Nr. 11243-03254-00-2015 rregj                               Tiranë, më 24.12.2020

SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI

Pranë Gjykatës së Lartë është rregjistruar çështja civile me nr. 11243-03254-00-2015, datë 15.10.2015 rregjistrimi, me palë ndërgjyqëse:

Paditës: Gezim Vuka, Liri Gjoka, Mexhide Vuka

I paditur: Faik Voci, Dhurata Goxheri, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Petrit Goxheri, Sadete Shkembi, Tatjana Nesturi, Thoma Nesturi

Palë e tretë: Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Objekti: “Shfuqizimin e Vendimit nr. 74, datë 22.02.2010 të AKKP-së, si të pavlefshëm dhe zgjidhjen e çështjes në themel, duke na njohur ne paditësave të drejtën e pronësisë për sipërfaqen prej 439 m2 truall dhe një shtëpi me 6 dhoma, salon, aneks në oborr, në emër të subjektit të shpronësuar Abaz Sulaj Zeneli. Shpalljen të pavlefshëm të testamentit me nr. 1221 rep., datë 05.01.1990”.

Pala rekursuese Gezim Vuka, Liri Gjoka, Mexhide Vuka, ka paraqitur pranë gjykatës sonë kërkesën me objekt “Heqje dorë nga rekursi i paraqitur kundër vendimit nr. 1512, datë 17.06.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 7899, datë 10.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë””, kërkesë kjo e cila mban 1868 prot, datë 20.08.2020.

Meqënëse nuk është arritur njoftimi i palës Lirije Gjoka për plotësimin e kërkesës për heqje dorë nga rekursi, pasi dëftesa e komunikimit na është kthyer nga shërbimi postar me shënimin “I panjohur”, bëhet kjo shpallje për efekt komunikimi.

Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte