Nr. 11243-00177-00-2020                                     Tiranë, më 07.10.2020

SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI

Pranë Gjykatës së Lartë është rregjistruar çështja civile me nr. 11243-00177-00-2020, datë 17.02.2020 rregjistrimi (Ankim ndaj vendimeve juridiksion civile), me palë ndërgjyqëse:

Paditës : Shoqëria “Albania Duty Free Distribution” Sh.p.k

I paditur: Shoqëria “Tirana International Airport” Sh.p.k

Objekti: Detyrimin e palës së paditur për të vendosur në posedim ambjentin me sipërfaqe 282 m2 për periudhën kohore nga data 27.08.2019 dri më datë 26.08.2024.....etj”.

Pala rekuruese Shoqëria “Tirana International Airport” Sh.p.k, ka paraqitur pranë gjykatës sonë kërkesën me objekt “ Caktimin e datës së gjykimit në Gjykatën e Lartë pas datës 31 janar 2021 dhe në çdo rast pasi Gjykata e Arbitrazhit pranë ICC Court Of Arbitration të ketë marrë së pari një vendim lidhur me juridiksionin”, kërkesë kjo e cila mban nr. 2109 prot, datë 21.09.2020.

Meqënëse nuk është arritur komunikimi i kërkesës për SHOQËRINË “ALBANIA DUTY FREE DISTRIBUTION SH.P.K, pasi dëftesa e komunikimit na është kthyer nga shërbimi postar me shënimin “ Larguar”, bëhet kjo shpallje për efekt komunikimi.

Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte