Njoftim verifikimi Levizja Paralele Specialist Studimesh

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E LARTE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Tiranë me 16.09.2015

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR PROCEDURËN E KONKURRIMIT

“LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE”

Në zbatim të pikave 3/a dhe të pikës 4, të nenit 22, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII-të “Lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin , lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale (14.09.2015), të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e “Lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive”, janë paraqitur 2 (dy) kandidatura për të konkurruar, për vëndin e lirë të punës “Specialist/e i Studimeve”, në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve.

Nga verifikimi paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, të shpallura në shpalljen për konkurrim, njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton se:

I- Është kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit me procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive, kandidatja Zj. Redjona Myrtja.

II- Konkurrimi do të zhvillohet me datën 22 Shtator 2015, ora 10.00 në ambjentet e:

Gjykatës së Lartë , në adresën: Rruga: “Ibrahim Rugova”, Tiranë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte