GJYKATA E LARTË
SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE
Tiranë, më 28.05.2020
NJOFTIM
“MBI PEZULLIMIN E KONKURRIMIT TË KANDIDATËVE ME PROCEDURË KONKURRIMI PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL, NË KATEGORINË EKZEKUTIVE PËR VENDIN E LIRË TË PUNËS: “SPECIALIST/E BIBLOTEKE”
Gjykata e Lartë njofton se:
Në zbatim të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të miratimit dhe hyrjes në fuqi të Projekt – Udhëzimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil gjyqësor”, të gjitha procedurat e konkurrimit e vendit të lirë të punës në pozicionin “Specialist/e Bibloteke, në Sektorin e Marrëdhënieve me Median, Publikun dhe Bibloteka”, shpallur dhe publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe në tendën e njotimit për publikun, me datën 08.05.2020, do të pezullohen.
Për sa më sipër, njoftohen amplikatët që kanë paraqitur dokumentat personale se ky vënd i lirë pune, do të shpallet ne një datë tjetër.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin
NJËSIA PËRGJEGJËSE
SEKTORI I PERSONELIT DHE SHËRBIMEVE