REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 25.01.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Në mbështetje të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe në përfundim të procesit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:

1. Artan Zeneli – Gjykata e Lartë

2. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

3. Besim Trezhnjeva – Gjykata e Apelit Durrës

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

1. Alma Brati - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

2. Artan Laze - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

3. Astrit Faqolli - Gjykata e Rrethit Tirane

4. Bledar Abdullai - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

5. Brunilda Kadi - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

6. Brunilda Kasmi - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

7. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

8. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

9. Marçela Shehu - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

IDA VODICA

Shefe e Marrëdhënieve me MEDIAN dhe Publikun

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte