REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 25.02.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në bazë të Ligjit Nr. 115/2016 "Për organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë" dhe “Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” (e përditësuar), si dhe nisur nga detyrat e lëna nga mbledhja e datës 14 janar 2021, K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes, ditën e premte, datë 26 shkurt 2021, ora 15.00, pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, me këtë rend dite:

1. Diskutim mbi nevojën e krijimit të një grupi pune që do të punojnë mbi mundësitë e përmirësimit të kuadrit normativ në fuqi, bazuar në detyrat e lëna në raportin vjetor të KED “Për veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020”.

2. Te tjera

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte