REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 01.08.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikës 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 02.08.2019, ora 12.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, si më poshtë :

- Zhaklina Peto

2. Vendimmarrja lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte