Shpallja e fituesit në pozicionin: "Specialiste Protokoll - Arkivë"

Në zbatim të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII-të, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Gjykata e Lartë:

NJOFTON:

Në përfundim të procedurave të konkurrimit në shërbimin civil, me procedurën e “Lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive” në pozicionin e lirë të vendit të punës “Specialiste Protokoll - Arkivë”, në Sektorin e Administrimit Gjyqësor”, të zhvilluar me datën 11.01.2016, u shpall fituese kandidatja e mëposhtëme:

Znj. Arianita Hasa me 76,6 pikë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte