REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 09.12.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Ditën e premte datë 11.12.2020, ora 13:00, thirret mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020 dhe procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të datës 07.12.2020.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

- Klajdi Mone.

- Përparim Kalo.

3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

4. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

5. Miratimi i ekspertit të gjuhës së huaj në funksion të realizimit të intervistave me kandidatin e lejuar.

6. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatit të lejuar.

7. Zhvillimi i intervistës me kandidatin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisënë datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si më poshtë:

- Altin Binaj

8. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatin e lejuar.

9. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte