Njoftim drejtuar palës Engjell Gishti

Nr. 71008-00487-00-2017                                      Tiranë, më 05.03.2021

SHPALLJE PËR EFEKT NJOFTIMI

Pranë Gjykatës së Lartë është rregjistruar çështja penale me nr. 71008-00487-00-2017, datë 27.03.2017 rregjistrimi, që i përket:

Kërkues: Engjell Gishti

Objekti: Shfuqizimin e vendimit për "Mosfillimin e procedimit penal nr. 330/2015" të Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë dhe ridërgimin në Prokurorinë pranë kësaj gjykate për rifillimin e ndjekjes penale.

Duke qënë se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese Engjell Gishti, kundër vendimit nr. (10-2016-2800) 209, datë 15.12.2016 të Gjykatës së Apelit Durrës, nuk është nënshkruar nga një mbrojtës bazuar në nenin 435/2 të K.Pr.Penale dhe Vendimin Unifikues nr. 5, date 15.09.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Lartë me shkresën nr. 71008-00487-00-2017, datë 26.01.2021 ka njoftuar kërkuesin për plotësimin e rekursit.

Meqënëse nuk është arritur njoftimi i kërkuesit Engjell Gishti për plotësimin e rekursit, pasi dëftesa e komunikimit na është kthyer nga shërbimi postar me shënimin “objekt i pa kërkuar”, bëhet kjo shpallje me afat 30 (tridhjetë) ditor për efekt njoftimi.

Një kopje e shpalljes të afishohet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe në Portalin Elektronik të Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte