REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT
Tiranë, 09.01.2019
Sot më datë 09.01.2019, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, ka përfunduar përpunimin e të dhënave statistikore mbi aktivitetin e vendimmarrjes së saj për vitin 2018.
Nga analiza e të dhënave statistikore, rezulton se ka një rritje të dukshme të çështjeve që presin të gjykohen. Numri i tyre (2018) arrin në 28.863. Ky vazhdon të mbetet problem shqetësues për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e administrimit të shpejtë dhe efektiv të drejtësisë.
Klikoni këtu për t’u njohur me tabelat përmbledhëse statistikore për vitin 2018.
Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al