Programi i Transparencës për Gjykatën e Lartë

HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Gjykata e Lartë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Lartë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare http://www.gjykataelarte.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.

VIZIONI: “Një gjykatë transparente që lejon informimin e drejtë dhe në kohë të publikut në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji dhe misioni i ekzistencës së saj, në shërbim të drejtësisë dhe qytetarit”

*Garantimi i të drejtës së publikut dhe medias për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të drejtë, të barabartë dhe në kohë të arsyeshme, pa përfshirë dhe pa penguar marrëdhënien e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 1 - Garantimi i të drejtës së publikut për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të saktë e në kohë të arsyeshme, pa diskriminuar apo penguar marrëdhëniet e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 2 - Krijimi i raporteve të korrektësisë me median me qëllim përmirësimin e imazhit dhe rritjen e besimit tek publiku.

INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. (Ref.ligjit)

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Lartë vendos në dispozicion të publikut, në faqen e internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Gjykata e Lartë jep informacion të detajuar për publikun nëpërmjet:
  1. Faqes sonë të internetit http://www.gjykataelarte.gov.al dhe numrave përkatës të telefonit;
  2. Administratës Gjyqësore, e cila nëpërmjet nëpunësve të sekretarisë gjyqësore dhe arkivit, informon personat e interesuar mbi statusin e dosjes gjyqësore.
  3. Afishimit të listave të gjyqeve në tabelën përkatëse vendosur në hyrjen e gjykatës.
  4. Sektorit të Marrëdhënieve me Publikut dhe Median. Media e shkruar dhe audiovizuale duhet të kontaktojë me këtë sektor për ushtrimin e veprimtarisë së saj në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Informacion për Publikun - Gjykata e Lartë si autoriteti më i lartë i pushtetit gjyqësor, në bazë të Kushtetutës, ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuza penale kundër:

  • Presidentit të Republikës,
  • Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave,
  • Deputetëve,
  • Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë
  • Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në rastet e tjera ka juridiksion rishikues, duke gjykuar rekurset e paraqitura kundër vendimet të gjykatave të shkallëve më të ulta, nga dy Kolegje Civile dhe një Kolegj Penal të të përbërë nga 5 gjyqtarë. Çështje të veçanta, të cilat kërkojnë unifikim ose ndryshim të praktikës gjyqësore, ose raste të tjera të përcaktuara me ligj, Gjykata e Lartë, i shqyrton në Kolegjet e Bashkuara.Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji, nuk rishqyrton faktet që kanë qenë objekt i proçeseve gjyqësore të zhvilluara në shkallë të parë e të dytë, por mbi bazën e tyre ajo gjykon nëse ka pasur shkelje të rënda të ligjit, apo procedurës, është interpretuar keq ligji, apo janë lejuar shkelje të tilla proceduriale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

Vendimet dhe botimi i tyre

Vendimet e Gjykatës së Lartë shpallen të arsyetuara jo me vonë se 30 ditë nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Këto vendime, së bashku me mendimet e pakicës, janë të disponueshme për palët e interesuara nëpërmjet:

  • Paraqitjes në Sekretarinë Gjyqësore të Gjykatës së Lartë, në oraret e caktuar dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.
  • Konsultimit të faqes zyrtare të Gjykatës së Lartë www.gjykataelartë.gov.al
  • Buletineve Periodike të Gjykatës së Lartë.
  • Konsultimit, krahas burimeve të tjera të mësipërme, të Fletores Zyrtare, për vendimet e Kolegjeve të Bashkuara, që kanë njësuar ose ndryshuar praktikën gjyqësore.

 

Administrimi i çështjeve që paraqiten në Gjykatën e Lartë dhe rruga që përshkojnë

Dosja e çështjes gjyqësore në momentin e ardhjes në Gjykatën e Lartë regjistrohet nga nëpunësit e Drejtorisë së Administratës Gjyqësore në sistemin përkatës dhe me plotësimin e të dhënave (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët ndërgjyqëse, vendimet e mëparshme të dhëna nga gjykatat, etj.) sistemi i vendos çështjes automatikisht një numër dhe ia cakton këtë çështje gjyqtarit përkatës në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme, pra duke realizuar që në këtë moment shortin e parë (Dhomë Këshillimi).

Ky short është elektronik dhe nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje në të, po ashtu nuk mund të llogaritet gjyqtari të cilit do t’i bjerë për shqyrtim një çështje e caktuar.

Në rastin kur gjyqtari dhe ndihmësi ligjor përkatës paraqesin kërkesë me shkrim, sipas ligjit për heqje dorë nga kjo çështje, hidhet përsëri shorti elektronik në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme nga sistemi.

Dosja gjyqësore shqyrtohet në Dhomën e Këshillimit, me pesë gjyqtarë, e cila vendos nëse rekursi i paraqitur ka apo shkaqe ligjore nga ato të parashikuara nga ligji. Në rastin kur Kolegji përkatës vendos se ka shkake ligjore, çështja kalon për gjyq, dhe dosja gjyqësore dorëzohet në tek nëpunësi i regjistrimit, për të bërë regjistrimin dhe hedhjen e shortit të dytë elektroni, nga i cili përcaktohet relatori i çështjet për gjykim.

Nga ana tjetër, kur kolegji përkatës vendos se rekursi nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuar nga ligji, vendosë mospranimin e rekursit dhe dosja gjyqësore, së bashku me vendimin e kolegjit i dorëzohet nëpunësit të sekretarisë për të kryer procedurat e nevojshme për kthimin e dosjes pranë gjykatës nga ka ardhur.

Ndihmë mbi përdorimin e faqes zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Për të qënë më transparent me publikun edhe për t’a bërë më të lehtë përdorimin e faqes së internetit për përdoruesit e jashtëm (publikun) është disenjuar faqja e re e Gjykatës së Lartë me opsione më të lehta kërkimi si për çështjet në gjykim dhe të ardhura në Gjykatën e Lartë ashtu edhe për vendimet gjyqësore. Ka ndryshuar paraqitja vizuale e kësaj faqe edhe disa nga menutë kryesore, pothuajse i gjithë informacioni është transferuar në faqen e re. Disa nga lehtësirat që ofron kjo faqe:

-Në faqen kryesore shfaqet kalendari i çështjeve, seancat gjyqësore të planifikuara për muajin aktual ku jemi edhe të gjithë seancat e zhvilluara gjatë muajve të kaluar ose seancat e planifikuara për muajin në vijim. Mjafton të klikoni mbi datën përkatëse edhe do ju shfaqet komplet lista e planifikuar e asaj date dhe tek detajet e çështjes do ju shfaqen komplet të dhënat mbi atë çështje (Nr. i çështjes, tipi, titulli i çështjes, data e regjistrimit, statusi i çështjes, ardhur prej, objekti i padisë/akuzës, baza ligjore, palët, kalendari i seancave gjyqësore, detajet e vendimit në qoftë se kjo çështje ka përfunduar. )

-Në menunë Lista e Gjykimeve do të gjeni,

1. Listën e Çështjeve të ardhura në Gjykatën e Lartë e cila përditësohet përditë. Këtu mund të kërkohet me datë regjistrimi, Nr. Akti, Palët ndërgjyqëse, Objekt, Tipi, Ardhur Prej edhe me Bazë Ligjore. Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të futura për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje.

2. Lista e Kërkesave për Pezullim Civil edhe Penal.

3. Lista e Çështjeve për Gjykim ku mund të gjeni të gjitha çështjet e planifikuara deri në ditën aktuale. Këtu mund të kërkoni me periudhë përkatëse kohe (nga data që doni të kërkoni deri në datën e sotme) ose në qoftë se keni dijeni mbi datën e gjykimit të seancës gjyqësore thjesht plotësoni datën, me palët ndërgjyqëse, objekt etj. Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të futura për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje.

4. Kolegjet e Bashkuara, lista e çështjeve për gjykim në Kolegje të Bashkuara.

- Në menunë Vendimet e Gjykatës do të gjeni vendimet që nga vitet 1999 e në vazhdim,vendimet unifikuese, vendimet ku Gjykata e Lartë ka gjykuar si juridiksion fillestar.

Këtu mund të kërkoni vendimet sipas numrit të vendimit, palëve ndërgjyqese, objektpadie ose akuzë, numrit të çështjes, tipit të çështjes. Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të plotësuara për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje, si dhe vendimi përkatës që mund të shkarkohet. Vendimet e çështjeve të vjetra do ti gjeni në menunë Vendime 1999-2010 sipas viteve dhe muajve përkatës. Këtu do të gjeni edhe vendimet me juridiksion fillestar.

- Në menutë e tjera të kësaj faqe do të gjeni informacion mbi veprimtarinë e gjykatës, statistikë, raporte, strukturën, njoftimet e shtypit, ndihmë për publikun si dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Lartë ka në dispozicion të publikut faqen e internetit www.gjykataelarte.gov.al , mjediset e pritjes së publikut, dhe në faqen zyrtare një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË LARTË

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Skeme

Tabele e funksioneve

Pas miratimi

Në faqen zyrtare”

Sektori i burimeve njerëzore.

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

Kushtetuta

Akte nderkombetare

Ligje

Akte nenligjore te Prokurorit te Pergjithshem

Pas hyrjes ne fuqi

Ne faqen zyrtare ne menunë “Kuadri Ligjor”

Gjykata e Lartë dhe institucione te tjera

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Kerkese sipas formatit bashkelidhur

Adrese postare Rruga Ibrahim Rugova

Pas miratimit te programit te transparences

Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i Transparences”

Sektori i marrdhenieve MEDIAN dhe me publikun

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç

ADRESA: Rruga Inrahim Rugova, Tiranë

ORARI: e Hene- e Premte ora

8.oo -16.00

Pas miratimit te programit te transparences

Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i transparences”

Sektori i marrdhenieve me publikun

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Dekret Presidenti

Parashikimet ligjore

Pas hyrjes ne fuqi

Ne faqen zyrtare ne menune “KREU”

Buxheti

Neni 7/1/e

Parashikimet e nenit 57 te ligjit ligjit 8737/2001 i ndryshuar.

Ligji per buxhetin dhe akte nenligjore ne zbatim te tij

Raporte per monitorimin e performances

Pas hyrjes ne fuqi

Ne faqen zyrtare ne menune “Dokumente”

DFSHM

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri

Pas dergimit ne APP

Ne faqen zyrtare ne menune “Njoftime”

DFSHM

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Vertetime

Kopje aktesh/dokumentash

Ne faqen zyrtare ne menune “Legjislacioni”

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Ne perputhje me kërkesat ligjore

Pas draftimit

Ne faqen zyrtare ne menune “Rreth nesh”

Gjykata e Larte

Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata e Larte

Neni 7/1/h

Ruajtja e dokumentacionit ne sistemin arkivor te insititucionit behet ne perputhje me kuadrin ligjor per arkivat ne R.Sh.

Ne faqen zyrtare ne menune (Legjislacioni)

Sektori protokoll arkivit

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i

Tabela (formati bashkelidhur)

Pas miratimit te programit te transparences

Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i transparences”

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Vende vakante

Statistika

Njoftime per tendera

Ne faqen zyrtare ne menute “Rreth nesh” dhe “Dokumente”

Sektori i Personelit

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

Projekte

Marreveshje bashkepunimi

Njoftime per shtyp

Ne faqen zyrtare ne menunë “Njoftime”

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte