REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 29.06.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë, në bazë të dispozitave Kushtetuese dhe ligjore, përkatësisht nenit 139/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 64/6 të Ligjit Nr. 96/2016 “ Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilave mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë, mblodhi Trupën e gjyqtarëve të kësaj gjykate, për të kërkuar deklarimin e përfundimit të mandatit të disa gjyqtarëve të saj, konkretisht:

1. Aleksandër Muskaj
2. Evelina Qirjako
3. Guxim Zenelaj
4. Arjana Fullani
5. Andi Çeliku


Trupa e gjyqtarëve, pasi diskutoi situatën ligjore që ka të bëjë me mandatin e këtyre gjyqtarëve dhe pas konstatimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë, vendosi deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve të mësipërm.

Gjykata e Lartë, sipas nenit 1 të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” ( ndryshuar me ligjin nr. 151/2013 dhe me ligjin nr. 177/2014), duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë. Aktualisht, prej kohësh kjo gjykatë funksionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh, 7 prej të cilëve u ka mbaruar tashmë mandati. ​

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte