Nr. 142 Regj.Themeltar                                           Tiranë, më 20.09.2021

SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI

Pranë Gjykatës së Lartë, është paraqitur për gjykim kërkesa për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, nr.272, datë 05.12.2019 që i përket:

KËRKUES: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI: Pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, nr.272, datë 05.12.2019.

BAZA LIGJORE: Neni 479 i K.Pr.Civile.

Gjykata ka vendosur që njoftimi i palës ALIFE FRASHËRI të bëhet me anë të shpalljes pasi dëftesa e komunikimit adresuar përfaqësueses së palës, Av.Mimoza Bineri, është kthyer e pakomunikuar me shënimin nga shërbimi postar “ka ndryshuar adresë”.

Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte