Nr. 71008-00990-00-2017                               Rregj Tiranë, më 29.06.2021

SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI

Pranë Gjykatës së Lartë është e rregjistruar çështja penale me nr. 71008-00990-00-2017, datë 19.06.2017 rregjistrimi, që i përket:

Paditës: Vilson Cobani

I paditur: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Objekti: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal të dhënë nga

Prokurori Shpëtim Garunja, Prokuror pranë kësaj Prokurorie e njëkohesisht person nën hetim për korrupsion mbi kallëzimin tim kundër tij, çështje që po vazhdon të hetohet nga Prokuroria e Apelit Durrës.

Duke qënë se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Vilson Cobani, kundër vendimit të ndërmjetëm datë 06.03.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk është nënshkruar nga një mbrojtës bazuar në nenin 435/2 të K.Pr.Penale dhe Vendimin Unifikues nr. 5, date 15.09.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Lartë me shkresën nr. 71008-00990-00-2017 Rregj, datë 01.06.2021 dhe shkresën nr. 71008-00990-00-2017 Rregj, datë 16.06.2021, ka njoftuar paditësin për plotësimin e rekursit.

Meqënëse nuk është arritur njoftimi i paditësit Vilson Cobani për plotësimin e rekursit, pasi dëftesat e komunikimit na janë kthyer nga shërbimi postar me shënimin “objekt i pa kërkuar”, bëhet kjo shpallje me afat 30 (tridhjetë) ditor për efekt njoftimi, me qëllim plotësimin e rekursit.

Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte