Shpallje fituesi në pozicionin e lirë të vendit të punës "Specialist/e i Studimeve".

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E LARTE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

 

Tiranë, më 23.09.2015

Në zbatim të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII-të, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Gjykata e Lartë:

NJOFTON:

Në përfundim të procedurave të konkurrimit për pranim në shërbimin civil, me procedurën e “Lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive” në pozicionin e lirë të vendit të punës “Specialist/e i Studimeve”, në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve”, të zhvilluar me datën 22.09.2015, u shpall fitues kandidatja e mëposhtëme:

Zj. Redjona Myrtja me 85 pikë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte