REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 19.06.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, menjëherë pas rifillimit veprimtarisë së Gjykatës së Lartë, është angazhuar maksimalisht për njohjen me problematikat e shumta dhe komplekse me të cilat përballet sot kjo gjykatë dhe, në bashkëpunim edhe me dy kolegjet e tjera atë penal dhe administrativ ka përcaktuar një metodologji të punës, nëpërmjet përdorimit të mjeteve dhe mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

Duke patur parasysh numrin dhe natyrën e çështjeve që presin për shqyrtim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka gjykuar në dhomë këshillimi çështjet që, për shkak të karakterit të tyre specifik, përbënin emergjencë për aktivitetin gjyqësor jo vetëm të Gjykatës së Lartë por edhe për gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit.

Përballë numrit të jashtëzakonshëm dhe kohës së gjatë të çështjeve në pritje për t'u shqyrtuar si dhe në respektim edhe të kritereve ligjore për gjykimin e tyre, ky kolegj ka shqyrtuar deri më datë 17 qershor 2020, çështje që kanë të bëjnë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve, etj..

Sikurse dihet, Gjykata e Lartë aktualisht përbëhet vetëm nga tre gjyqtarë të cilët duke u gjendur përballë një numri të madh çështjesh të prapambetura, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë arritur të shqyrtojnë deri tani të gjitha çështjet civile emergjente të mbetura pezull, duke mundësuar evadimin e një numri të konsiderueshëm dosjesh civile (156 çështje).

Njëkohësisht, po vlerësohen mjetet dhe mënyrat për të mundësuar në kohën më të afërt të mundshme edhe të gjykimit të çështjeve në seancë gjyqësore.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë janë në pritje për tu gjykuar 18.114 çështje civile, të cilat përbëjnë numrin më të madh të ngarkesës së përgjithshme të numrit të dosjeve të regjistruara në këtë gjykatë, i cili është 35.628 (backlog).

Item 1

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte