Evropiane për të drejtat e Njeriut, etj,.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhëzim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, pranë Gjykatës së Lartë, do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në tendën e njoftimit për publikun, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mael).


Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:

Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 19 Tetor 2015.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin e telefonit 4 22 57 308 ose në adresën:

Gjykata e Lartë, Rruga: “Ibrahim Rrugova”,Tiranë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte