REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 17.05.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Bazuar në Ligjin Nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe Rregullores së Brendshme “Për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” (e përditësuar), ditën e enjte, më datë 20 Maj 2021, ora 13.15, pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, zhvillohet mbledhja e radhës e KED, me këtë rend dite:

1. Diskutim në lidhje me Draft-rregulloren “Mbi detyrat e këshilltarëve e personelit administrativ të Gjykatës së Lartë në mbështetje të veprimtarisë së K.E.D.” të përgatitur nga grupi i punës. Arritja drejt një varianti përfundimtar dhe miratimi i saj.

2. Të tjera.​

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte