REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 28.06.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në mbledhjen e datës 27 maj 2021, KED 2021 diskutoi dhe miratoi në parim, Rregulloren mbi detyrat e punonjësve të Gjykatës së Lartë që mbështesin veprimtarinë e KED-së.

Nga ana e anëtarëve të KED, anëtarëve zëvendësues, vëzhgueve dhe të ftuarve si dhe nga ana e misioneve të huaja që mbështesin reformën në drejtësi, u bënë vërejtje e sygjerime në lidhje me pika të caktuara të përmbajtjes së rregullores.

Grupi i punës i ka patur në vëmendje vërejtjet dhe sygjerimet e bëra dhe i ka pasqyruar ato, në masën më të përshtatshme në përmbajtjen e rregullores.

Me qëllim miratimin e rregullores nen për nen, tashmë me ndryshimet e pasqyruara, thërritet kjo mbledhje e radhës së KED, në datë 30 Qershor 2021, ora 14.00.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte