Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipëri njofton të gjithë të interesuarit për shpalljen e vendeve vakant për pozicionin e Ndihmësit Ligjor pranë anëtarëve të kësaj gjykate. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijojnë:

1. Të kenë përvojë punë të paktën 5 vjet.
2. Të keni notën mesatare të studimeve të paktën 8.
3. Të jeni diplomuar sipas sistemit të vjetër me titullin “Jurist” ose sipas sistemit të ri të disponojnë të paktën gradën “Master profesional”. Përparësi do të kenë ato që zotërojnë gradën “Master i Shkencave” ose pasja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave”. Ata duhet të kenë përfunduar studimet në Shqipëri në një institucion të akredituar ose në një universitet jashtë vendit. Për diplomat e huaja duhet që ata të kenë bërë njësimin e diplomës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
4. Të plotësojnë kriteret e tjera morale dhe profesionale.
5. Të njohin një nga gjuhët në vijim: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht ose Italisht. Përparësi do të ketë njohja e gjuhës angleze dhe për secilin gjuhë kandidatët duhet të zotërojnë një diplomë ose certifikatë të njohur ndërkombëtarisht sipas Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përfundimin e studimeve Master.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës si: Cv-në, Diplomat përkatëse, Dëshmitë ose certifikatat, kërkesën dhe të paktën dy letra rekomandimi pranë zyrës së protokollit të Gjykatës së Lartë, brenda datës 10 qershor 2013. Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga seleksionimi i parë, do të njoftohen për vazhdimësinë e fazave të tjera.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte