Njoftim mbi verifimin e dokumentave per pozicionin vakant te shpallur "Pergjegjes/e Sektori i Marredhenieve me Jashte dhe Studimeve"

NJOFTIM VETËM PËR NËPUNËSIT E SHËRBIMIT CIVIL MBI PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE DHE ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË PËR  POZICIONIN “PËRGJEGJËS/E NË SEKTORIN

E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË DHE STUDIMEVE”.

 

 

Në zbatim të nenit 26, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III-të, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, në përfundim të  afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale (09.10.2015), të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e lëvizjes paralele, asnjë kandidat nuk ka paraqitur dokumentat për konkurrim, për vendin e lirë të punës “Përgjegjës/e në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve”.

 

 

Njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton se për vendin vakant “Përgjegjës/e në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studimeve”, do të vazhdohet me procedurën e “Ngritjes në Detyrë”.

 

 

Kandidatët që do të paraqesin dokumentat me procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 20.10.2015.

 

 

 

 

 

 

NJËSIA PËRGJEGJËSE

 

 

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte