REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 02.04.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në kuadër të publikimit të vazhdueshëm dhe të plotë të vendimmarrjes së kolegjeve të Gjykatës së Lartë, si dhe për ti ardhur në ndihmë zbatuesve të së drejtës dhe opinionit publik, është bërë tashmë praktikë që Gjykata e Lartë herë pas herë njofton, përpos publikimit të të gjithë vëndimeve të saj, edhe marrjen e vendimeve të cilat sjellin risi në praktikën gjyqësore dhe konsistojnë në interpretimin juridik të çështjeve që orientohen në disa drejtime kryesore.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në datën 25.03.2021 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me Nr. 31003-00131-00-2021, me Palë paditëse: Besnik Muçi, Palë të paditur: Kuvendi i Republikës dhe Persona të tretë: Avokati i Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, Presidenti i Republikës.

Në këtë gjykim, janë trajtuar çështje me rëndësi për praktikën gjyqësore lidhur me shtrirjen e juridiksionit gjyqësor shqiptar ndaj Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe në lidhje me përcaktimin e juridiksionit gjyqësor, në rastet kur paditësi kundërshton vendimin e Kuvendit për miratimin e listës së kandidatëve të zgjedhur në institucionet e rivlerësimit.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, përfshihet në kategorinë e atyre subjekteve që janë të përjashtuar nga juridiksioni territorial i brendshëm gjyqësor, për sa kohë është një organ i huaj, i thirrur drejtëpërdrejtë nga Kushtetuta, si dhe pas ftesës së Këshillit të Ministrave, me qëllim monitorimin dhe mbikëqyrjen e procesit të rivlerësimit.
Në rastin objekt gjykimi, vlerësohet se gjykata nuk ka respektuar drejtë dispozitat procedurale që kanë të bëjnë me kuptimin e nenit 9 “Kundërshtimin e juridiksionit” dhe në veçanti, me nenin 39 “Vendimet jopërfundimtare” të Ligjit nr. 49/2012, që lidhet me evidentimin e rasteve kur nuk plotësohen kushtet formale të padisë.

Për t’u njohur me vendimin e plotë, lutemi të klikoni linkun këtu

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte