REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikës 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “ Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 31.05.2019, ora 10.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite

1. Diskutimi i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

2. Shqyrtimi i rasti për kandidat të tërhequr nga kandidimi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

3. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

4. Kërkesa dhe ankime administrative të kandidatëve në procedurë verifikimi.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte