REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 23.07.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Bazuar në Ligjin Nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” (e përditësuar), K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, ditën e mërkurë, 28 Korrik 2021 ora 13:30, pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, me këtë rend dite:

  1. Mbi ecurinë e procedurave të kandidimit për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese nga organi i emërtesës Gjykata e Lartë, për vendet vakante që krijohen pas mbarimit të mandatit ose largimit respektivisht të znj. Vitore TUSHA, të z. Fatmir HOXHA dhe z. Gani DIZDARI . Diskutime mbi çështje që i takojnë kësaj etape të kandidimit, të evidentuara nga relatorët përkatës.
  2. Te tjera.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte