REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 10.03.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në kuadër të publikimit të vazhdueshëm dhe të plotë të vendimmarrjes së kolegjeve të Gjykatës së Lartë, si dhe për ti ardhur në ndihmë zbatuesve të së drejtës dhe opinionit publik, Gjykata e Lartë herë pas herë do të njoftojë, përpos publikimit të të gjithë vëndimeve të saj, edhe vendime të cilat sjellin risi në praktikën gjyqësore dhe konsistojnë në interpretimin juridik të çështjeve që orientohen në disa drejtime kryesore.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në datën 01.02.2021, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, çështjen administrative Nr.00130/2015. Në këtë gjykim, janë trajtuar çështje me rëndësi për praktikën gjyqësore në drejtim të standardeve konventore dhe kushtetuese lidhur me; mosdëbimin e shtetasve të huaj, shtetasve shqiptar, mbrojtjes së veçantë që gëzojnë fëmijët në procedurat administrative dhe gjyqësore të kësaj natyre, aksesi gjyqësor në të dhënat e klasifikuara “sekret shtetëror” dhe roli i gjykatave, si edhe të drejtat procedurale të palëve ndërgjyqëse, në gjykimet sensitive të kësaj natyre.

Për t’u njohur me vendimin lutemi të klikoni linkun këtu

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte