Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për procedurën e konkurrimit: “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”

Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II--të, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale, të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive” janë paraqitur 4 (katër) kandidatura për të konkurruar, për vëndin e lirë të punës: “Specialiste, në Sektorin e Administrimit Gjyqësor”.

Nga verifikimi paraprak i kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin: Specialiste, në Sektorin e Administrimit Gjyqësor, njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton:

Kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil” janë:

  1. Zj. Alba Musaj
  2. Zj. Anxhela Prifti
  3. Zj. Elsa Selfo
  4. Zj. Klau Ogrenaj

Konkurimi do të zhvillohet me datën 29 Janar 2018, ora 10.00 në ambjentet e  Gjykatës së Lartë, në adresën: Rruga: “Ibrahim Rugova”, Tiranë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte