Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për procedurën e konkurrimit “pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive"

Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II-të, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale, të kandidatëve për konkurrim, me procedurën: “Pranim në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive” është paraqitur 1 (një) kandidaturë për të konkurruar, për vëndin e lirë të punës “Specialist/e në Sektorin e Informatikës”.

Nga verifikimi dokumentave, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura për konkurrim, njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton:

Z. Klodian Kreçi , është kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

Konkurrimi do të zhvillohet ditën e premte, me datën 13 Tetor 2017, ora 10.00, në ambjentet e: Gjykatës së Lartë, në adresën: Rruga: “Ibrahim Rugova”, Tiranë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte