REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 31.01.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në datën 30.01.2017 anëtarja e Gjykatës së Lartë Znj. Mirela Fana, ka paraqitur tek Presidenti i Republikës së Shqipërisë kërkesën për dorëheqjen nga detyra, si dhe ka vënë në dijeni Kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Presidenti i Republikës në zbatim të nenit 56, pika 1 e Ligjit Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka bërë publikimin e dorëheqjes në faqen zyrtare të institucionit.

Për rrjedhojë, Trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë, mbështetur në kërkesat e nenit 139, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, mori vendimin nr. 1 të datës 31.01.2017, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Mirela Fana.


Gjyqtarja Mirela Fana, ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë që prej vitit 2009.

Ida VODICA

Shefe e Marrëdhënieve me MEDIAN dhe Publikun

www.gjykataelarte.gov.al/njoftimeshtypi



 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte