REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 09.07.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Bazuar në Ligjin Nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” (e përditësuar), K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes, ditën e hënë, 12 Korrik 2021 ora 13:30, pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, me këtë rend dite:

  1. Prezantimi i listës së kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese nga organi i emërtesës Gjykata e Lartë, për vendet vakante që krijohen pas mbarimit të mandatit ose largimit, respektivisht të Zj. Vitore TUSHA, të Z. Fatmir HOXHA dhe Z. Gani DIZDARI. Prezantimi dhe diskutim mbi kandidaturat e ardhura nga Gjykata e Lartë e që janë pranë KED, të pezulluara me vendim;
  2. Organizimi i procedurës së shortit për procesin e vlerësimit e pikëzimit të kandidaturave kanë që paraqitur kërkesë për të konkuruar në tri vendet vakante nga organi i emërtesës Gjykata e Lartë, për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, caktimi i anëtarëve relatorë dhe këshilltarëve ligjorë;
  3. Te tjera.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte