REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 15.03.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Një delegacion i Gjykatës Administrative Federale të Zvicrës, kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate Z. Jean Luc Beachler dhe gjyqtari Pietro Angeli Busi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori.

Vizita e organizuar me këtë rast në Gjykatën e Lartë ishte konceptuar në formën e një seminari ku gjyqtarët administrativ zviceran kanë prezantuar hollësisht përpara kolegëve të tyre shqiptar, organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor në përgjithësi dhe atij administrativ në veçanti, në Zvicër.

Gjyqtarët janë njohur me sistemin juridik e gjyqësor në Zvicër duke prekur hollësisht tema që kishin të bënin me legjislacionin kantonial dhe atij federal; kontrollin gjyqësor dhe veprimin administrativ duke shkëmbyer eksperienca dhe ide mbi organizimin e sistemeve respektive.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Zaganjori ka vlerësuar prezencën e gjyqtarëve zviceran në Shqipëri, duke shprehur konsideratat e tij mbi sistemin e gjyqësorit në vendin e tyre. Sipas Z. Zaganjori bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të shkëmbimit të përvojave, është me vlerë për drejtësinë dhe gjyqësorin në vend, duke theksuar se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë sjell forcim të sistemit të drejtësisë, në shërbim të zhvillimit të vendit dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të themelore të njeriut, në përputhje me standardet evropiane.

Item 1
 
 
 
 
 
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte