REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 13.03.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Një delegacion i Gjykatës së Lartë, kryesuar nga Kryetari i saj Z. Xhezair Zaganjori, zhvilluan një vizitë zyrtare në Gjykatën e Lartë Federale Administrative në Lajpcig, si dhe në Gjykatën e Lartë Administrative të Landit të Saksonisë, Bautzen, të Republikës Federale të Gjermanisë.

Në fokus të këtyre vizitave ishte njohja nga afër e organizimit dhe funksionimit të Gjykatave të Larta Administrative në Gjermani.

Delegacioni shqiptar u prit fillimisht në një takim zyrtar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative të Lajpcig Z. Klaus Rennert, si dhe gjyqtarët e kësaj gjykate, Znj. Rublack dhe Z. Steinkuhler.

Në Gjykatën e Lartë Administrative të Landit të Saksonisë, Bautzen, ata u pritën nga kryetari i kësaj gjykate Z. Erich Kunzler.

Z. Zaganjori dhe anëtarët e delegacionit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, vlerësuan takimet e zhvilluara gjatë vizitës disa ditore në Gjermani, duke evidentuar rëndësinë që kanë këto takime në drejtim të shkëmbimit të ideve, eksperiencave e pikëpamjeve mbi funksionimin e sistemit gjyqësor. Z. Zaganjori i njohu homologët e tij me mënyrën e organizmit dhe funksionimit të Gjykatës së Lartë dhe gjykimit administrativ në Shqipëri, problematikat dhe sfidat e kësaj gjykate dhe përpjekjet për të rritur efiçencën e veprimtarisë së saj.

Gjyqtarët shqiptarë u njohën hollësisht me punën dhe veprimtarinë e gjykatave administrative në Gjermani. Nga kolegët e tyre gjerman ata morën informacion mbi rolin e këtyre gjykatave në procesin e unifikimit të praktikës gjyqësore, raportet me gjykatat e tjera, si dhe trajtimin e problematikave të cilat hasen çdo ditë gjatë shqyrtimit të çështjeve gjyqësore mbi kontrollin e territorit, azilit dhe emigracionit, mbi garantimin e statusit të nëpunësit civil gjatë konflikteve të punës, mbrojtjes së ambientit, etj..

Në përbërje të delegacionit të Gjykatës së Lartë, merrnin pjesë edhe gjyqtarët, Znj. Evelina Qirjako, Znj. Arjana Fullani, Z. Ardian Dvorani, Z. Andi Çeliku, dhe Z. Medi Bici.

Item 1
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte