REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 25.06.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), njofton se ditën e martë datë 30.06.2020, ora 15:00, thërret mbledhjen e tij të radhës me këtë rend dite:

1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambjentet e Gjykatës së Lartë. Duke patur parasysh situatën e krijuar si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe në funksion të parandalimit të përhapjes së tij, ky këshill do të respektojë rregullat mbi kufizimet dhe distancimin fizik.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte