Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për procedurën e konkurimit “lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”

Në zbatim të neneve 22 dhe 25, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII-të “Lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin , lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave personale (03.01.2018), të kandidatëve për konkurrim, me procedurën e “Lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive”, është paraqitur vetëm 1 (një) kandidaturë për të konkurruar, për vëndin e lirë të punës “Specialist/e, në Sektorin e Administrimit Gjyqësor”.

Nga verifikimi paraprak i kandidates për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, të shpallura në shpalljen për konkurrim, njësia përgjegjëse pranë Gjykatës së Lartë (Sektori i Personelit dhe Shërbimeve) njofton se:

Është kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit me procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive, kandidatja Zj. Kristina Ruçi.

Konkurrimi do të zhvillohet me datën 12 Janar 2018, ora 10.00 në ambjentet e Gjykatës së Lartë, në adresën: Rruga: “Ibrahim Rugova”, Tiranë.

NJËSIA PËRGJEGJËSE

SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte