REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 11.01.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në datën 14 janar 2021 ora 14.00 thirret mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, e zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2021.

Kjo mbledhje thirret me këtë rend dite:

1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2021.

2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2021.

3. Të tjera.


 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte