SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE(SPECIALIST/E)1 (një) Specialist/e për Marrëdhëniet me Jashtë, në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve, me Kategorinë e IV, Klasa 1 (kategorinë III-b)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST/E)

Lloji i diplomës “Fakultetin e Gjuhëve të Huaja”

Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Gjykata e Lartë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

· 1 (një) Specialist/e për Marrëdhëniet me Jashtë, në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve, me Kategirinë e IV, Klasa 1 (kategorinë III-b).

Pozicionet më sipër, u afrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE  12 Shtator 2016

Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL  17 Shtator 2016

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

a- Të kujdeset dhe të mbështesë bashkëpunimin e Gjykatës së Lartë me institucionet homologe, me organizma dhe institucione ndërkombëtare, për pjesëmarrjen dhe organizimin e veprimtarive ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

b- Të ndjekë me përgjegjësi të lartë vizitat zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të personaliteteve të huaja, të merret me çështje të bashkëpunimit paraprak të vizitës, të ndihmojë në hartimin e programit të vizitës, të ndjekë realizimin e saj, të kujdeset për protokollin, të sigurojë përkthim ku kërkohet, si dhe të kryejë detyra të tjera në funksion të vizitave.

c- Ndjek dhe kujdeset për realizimin e programeve të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë me organizmat ndërkombëtarë dhe gjykatat homologe.

d- Të njoftojë me informacionet e nevojshme Ministrinë e Punëve të Jashtme, për çështje të bashkëpunimit të Gjykatës së Lartë, me gjykata homologe ose organizma ndërkombëtare.

e- Të sigurojë përkthimin, me burimet e veta apo me përkthyes të jashtëm të çertifikuar (sipas nevojës), në gjuhën shqipe dhe anasjelltas në gjuhë të huaj, të materialeve që lidhen me komunikimet zyrtare të Gjykatës së Lartë ne rastet e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

f- Të kërkojë dhe të gjejë literaturë dhe doktrinë juridike, si dhe jurisprudencë në gjuhë të huaj, në ndihmë të Kolegjeve të Bashkuara për çështjet që kanë të bëjnë me unifikimin e praktikës gjyqësore.

g- Përpunon materialet me karakter shkencor që u dërgon institucioneve të tjera brenda dhe jashtë vendit lidhur me veprimtarinë e Gjykatës së Lartë.

h- Përgatit materiale që i nevojiten Gjykatës së Lartë me rastin e organizimit të mbledhjeve, konferencave, vizitave studimore, apo për aktivitete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Në rastet kur ka pjesëmarrje ndërkombëtare materialet i përgatit në bashkëpunim me sektorët të tjerë të Gjykatës.

i- Kujdeset dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e vizitave jashtë shtetit të Kryetarit, anëtarëve të tjerë të Gjykatës.

1 LËVIZJA PARALELE_____________________________________

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA_______

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon :

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori.

b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

d- Të zotërojë një diplomë “Mastër profesional” në studimet e larta universitare, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

e- Nota mesatare e rezultateve në studimet universitare të jetë 8.0 e lart.

f- Të zotërojë gjuhën angleze dhe gjermane në të folur dhe të shkruar në nivel profesional, të mbrojtur në institucione të liçensuara shqiptare ose ndërkombëtare. Çertifikimi me diplomë është i preferueshëm,. Përbën avantazh njohja e gjuhës së tretë ose të katërt, të BE-së (frengjisht, italisht).

g- Të ketë eksperiencë në përkthime ligjore.

h- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në punën me grup. Të jetë i aftë të raportojë në kohë për detyrat e ngarkuara.

i- Të ketë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT_________________

Kandidatët duhet të plotësojnë pranë Sektorit të Personelit dhe Shërbimeve të Gjykatës së Lartë, dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

b- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor).

c- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).

d- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

e- Vertetimin e gjendjes shëndetësore.

f- Vertetimin e gjendjes gjyqësore.

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.

h- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi

i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Gjykatës së Lartë, brenda datës 12 Shtator 2016.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIN PARAPRAK___________________

Në datën 14 Shtator 2016, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht për shkaqet e moskualifikimit ( nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA_____________________________________________

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; i ndryshuar.

b- Ligjin nr.8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

c- Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

d- Ligjin nr. 9131/2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

e- Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, etj,.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE_______________________

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme.

c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, menyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ www.dap.gov.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E

KOMUNIKIMIT__________________________________________________________

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në tendën e afishimeve të njoftimëve për publikun.

2. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE____

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 30.09.2016.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E

PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA__________

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a- Të jetë shtetas shqiptar;

b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a- Të zotërojë një diplomë “Mastër profesional” në studimet e larta universitare, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

b- Nota mesatare e rezultateve në studimet universitare të jetë 8.0 e lart.

c- Të zotërojë gjuhën angleze dhe gjermane në të folur dhe të shkruar në nivel profesional, të mbrojtur në institucione të liçensuara shqiptare ose ndërkombëtare. Çertifikimi me diplomë është i preferueshëm,. Përbën avantazh njohja e gjuhe të tretë ose të katërt të BE-së (frengjisht, italisht).

d- Të ketë eksperiencë në përkthime ligjore.

e- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në punën me grup. Të jetë i aftë të raportojë në kohë për detyrat e ngarkuara.

f- Të ketë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT________________

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

b- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

d- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

e- Vertetimin e gjendjes shëndetësore.

f- Vertetimin e gjendjes gjyqësore.

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave më sipër për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 17 Shtator 2016.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK__________________

Në datën 30 Shtator 2016, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në tendën e informimit për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail ose me celular).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË

ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA_________________

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

a- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; i ndryshuar.

b- Ligjin Nr. 8588, datë 15.03.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

c- Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”; i ndryshuar.

d- Ligjin nr. 9131/2003 “Pë rregullat e etikës në Administratën Publike”.

e- Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, etj,.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE____________________________

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhëzim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E

KOMUNIKIMIT______________________________________________________

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, pranë Gjykatës së Lartë, do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në tendën e njoftimit për publikun, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).



Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për fazat e mëtejshme të procedurave së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

- Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;

- Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 30 Shtator 2016.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin e telefonit 04 22 57 308 ose në adresën:

Gjykata e Lartë, Rruga: “Ibrahim Rrugova”,Tiranë.

Tiranë me 02.09.2016

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte