Gjykata e Lartë njofton publikun, sot në datën 13.07.2020 se ka vendosur reduktimin e veprimtarisë gjyqësore, për një kohë të pacaktuar, duke gjykuar vetëm çështjet emergjente, për shkak se një punonjës i kësaj gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Gjykata e Lartë do të njoftojë sërish publikun mbi nisjen e veprimtarisë së saj, administrative, në një kohë të dytë.

Kërkojmë mirëkuptimin e publikut dhe të gjithë personave të interesuar, të cilët mund të marrin shërbim të reduktuar këto ditë. Shëndeti ka rëndësi parësore për të gjithë!

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte